36. Adrenaline dhe methanine

19 3 0
                                    

Saga's POV

Të shihja Aleksin teksa merrej zvarrë ishte gjëja e fundit që më kishte shkuar mendja se do të dëshmoja atë ditë.

Pasi e plasën brenda, ata të veshurit me kostum të zi, bodyguard-ët, u drejtuan larg me hap të madh e ngadaltë, derisa më humbën nga rrezja e shikimit. Trupmëdhenj e të frikshëm, nuk do isha në gjendje të matesha me ta.

Huh!

Shfryva me forcë një shkulmë psherëtime që më kishte bllokuar dhe që nuk e kisha vënë re se po mbaja.

Pashë vërdallë, vetëm mure të lyera në ngjyrë mavi të cilat me këtë ndriçim dukeshin më të errëta. Vetë ambjenti të jepte përshtypjen e diçkaje të fshehtë.

Ky vend ishte i mbushur me gjëra që unë nuk supozohesha të shihja.
Nëse rastësisht do të vinte ndonjë paparac këtu, ai do të bëhej milioner, por që nuk do t'i gëzonte kurrë.

Punonjësit e sigurisë do të bënin të pamundurën që ju të shihnit dritën e vërtetë dhe që pasuria në rrugë të shkurtra të nxjerrë shkurt vetëm në një drejtim me biletë vetëm vajtje.

Stafi nuk duhej të nënvlerësohej. Ajo gruaja dukej sikur kishte një arsenalë të fshehur nën veshjen e saj, ndërsa ai tjetri, dukej sikur hante koka njerëzish për mëngjes, ashtu siç mund të thuhej edhe për shefen e tij, Anxhelika Bornes.

Nëse do ta dija se "Angel's Trumpet" ishte në pronësi të babait të saj dhe se nuk ishte gjë tjetër veç telash, nuk do ta kisha pranuar kurrë këtë dreq pune që bëra, jo për hatër të asaj shtrigës, ish-menaxheres sime, por as për hatër të krijuesit të këtij globi balte me emrin tokë.

Kisha ndërmend të largohesha që këtu, pa mbaruar punën, me pretekstin se kisha një urgjencë familjare dhe më duhej të shkoja në spital menjëherë.

Por tani nuk mund të braktis atë kur ndodhet në vështirësi. Nuk do kisha sy të dilja para Aidës apo Austinit apo kujtdo tjetër.

Nxora telefonin dhe i rrashë numrit të Aleksit. Nëse ishte mirë, mund t'i përgjigjej dhe do të dilte.

Zilja 1, zilja 2, zilja...

- Alo... - Aleksi u ndërpre nga një zë i lartë e i hollë femre: - Telefonat nuk lejohen këtu, Azeziiii.

Ai zë acaruese ishte i Anxhelikës pa diskutim.

- Është një emergjencë, më duhet të...

Telefonata u ndërpre në çast, ndërkohë që në dhomën ngjitur dëgjoj një zhurmë thyerjesh.

- Aleksandër Ludvig Mitchen, lutem të jesh mirë, - thashë nën zë.

Ndërkohë që unë po luaja në mendje lloji-lloji skenaresh se si ngjarja kishte rrjedhur, u ndodha përpara derës që po ruaja si shqiponjë.

Zgjata dorën drejt derës dhe ula dorëzën nxitimthi, vetëm për të parë copa të thyera porcelani të shpërndara nëpër dysheme dhe karkaleca deti të hedhur nëpër flokët dhe veshjet e të ftuarve në kabinën e saj private. Shirita me ngjyra dhe llastik tullumbacësh të çarë. Pas vajzës histerike dhe divanëve me lëkurë leopardi kishte një banderolë shumëngjyrësh që lexonte: "Gëzuar Ditëlindjen, Ëngjëll!"

Një katrahurë e vërtetë po luhej në sfond ndërkohë që dëgjoheshin vetëm të bërtiturat e vajzës së ditëlindjes që të shurdhonte si një manjetofon i prishur që i kishte ngecur disku.

Po, ajo ishte e njëjta vajzë që më merrte shënimet dhe me të cilën ndaja bankën në klasën e Kimisë së Avancuar në uni. "Medez".

Aleksi ndodhej shumë afër derës. I tëri në vend dhe nuk i mungonte as edhe një pjesë. Pata rastin të dëshmoja se si mrekullisht iu shmang një shisheje Rosé, që u plas për muri, duke u kthyer në mijëra copa më të vogla.

Familja e reWhere stories live. Discover now