6. Kthim pas, rrugë për përpara

33 4 0
                                    

Aida's POV

Muret e vilës ishin tronditur shumë herë dhe mendimi i parë, që më erdhi ishte se po sulmohej. Sikur nuk ishte ngatërruar mjaftueshëm kjo situatë.
Doja të dilja jashtë, por pas kthesës së tretë, e konsiderova veten të humbur në këtë dreq vile gjigande. Ndalova dhe u ktheva pas. Mendja më shkoi tek Xhuliusi. Biseda e fundit me të më shqetësoj pak.

Ai mund jetë vëllai im, por nëse isha r sigurt se mënyrat e tij ishin të dyshimta. Të hedhësh poshtë një sistem të tërë?

Ndala hapin. Ishte momenti i duhur që të mendoja me kokë dhe jo me këmbë. Mbylla sytë dhe u përqëndrova në energjinë time. Më pas të ambjentit përreth. E zgjerova rrezen e ndikimit tim derisa gjeta prezencën e Xhuliusit.
Mundi i 6 muajve stërvitje me (sjelljen harbute të) prf. Fobos u shpërblyen. Isha në gjendje të ndjeja prezencën e një Të Dhuruari tjetër. Një rreze e ngushtë gjithsesi.
Tani duhet thjesht ta ndiqja, por problemi është se nuk mund t'i shikoj përtej mureve dhe e dyta: përveç energjisë së tij kishte edhe të tjera.
Po vinin nga drejtimi im dhe nuk kisha kohë të merresha ta. Duhet të largohesha shpejtë.

- Duhet të jetë këtej, - dëgjova zëra.

Instiktivisht ngrita sytë lartë. Një sistem ventilimi.

< Vallë, më nxë?>

- Duhet ta gjejmë menjëherë!
- Ata fëmijë janë të çmendur!
- Të kujtojnë veten?
- Lërini fjalët!

Qëndrova pak aty nga frika se mos bëja ndonjë zhurmë dhe kur u larguan, ashtu veprova edhe unë.
Ishte për herë të parë në jetën time, që trupvogëlsia ime më ka ndihmuar kaq shumë.

Doja të isha gjendje të krijoja një "tren ekspres", por isha shumë e lodhur për ta krijuar atë nga asgjëkundi. Befas një rrjedh freskie po kalonte në korridor. Mund të përdorja atë.

Pa e menduar më gjatë, e lashë trupin e lirë dhe e lejova veten të merre nga ajo valë.

Mbylla sytë dhe urova për më të mirën.

Xhulius, për të mirën e përbashkët më dëgjo!

Ishte çështje kohe dhe ndodhesha përballë tij.

- Aida! - thirri ai. - Më kurseve kohë.

I ulur këmbëkryq mbi një kolltuk. Krejt i vetëm mes dhomës së pritjes. U ngrit në këmbë sa më pa.

- Hm, Xhul... nuk di si ta them këtë, por...

- Ke ndërmend të mos bashkohesh me mua dhe të vazhdosh jetën tënde e qetë, - më ndërpreu. - Dhe nuk jam telepatik...

- Vetëm observues i zoti, - vazhdova fjalën e tij.

- Kuptoj, - tha ai duke lëvizur nga kolltuku drejt banakut të minibarit. - Isha idiot që mendova se kjo do të ndodhte. Të fshehur brenda një gëzofi të butë; shumë rehat për të dalë...

U mbështet mbi banak për pak dhe pa e kthyer kokën pas, tha: -Largohu që këtu...

- Xhulius...

- Largohu! - bërtiti. Nervat mbi ball i ishin bërë më të dukshme. Një përskuqje i kishte zënë tërë fytyrën dhe njërë dorë e mbante të shtrënguar grusht mbi tavolinë. Rrëzoi disa gjëra dhe u plandos në divan. Mori frymë rëndë disa herë derisa pulsi filloi t'i qetësohej. Aty gjeta çastin për t'i folur sërisht.

- Ndihesh më mirë tani? - E pyeta. Nga vite terapi mund të them se si funksionojnë njerëzit me probleme me inatin.

- Çfarë u ndodhi prindërve tanë? - pyeta.

Familja e reWhere stories live. Discover now