1. Lajmi i shumëpritur

138 12 10
                                    

Aleks's POV

Dielli që shkëlqen; era që frynë; plakushi që na bën moral dhe na tregon se ka për të sjellë dikë tjetër në shtëpi. Prit çfarë...

- Ishte vendim i vështirë të sillja një vajzë adoleshente të moshës suaj në një shtëpi me djem tutkunër, - shpjegonte gjyshi teksa bënte ece-jake nëpër dhomë. Po ndihesha bezdisur nga Eliasi që merrte frymë rëndë nga vapa dhe Austini që ngjishej pas meje.

- Prit, - ndërhyra, - gjyshes i ke thënë për këtë?
- I kam thënë, - tha ai, - por ajo rri gjithmonë në ajër dhe nuk ka kohë për ne njerëzit e thjesht këtu në tokë.

Të gjithë, ne ishim ulur në divan duke e dëgjuar.

- Duhet ta trajtoni si të ishte e gjakut. Nuk toleroi që ndonjëri prej jush ta shikoi në mënyrë tjetër, përndryshe kam për t'ju vrarë me dorën time. Kuptuat?

Fjalët e tij tingëllonin shumë natyrshëm, jo si kërcenim që ju drejtohet nipave të tij. Jo, sigurisht që nuk do të na i marrë jetën, por nuk dua të shikoj i nxitur në atë pikë. Me temperamentin që ka, nuk e kam të vështirë ta besoj.

Gjyshja na ka treguar njëherë:

"
Ndodhi atëherë me Vanesa kur vendosi të martohej me Anselin. Gjyshi ishte bërë tym kur mori vesh se vajza jonë - mamaja juaj, donte të martohej, e për më tepër se ishte shtatzënë. E quajti Anselin një çunak pa mend që nuk ishte rritur e jo më të rriste një fëmijë. Ishte e vërtetë pasi ai ishte vetëm 21. Madje kur po debatonte me gjyshin ai u ngrit dhe u përgjigj se e donte Vanesën. U ndeshën me të vërtetë, e beson dot? Ai Meilsi plak e ka kokën më të trashë se një dru lisi. Mendon se gjërat duhen bërë më mirë me mënyrën e tij. Përleshja filloj kur perëndoi dielli dhe mbaroi kur Vanesa ndërhyri. Nuk kam njohur vajzë më kurajoze. Ka kujt t'i ngjaj. Ajo doli përballë gjyshit tuaj dhe i tha: - Nëse mendon se do të bëhem gjërat si thua ti gjithmonë, ta dish se e ke shumë gabim. Nuk largohem që këtu. Ai është një pjesë shumë e dashur e jetës sime dhe nuk dua të heq prej vetes, nuk të lejoj të ndërhysh në këtë. Jo në këtë. "Një dashuri çiliminjsh"! Ti thua se kjo është thjesht kalimatare, por nuk është ashtu."

"

Më pas gjyshi u bë mbështetësi më i madh i prindërve tanë sa emri i mesëm i Eliasit është si ai i gjyshit. Elias Ludvig Mitchen. Ai ankohet gjithmonë se do të ndryshoi emrin.

Dramatike? E di, kjo është familja jonë.

- Në rregull, gjysh e kuptuam! - foli Eliasi. - Mund ta dimë se kush është kjo vajza?

- Po, jemi kurioz për të, - thirri Austini. - Të paktën të na e tregosh emrin.

Kruajti fytin dhe vazhdoi, kësaj radhe zëri tingëlloj më butë, por ndoshta me nota irritimi. - Sa për vajzën, ju atë e njihni. E keni në shkollë.

< Në shkollën tonë?! Ky do të ishte problem.>

- Emri i saj është Aida Bleik, - nëse kjo do të ishte një seri televizive do te ishte një melodi dramatike në sfond.

- Ai-da, - mërmërita i habitur nëpër dhëmbë.

- Po, ajo shoqja juaj, - përfundoi gjyshi.

- Ej gjysh për të njëjtën Aida po flasim? - pyeti Austini. - Ajo sikur e ka "Leiba"?

- Ai ishte mbiemri i atij çiftit normal që e birësoi. Mbiemri i saj i vërtetë është Bleik. Hetimet nuk gënjejnë.

- Ajo nuk e di akoma këtë, kështu që për tani mos tregoni gjë, - shpjegimi i gjyshit nuk më qetësoi. Për më tepër, kur kam qenë i mirë për të mbajtur sekrete.

Familja e reNơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ