20. Binjakët

31 6 0
                                    

Aida's POV

Dita e fundit në kafene. Mund të merrja frymë lirisht, mendova me vete. Pas kësaj dite mund të jem përsëri krevatin tim në vilën Mitchen. Pa e vrarë mendjen për vendin ku do të fle natën, klientët kokëngjeshur, Të Dhuruar që jetpjnë larg radarëve të qeverisë apo pjesëtar bandash të arratisur nga ligji.
Më në fund i erdhi fundi këtij makthi. Nuk kishte si mos ta pranoja që e gjithë kjo prova e terrenit ka qenë një udhëtim më i llahtarshëm se loja tek "Malet ruse". Jam e lumtur që jam shëndosh e mirë.

- Uh, bobo!

Jo të gjithë janë aq të lumtuar sa unë kur mendojnë se jam gjallë ama.

- Keli, ç'ke?

- E di ti që kam një punë si babysitter të premteve?

- Jo nuk e dija.

- P o ta them unë tani atëherë. Sot më duhet të shkoj tek një famiëje, por nuk mundem sepse kam një angazhim tjetër më të madh ku më duhet të shkoj.

- Çfarë angazhimi?
- Martohet motra ime, - u përgjigj ajo.
- Të trashëgohet!
- Faleminderit!

- Po tortën tonë kur do ta hamë ne? - tha A.J që pas banakut.
- Në ëndrrat e tua, - ia përgjigj me inat Keli.
- Në ëndrrat e mia, e kemi prerë aq shumë tortën sa jemi bërë me diabet.
- Uh, - ia bëri Keli dhe nuk i kushtoi më rëndësi.

- Dhe po nuk vajta në punë sot, mua më heqin fare nga puna dhe unë i them mirupafshim atyre 15,000 biteve në javë.

- 15,000 bite? - mendova me vete. - Për një punë 4 orësh si babysitter?

- Nuk po jua qaj hallin parave unë. Kam një merak tjetër. Tani më duhet të gjej dikë të iki në vendin tim që mua mos të më digjet vendi i punës, këtë më tha shefja ime në telefon. Po më ikën mendja e kokës.

- Mund t'i thuash Aidës, - sugjeroi A.J.

Kelit i ndriçuan sytë.

- Aida, - thirri emrin tim gjithë shpresë. - Vetëm ti mund të ma zgjidhësh këtë.

- Jam e sigurt që ka plot të tjerë që mund të të ndihmojnë, - thashë. Sot ishte dita ime e fundit e provës së terrenit dhe nuk kisha pikë dëshire të lëvizja nga kafeneja. Me të mbaruar orari, do të prisja orën 00:00, kur do të merrja një taksi për në shtëpi. Plani im.

- Të lutem! - u përgjërua. -  Kam për të qenë mirënjohëse për të jetën!

Nuk e di nëse ishte dëshpërimi i saj apo aftësitë e saja si aspirate për aktore që më bindën ta ndihmoja. Në fakt tani që po e mendoj më mirë më duheshin më shumë para për taksin dhe po mendoja të blija diçka për djemtë dhe kolonelin.

- Në rregull! - i thashë. Sa e lehtësuar u duk ajo në atë çast.

- Kam për të të dhënë 5000 bit për punën, - më tha duke qeshur.

- Kam për të marrë 15,000.

- Eh? - Trupi i saj u drodh pak.

- Dy të duhet vendi i punës apo jo? 15,000 bitet i marrë unë.

Si fillim u nervosua pak, por në fund iu desh të shqiptonte: - Po, pa problem. Madje këtë doja të të thoja që në fillim. Haha!

"Keli ka mundësi që të të urrej më pas," dëgjova një si tip djalli në kokë.

"Ndoshta kjo ishte për mm të mirën," tha ana tjetër e ndërgjegjes sime.

Si një E Dhuruar do të ishte më mirë të kisha sa më pak kontakt me  njerëzit e zakonshëm.

"Po e bën për të mirën e saj," finalizova në mendjen time.

***

Gjendesha përballë derës së familjes që
kërkuan babysitter. Kontrollova edhe një herë adresën për t'u siguruar që ishte shtëpia e duhur. E kisha përsëritur këtë disa herë, por nuk më besohej që shtëpia e familjes që po i mbaj fëmijët ishte aq e madhe dhe luksoze. Një ndër ato që kisha parë. Me sa dukej shtëpia e tyre kishte dy hyrje identike. Një e drejtuar nga veriu dhe tjetra e drejtuar nga jugu.

Sipas udhëzimeve të Kelit duhet t'i bija derës nga krahu verior. Derën ma hapi një vajzë, e cila me fustan të kuq e të gjatë që i rrinte pas trupit. Në fytyrë kishte hedhur një make-up të kryer me shumë mjeshtëri, i cili i nxirrte në pah sytë kaf dhe flokët e kuq. Mendoj se flokët e kuq janë bërë të preferuarit e mi.

- Përshëndetje!
- Përshëndetje, ju jeni dadoja e re?
- Po, - u përgjigja. - Për Vigin dhe Ostenin.
- Shiko se kam shumë merak për ata të dy! - filloj të shpjegojë.

- Pa merak, mamaja juaj na shpjegoj gjithçka në telefon, - thashë.
- Mamaja ime?
- A nuk jeni motra e tyre? Sikur familja juaj kishte një vajzë.
Ajo qeshi me të madhe.
- Mos thashë diçka gabim?

Çfarë dreqosa kësaj rradhe?

- Jo zemër! - tha ajo duke pushuar të qeshirën. - Vetëm se nga gjithë rastet që dikush më ka komplimentuar që dukem më e re seç jam vërtetë në moshë, ti je treguar më origjinalja.

- Jam mamaja e Vigit dhe Ostenit, - tha ajo.

Çfarë!!!
Kjo grua ka lindur fëmijë???

Ndjeja se si faqet m'u skuqën nga turpi dhe më vajti temperatura 40⁰C.

- Më falni! Nuk e kisha idenë.

- S'ka gjë, - më sigurojë ajo, por më pas filloj me binjakët. - Vigi dhe Osteni janë binjak identikë. Përpiqu mos t'i ngatërrosh. Vigi është më i madhi dhe sillet më me maturi, ndërsa Osteni është më nazeli se i vëllai. Tani, ata të dy janë në divan dhe po shohin televizor. Drekë kanë ngrënë. Merru me ta sa vijmë ne. Mos u shko shumë pas fijes!

Ndaloi një çast për të parë nga ora e dorës. Shënonte 4:08.
- Ne kemi për t'u kthyer diku nga ora 8 e mbrëmjes.

Pasi u bë të largohej, u kthye edhe një herë për të më thënë diçka të fundit.
- Ata janë shumë trazovaç, por mos u shqetëso se ne së shpejti do të kthehemi. Mirupafshim! Osten, Vigi... mirupafshim zemrat e mamit se nuk vonohemi shumë ne. 

Gjithçka mbaroj me një përplasje dere. Tani kisha ngelur vetëm me binjakët. Një sekondë ata ishin duke parë televizor, sekondën tjetër duke më parë me ngulm. Pata mundësinë t'u hidhja një shikim më të gjatë. Të dy ishin kopje mashkullore në miniaturë të mamasë së së tyre. Të njëjtë flokë të kuq, të njëtë sy kaf. Më kujtonin shumë me Uilliamin. Do e pyes ndonjë herë nëse ka të afërm në Bleik City.

- Përshëndetje, unë jam Aida!

Nuk më kthyen përgjigje.

- Kam për t'u kujdesur unë për ju sonte.

Prapë pa përgjigje.

- Në rregull! Keni dëshirë të luani ndonjë lojë apo... diçka e tillë.

Më pas pashë sesi Osteni i përshpërit Vigit: - As edhe një orë.

Vigi tundi kokën në shenjë pohimi dhe vazhdoi të shikonte nga unë.

- Çfarë? - ngela e shushatur, por kisha përshtypjen se ata do të ma shpjegonin me kalimin e kokës.

Familja e reWhere stories live. Discover now