Pjesa 27.

515 100 111
                                    

-Shiko Megi, ke provimet e lirimit këtë vit dhe kushtoji rëndësi anglishtes.

-Posi, sikur do më duhet shumë anglishtja në jetë mua, në lopa. T'i flas lopës në gjuhë ndërkombëtare kur ta mjel.

-Këtu e shikon të ardhmen ti?

-Jam realiste. Të tëra këtu e kemi kokën sado që duam të largohemi.Kush ëndërron shumë zhgënjehet në fund. Ja si për shembull ti Proksima.-këto fjalë i dhembën si dreqi asaj, sikur i shkuan drejt e në zemër i ngacmuan një kore të sapokrijuar. Sa kishte ëndërruar ajo! Sa kishte ëndërruar për të ardhmen e saj, por tashmë ato ëndrra ishin djegur e ajo nuk i kujtonte më.

Se një pëllumb i mbyllur në kafaz nuk ëndërron për gjë tjetër përpos lirisë. Nuk ëndërron të zgjedhë një copëz qielli ku të fluturojë, por do vetëm të fluturojë, do vetëm të marrë frymë jashtë hekurave, e kështu ishte dhe ajo.

-Çfarë do të thuash?

-Po pra se ishe keq të martoheshe me xhaxhi Gjergjin ti. Ta ngecën, ta futën.

-Tani vazhdojmë me 'Past Perfect'- u përpoq të ndërronte bisedën se nuk ndihej fare rehat.

-Kur ke mësuar kaq shumë, pse nuk vazhdove universitetin?

-Se ti e di në ç'vend jetojmë. Aq më tepër në fshatin tim është akoma më keq, s'të le kush të shkosh në universitet.

-Aman! Edhe këtu ashtu është po pyes shumë unë. Nuk më plas fare. Bëj çfarë të dua.

-Ti duhet t'u përkushtohesh mësimeve, asgjëje tjetër.

-Ti je robi më i mërzitshëm që kam parë. Unë mësoj sa për të kaluar. Matematikë po mos ishte për kompostot që i çoj mësueses, do më kishte ngelur me kohë se jam pykë fare.

-Sa më mungon matematika! Më ka marrë malli të humbas në ato numra.

-Përfundimisht ti qënke e rrjedhur. Kush e ka mendjen te matematika kur në klase ke Judensin?

-Judensi?-pyeti aspak e qartë duke ngritur vetullën. Nuhaste që kishte diçka që nuk shkonte me Megin, që nga mënyra sesi ajo fliste, rrëmbimthi dhe aspak e qetë. E për mos folur për trupin që nuk dukej si një pesëmbëdhjetë vjeçare, por më e madhe, e lyerja e fytyrës e përforconin më tepër këtë ide. Ishte tipike nga ato adoleshentet që ajo aq inat i kishte patur dikur, po tashmë... Kush ishte ajo që ta gjykonte atë? A mos ishte më e mirë? A mos ishte më e pastër?

-Çuni më i bukur i nëntëvjeçares. Është ngelës, ndërrova klasën të isha me të.

-Jeni shokë?

-Shokë me përfitime.- ende nuk e kuptoi se ku donte të dilte vajza që qëndronte përballë saj, të dyja ulur në krevat.

-Përfitime kënaqësie, e kupton? Futje duarsh...

-Mjafton, mjafton.- i erdhi për të vjellë dhe nuk e la të vazhdonte më. Nuk e kuptonte, bota kishte kaq njerëz të cilët bënin më tepër sesa ajo dhe përsëri e jetonin jetën si të donin, askush nuk vendoste për ta. Përse jeta u tregua aq e ashpër me të duke e flakur në atë birucë të errët?-vazhdojmë me mësimin të lutem.


-Mirë se na mërzite. E bëjmë kështu se u lodha, nxirr në një fletë ca ushtrime si tip testi dhe ta zgjidh.

Mirë-pranoi se ajo vajzë po ia bënte nervat kaçurrel. Do preferonte të milte dhitë tërë ditën e jo të qëndronte me të. Kështu që thjesht sa mori ca fletë dhe librin duke vazhduar të shkruajë. E kishte marrë malli për të kapur stilolaps me dorë. Një send aq i vogël i fali asaj lumturi. Kujt do ia merrte mendja që stilolapsi fal lumturi? Fal, sepse kujton që je nxënës shkolle, e nxënësit e shkollës i ka zili edhe mbreti, sepse ka gjithçka përpos mundësisë për të shkuar në bankat e shkollës. Bankat e shkollës! Si dreqi e kishte marrë malli! Shoqet e saj, Eda...

'Po e mbyll gojën për mos thënë më "Të dua", po zemrës ç'ti bëj?'-dëgjoi këto fjalë të dilnin nga goja e Megit dhe ia tërhoqën menjëherë vemendjen. E si mos ia tërhiqnin? Ishin shkrimet e saj. Ngriti vrikthi syte dhe u has me fytyrën e Megit e cila qëndronte përballë garderobës së saj duke mbajtur atë bllokun e saj të zi me vete.

E kishte marrë me vete dhe bllokun e saj të zi, të lexonte ndonjë gërmë e të shkruante ndonjë tjetër kur mërzia e zaptonte zemrën e saj dhe tashmë ato shkrime po ia lexonte një pesëmbëdhjetë vjeçare e shkalluar.

-Megi, lere atë bllok.

-Përse? Apo se peshkopja paska shprehur ndjenjat këtu?

-Megi, ma jep.- u ngrit dhe filloi ta ndjekë nga pas, ndërkohë që ajo doli nga dhoma duke vrapuar nëpër korridor e lexonte ndonjë gërmë të hedhur në faqet e atij blloku.

'Ndër venat e mia rrjedh prania jote.

Ndër rrahjet e zemrës sime, qëndron prania jote.
Në kuptimin e fjalës dashuri, del portreti i qenies sate.
Në shpirtin tim është reflektimi jot. '

-Megi eja këtu.

-Si duke na paske qënë e dashuruar Proksimë. Ta nxorra sekretin.

-Meg...-me kaq kishte ndaluar dhe vrapi se e vjehrra e saj kishte dëgjuar tërë shfaqjen e i vinte të hante vajzën e gjorë me sy. Mori bllokun nga dora e Megit dhe tërë inat u largua nga ato të dyja duke marrë një shkrepëse në dorë. E flaku në mes të oborrit dhe i vuri flakën.

Ajo shikonte tymin e atij blloku, mbajtës i çdo emocioni të saj, mbajtës i gërmave, pjellë e shpirtit, mbajtës i një shpirti të çiltër e më pas të një shpirti mëkatar.

Të gjitha u zhdukën, u bënë shkrumb e hi, e ndoshta kështu ishte më mirë. Toka nuk i meritonte ato shkrime, por qielli po.

Sikur dhe vuajtjet të largoheshin në të njëjtën mënyrë, aq shpejt. Sikur!

-Në shtëpi ti.-iu drejtua Megit dhe ajo pa bërë as gëk as mëk u largua.-kurse ti tjetra mban mendjen akoma te jarani. Ç'ishin ato broçkulla? Na mori rrotë e historisë po i tha të ëmës ajo.

-Shkrimet e mia. Ato nuk kane lidhje me mua, janë thjesht frymëzim.

-Seç thua, po leri këto, ik na mblidh ndonjë dorë qepka të njoma e na bëj ndonjë byrek në saç. Pastaj mil dhitë e pastro haurin. Kur të vijë Gjergji të kesh mbaruar.

Eci përgjatë bahçes të mbjellë e filloi të këpusë ca qepka të gjelbra të cilat i vendosi në cepin e fustanit rozë të lehtë. Flladi pranveror luante me ca fije që kishin dalë paçka se flokët e gjata gështenjë tërë onde i kishte mbledhur në një gërshet që shtrihej përgjatë kurrizit të saj.

U përhumb mes gjelbërimit, zogjve që cicëronin e ajo i donte kaq shumë. Vinin era liri!

E ajo mendonte se me kaq kishte arritur kulmin e çdo gjëje, me kaq nuk do të sprovohej më, thjesht do të përpiqej të përshtatej...Se ndonjëherë nuk ke mundësi tjetër veçse ta pranosh jetën si të të vijë.

Po ç'mendonte ajo kot pa? Përse mendonte dhe ishte e sigurt se me kaq do të merrte fund karvani i vuajtjeve të saj?
Ajo ishte e parrahur nga jeta, por tashmë jeta po e vriste çdo ditë pak e nga pak, po ia merrte frymën për të mos ia dhënë më kurrë.
E mos kishte ndërmend jeta të ndalonte tani?

Kurrsesi...Goditjet ndoshta s'do kishin të sosur...

Proksima e Tokës.Where stories live. Discover now