32. Rrjeta e merimangës [pt. 2]

28 2 0
                                    

Para restorantit Azura të lagjes "Visokë", pothuajse gjithmonë kishte makina të dyshimta me xhama të zinj. Shpesh vinin burra me veshje formale të zeza. Dukeshin si agjentë të paguar nga ndonjë agjensi për të ruajtur familjen që kishte restorantin e hapur. Mund ta dalloje që ishin bashkë. Të gjithë kishin prerje të njëjtë flokësh.

Flokët mbrapa dhe anash i kishin më të shkurtra se maja, duke lejuar që flokët në krye të binin anash koke, ku ishte një vizë zigzage si "N" dhe një shigjetë në fund të bishtit të shkonjës.

Edhe nëse nuk do qëndronin ulur në restorant do të rrinin përballë, mandej edhe paturpësisht haptazi.

Si fillim Donaldi i injoronte vështrimet investigative të të panjohurëve, por një ditë, e gjithë kjo, i erdhi në majë të hundës.

Hoqi uniformën, u vesh, pa i thënë mamasë së tij se ku po shkonte (duke e ditur që ajo do ta ndalonte) dhe doli jashtë.

Nxitoj përtej kufinjve të shpejtësisë të lejuar, por ishte i qetë pasi nuk po thyente ndonjë ligj, përveç ndonjë në fizikë duke u zhvendosur më shpejtë seç pritet nga ndonjë makinë, lëre më nga një njeri.

Thonë pastaj që privilegjet nuk ekzistojnë.

Njerëzit do të kujtonin se ishte thjesht një erë e lehtë, madjd as kamerat e rrugës nuk e kapnin dot. E kishte testuar njëherë tek Gabrieli, kur donte të dilte nga dhoma e dënimit, e cila ishte mbushur plotë me "të dënuar" të tjerë. E kapën disa ditë më vonë kur kontrolluan kamerat e sigurisë në fundjavë. Kur dënohet ndonjëherë, i vendosin një byrzylyk anti-fuqi, që të paktën ishin më të rehatshme se sa prangat.

Mund të mendoni se fuqia e tij mund të jetë e pandalshme, por armiku natyror i saj ishin kamerat.
Nuk kishte të bënte me çfarë shpejtësie ai vraponte, por ku të gjente një cep që nuk diktohet nga kamera kur ndalonte.

Kjo ishte pak e vështirë tani në një botë ku kamerat janë më të shpejta se ndihma për emergjencat.

Ky ishte një problem i madh, por Donaldi e njihte qytetin si recetat e tij, kështu që nuk përbënte më ndonjë problem. Ai dinte disa vende dhe i kontrollonte shpesh, në mënyrë që të mos kishte të papritura të pakëndshme.

Nuk vonoi shumë dhe brenda pak sekondash gjendej në katin më të lartë të ndërtesën më të lartë dhe më të veçantë në zonë.
Ashtu si pronari i saj, Melani Noiproks, edhe ajo mbante emrin - "Nioprocs corp".

Një kampion në industrinë e farmaceutikës, që i erdhi në ndihmë botës në rastin e një pandemie shqetësuese në fillim të viteve 20'.

Që atëherë, ata nuk kanë pasur asnjëherë ndonjë konkurrentë në fushën e tyre.

Lideri global në teknologjinë e mjekësisë!
Siç thoshte dhe motoja e tyre.

Një monopol i frikshëm, siç u shprehën shumë revista të kohës, por ai ua prishi të gjithë mendjen kur filloj t'i shiste produktet me çmim të përballueshme për të gjithë. Ai justifikohem se njerëzit gjithsesi kanë për të blerë produktet e tij, por kjo do ishte një arsye për të rritur çmimet pa çarë kokë. Prandaj, ai u bë temë e spekulimeve dhe dyshimeve të ndryshme.

Për një gjë ishte e sigurt. Ai ishte një nga njerzit më të fuqishëm në botë. Po aq sa Qeveria e Yorbias, ndoshta.

Pikërisht me këtë njeri, kishte ardhur Donaldi të fliste për problemin e atyre që hynin dhe dilnin nga restoranti.

Para se të hynte në zyrën e z. Noiproks, flokëverdhi nuk harroi dhe ktheu kamerat nga ana tjetër, kështu që askush nuk do ta shihte teksa vërdallosej nëpër katin më të lartë.
Do të kursente ndërrimin dhe kërcënimin e stafit.

Familja e reWhere stories live. Discover now