Pjesa 4.

721 104 145
                                    

'Një Belino teta, të lutem'-foli qete teksa qëndronte përballë gruas thinjoshe që zgjati dorën drejt raftit për të marrë një kroasant. Ndërkaq ajo priste qetë duke krijuar ritme të shpejta me këmbën e saj e ndiqte me sy lëvizjet e gruas.

-Urdhëroni lekët këtu.- dëgjoi përsëri atë zë mashkulli pas shpinës së saj e u kthye me fytyrë nga ai.

-Çpo bën?- e pyeti menjëherë.

-Po të qeras, me belino.

-Nuk pranohet oferta.

-Përse? Do dy?

-Mos ja fut kot. Kam vetë leka ta paguaj.

Përplasi dorën te balli dhe ia shpupuriti përsëri flokët duke ia bërë një rrëmujë të vërtetë.

-A thua se po të jap për bamirësi?! Quhet qerasje! Kështu, në mënyrë shoqërore.

-Diçka s'kuptoj. Çtë kanë bërë këto flokët e mia që s'i le njëherë rehat të gjorat?

-Janë të buta.

-Ëhë! Faleminderit për molton.- i buzëqeshi lehtë e u largua nga dyqani në cepin e shkollës duke ecur me hapa të ngadaltë e të vegjël drejt oborrit të shkollës. Ishte pushimi i madh. Dielli shkëlqente a thua se do përvëlonte gjithçka para gjente?! Ishte dhjetor e syri i kishte zënë ndryshk për pakëz borë.

Papritur ndjeu ca hapa të mëdhej t'i vinin nga pas.

-Më këpute!

-S'të thashë të më ndiqje.

-Thashë të rrinim bashkë këtë pushim.

-Do përsërit për provimin e matematikës.

-Seriozisht e ke ti ? As pushimin nuk e bën pushim?

-Jo!

-Përse mëson kaq shumë?

-Nga e di ti që mësoj unë?!

-Pëf! S'duket hiç në fakt.- e ajo vetëm sa nënqeshi e vazhdoi.

-Përse mos mësoj? Të mësoj e të bëhem dikushi në jetë. Një dikush që do të mbajë një titull doktoreshë.

-Pra dashke të bëhet doktoreshë ë ?! Doktoresha Proksima! Të shkon.

-Tallu, tallu!

-Do jem pacienti jot i parë.

-Skam pacientë që janë top nga shëndeti.

-Ama nga zemra jo.

-A, pse qënke i përvëluar nga dashuria kështu ti ë?

-Aty afër.

-Epo mirë.

-Mirë!?

-Ç'të them tjetër?- vazhdoi duke mbledhur supet e lëshoi një nënqeshje të çiltër.

-S'je aspak kurioze të më pyesësh?!

-Jo!

-Je kaq e çuditshme. Të gjitha shoqet e tua vdesin për pakëz thashetheme.

-Epo çmë duhet mua jeta e të tjerve për aq kohë sa nuk përfshihet e imja?! Çdokush ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë me jetën e vet.

-Nga e di ti që nuk përfshihet?!

-Ç'do të thuash ?- e pyeti teksa i hodhi një shikim vrastar nga ata që vetëm ajo dinte të jepte e i ngriti vetullën duke mbajtur një fytyrë serioze.

Proksima e Tokës.Where stories live. Discover now