14. Prova e terrenit

37 6 6
                                    

Pararendje

- Mbahu fort! - thërriste Aida. Shpresonte se zëri i saj do t'i jepte kurajo Ostenit, që aq dëshpërimisht po mbahej pas asaj dege të vjetër.

- Mbahu Osten! - i thërriste vëllai i tij duke qarë.

Djaloshi lëshoj një klithmë të fortë, por nuk ishte gjëja e fundit që lëshoi.
Një sekondë, një sekondë i mjaftonte  kokëkuqit për të rivlerësuar gjithë jetën e tij prej 11-vjeçari nga e para. Ishte e njëjta sekondë gjatë të cilës dega i rrëshqiti nga gishtat e tij.

Një javë më parë...

Aida's POV

Shtriqa krahët dhe fërkova sytë. Nuk kisha qëndruar asnjëherë kaq gjatë para ekranit të kompjuterit. Shikoj orën: U bën 3 orë plotë. Kisha marrë gjithçka që më duhej. Para se të nisesha më duhej se s'bën të fshija historinë e search-it.
"Punë me orë të shkurtra afër meje".
"Si të jetosh me pak para."
"Apartamente të lira në Bleik City."

Pa telefon dhe vetëm me 5000 Bit në çep... kjo është gjendja ime derisa të gjej një punë. Prova e terrenit ka për të qenë më e vështirë seç e mendoja.

"
- Çfarë është prova e terrenit? - pyeta.

- Është një provë disa familje, përfshirë dhe Mitchen, e kanë si zakon. Kjo provë bëhet kur arrinë një farë moshe para se të quhesh i rritur. Ne nuk na lejohet të ndërhyjmë, ke për të qenë vetëm për një javë.

- Mos u shqetëso edhe ne e kemi kaluar.

- Vetëm kujdes, shumë kanë fituar vese të këqija gjatë të qenit vetëm në një qytet të madh.

- Nëse kjo mjafton për të qenë një Mitchen atëherë jam e gatshme ta pranoj sfidën!

                                   "

Ashtu thashë unë por asgjë nuk po qullos. Instiktivisht kapa byzylykun që bleva në ditëlindjen time kur ndodheshim në Alamanda. I bleva dhe një Uilliamit për t'i kombinuar. Nuk ishim parë prej kohësh dhe më kishte marrë malli. Pa përmendur se nuk do të shiheshim për një javë. Nuk lejohej të telefonoja askënd.

< T'i kishe lënë të paktën një mesazh!>

Më vinte të ulërija nga inati.

- Shshsh! - ma bënin këta ngjitur meje. Iu thashë një "më fal" të vakët dhe ktheva kokën nga kompjuteri.

Me mëngjesin që hëngra dhe kohën e internetit vete 750 bit.  Plus shishen me uji 800 bit. Mua më ngelen 4200 bit. Nuk do të më mjaftonin as për të ngrënë bukë për një javë.

Eca për pak derisa arrita tek një tabelë e madhe me njoftime. Patjetër që mund të gjeja diçka këtu. Shqelmova qiellin dhe retë grumbullore që më kishin zënë mendimet dhe shikoja me vëmendje çdo copë letre që mund të më  hynte në punë.

Aha!
"Kërkojmë punë si kamarier/e. Eksperienca nuk ka rëndësi. "

Gjë nuk thoshte për moshën pra mund të aplikoja pa problem. Mrekulli e rënë nga qielli! Pranojmë aplikime deri në orën 18:00.  Prit të shoh! Fiks 13:15. Nuk ka gjë që mund të më ndaloj.

Mjau! Mjau!

Mund të dëgjoja kauisje të dëshpëruara macesh. Kthej kokën nga drejtimi i kërkesës për ndihmë dhe çfarë të shoh?
Një skenë të shëmtuar sa nuk ka! Një tufë qurrashësh që godasin me gur një mace të vogël.

Familja e reWhere stories live. Discover now