Pjesa 24.

652 100 152
                                    

Kurrë nuk ia kishte marrë mendja se një ditë do të ndodhej në atë pozitë. Ishte e vërtetë që ajo merrte frymë, por në fakt brenda saj nuk kishte më jetë.

Se, ç'jetë mund të ketë për një adoleshente të martuar me dikë në moshën e babait të saj dhe për më tepër pa dëshirë?

Ç'jetë mund të ketë për një shpirt të burgosur në ca pranga të helmatisura që të marrin frymën çdo sekondë?

Ç'jetë mund të ketë për një shpirt të zbrazët, boshatisur nga çdo ëndërr, braktisur nga çdo shpresë?

Ç'jetë mund të ketë për një Proksimë dedikuar të shkëlqejë mes yjesh kur humb dritën e jetës?

Ç'jetë mund të ketë për të vdekurin?

Ishte me siguri nata e fundit që flinte në dhomën e saj. Ah, sa do e merrte malli për ato mure,ato mure që kishin dëgjuar e kishin parë çdo etapë të jetës së saj. E kishin parë kur kishte shkuar për herë të parë në shkollë, ato emocionet e para që i dridhej doçka kur bënte detyrat e shtëpisë, kishte parë lotët për ndonjë notë të keqe në shkollë, stresin e provimeve, e kishin parë kur ishte sëmurur a kur qante se sëmurej ndonjë nga pjesëtaret e familjes, e kishin parë kur kishte nisur gjimnazin gjithë entuziazëm, e kishin parë kur kishte qarë e kur kishte qeshur, e kishin parë kur kishte filluar të mendonte se kishte rënë në dashuri, kur kishte ndierë ndërgjegjen ta godiste se kish gënjyer të ëmën, e kishin parë kur shikonte ca skena librash të realizoheshin me të ashtuquajturin djalin e ëndrrave të saj. Edhe tani përsëri ato mure po e shikonin, po e shikonin për të fundit herë, me lot në sy, me trupin ende vurrata-vurrata, të plagosur, të shpërfytyruar, gati për të lidhur jetën me dike tjetër, gati për të djegur tërë ëndrrat njëherë e përgjithmonë.

Përsëri qëndronte në dritaren e saj, duke vëzhguar yjet, qiellin e hënën. Tashmë më shumë se çdo herë tjetër i kishte zili gjithë trupat qiellorë, se ata do vazhdonin përsëri të shkëlqenin, ata do vazhdonin përsëri të ishin të lirë, kurse ajo jo. Përse të mos jetonte dhe ajo në qiell? Ose më mirë në hapësirë. E lëshuar nga çdo brengë a forcë, lëshuar nga çdo zinxhir skllavërues. Përse kishte lindur në këtë dreq planeti? Përse jetonte në këtë vend të quajtur Tokë? Përse ishte ajo Proksima e Tokës dhe jo Proksima e Kentaurit? Përse?! Përse ishte e mallkuar?

'Naive e pashoqe jam!

Mendoja se ai do të ishte arsyeja e jetës sime,shpresa e shpirtit tim, shpëtimi i qenies sime, por në fakt ai u bë shkatërrimi im, u bë prerja e tërthortë e zemrës sime.

Si fillim si një drogë e panjohur, si një substancë e fortë hyri vrikthi nëpër damarët e mi, qarkulloi në venat e mia e shkoi drejt e në zemër. Arteriet bënë çmos që ta largonin këtë infeksion larg zemrës,rruazat e bardha bënë çmos që ta përthithnin këtë virus, por si për dreq zemra kryeneçe nuk e lëshoi, e mbrojti këtë infeksion me çdo të rrahur te saj edhe pse e dinte që do e shkatërronte.

E dinte që do lëndohej, ndonjëherë dëshironte ta shporrte,por e kishte të pamundur. As zemra nuk e kontrollonte më veten e saj. Ndihej e pafuqishme kundrejt atij virusi që tashme kishte zaptuar çdo qelizë në trupin tim. Dhe ky virus më vrau mua...' - shkruajti në atë bllokun e zi ca gërma që i buronin nga shpirti e për herë të parë grisi fletën nga blloku i saj. E bëri copë-copë. Ai nuk e meritonte të merrte shkrimet e saj. Ajo ishte kthyer në një bast për atë djalosh , në një bast të fituar. Flaku copat e letrës nga dritarja e shkoi drejt shtratit të saj.

- Sikur shpirti im të burgosej në trupin e ndonjë alieni...Sikur...- belbëzoi para se të mbyllte sytë.

***

Proksima e Tokës.Where stories live. Discover now