21. Natë e gjatë

30 4 0
                                    

Aida's POV

Kujdesi për fëmijët është i vështirë. Nëse janë binjak është 2-fish. Por nuk trembesha para kësaj. Eksperiencat tek "Gabrieli" më kishin bërë më të fortë.
Më dukeshin fëmijë të mbarë. Kishin veshur dy këmisha identike me kuti dhe treçerekshe xhins. Vinin shumë simetrik. Madje njëri i kishte hedhur flokët nga e majta, tjetri nga e djathta.

- Pra, Ada...
- Aida!
- Gjithsesi.
- Ti?
- Unë jam Vigi, - tha duke fërkuar kokën. Flokët i kishte të hedhura nga e majta.

Je kujdesur për fëmijë më parë.
- Po, - u përgjigja duke u ndjerë sikur po intervistohesha. Me krenari mund t'i thoja isha kujdesur për gjashtënjakë.

- Me fëmijë më të vegjël?

- Po, në fakt.

Ndërkohë që bënti pyetje, më kishin ulur në një divanë të rehatshëm ngjyrë bezhe. Pëlhura me të cilën ishte bërë kishte një butësi përgjumjeje.
"Intervista" zgjati pak dhe po më hapej goja nga mërzia. Pastaj vura re diçka.
Më bëri përshtypje që vetëm Vigi ndodhej aty. Ku ishte Osteni?

- Ku është vëllai yt? - pyeta duke parë vërdallë. Nuk ma zinte syri gjëkundi.

- Përshënde mikun tim të vogël!

Vigi më doli nga prapa me një hark lodër. Ndërkohë që po i thoja që mos të gjuante, ai tërhoqi pas shigjetën dhe ajo u lëshua përpara.
Bam!

Kishte çarë mes për mes hapsirën nga atje ku ishte në murin përpara meje. Fatmirësisht nuk u thye gjë.

Osteni më qeshte tërë djallëzi ndërkohë që i shkoi vëllait pranë.

- Ky ishte paralajmërimi, - tha ai duke shtirur një zë të trashë.

- Kemi mundësi për negocime? - thashë duke shpresuar për të mirën. Prita një përgjigje, por mora si përgjigje një shigjetë tjetër. Kjo më kaloi më afër.

Eca këmba doras drejtë dhomës tjetër. Qëndrova sa më ulët të ishte e mundur për mos t'u vëre re nga binjakët. Kur arrita dhomën tjetër, u fsheha pas murit. Pashë sesi kërkuan aty ku gjendesha më parë. Më falni fëmijë, kam për t'i marrë ato 15,000 bite.

Dreq, më panë!

- Nuk ke ku të fshihesh përgjithmonë! Je në territorin tonë.
Zëri i tyre gjëmoi. Kishin me vete edhe një altoparlant. 

Nuk u ktheva përgjigje, por vazhdova të fshihesha. Vallë mund të vazhdoja kështu deri në orën 8?

Një mbremje të qetë nuk pata...

Bzzz! 

Një shumë e mprehtë motori më shurdhoi veshët. Një dron i madh e bardhë më doli përballë. Sipër mbante një kamer dhe një tip boksi.

- 1, 2, 1, 2, prova... - nxori zë.

- O Vig, punon kjo vlla'? - tha Osteni. - Po më çan kokën?

- Punon, - ia ktheu i vëllai. - Me të u mora tërë paraditen.

- Ti, goca... dëgjon ti, dëgjon?

- Po, - thashë. - Shiko! Ka ndonjë mënyrë si mund ta zgjidhim më njerëzisht? Pse po e bëni njëherë?

- Pse? - bërtiti njëri prej tyre, me shumë ngjasa Osteni. - Ta them unë pse. Jemi lodhur që na trajton si fëmijë.

- E dini që mund të bisedoni me prindërit tuaj dhe t'i mënjanoni këto gjëra?

- Është qejf kështu, - thanë njëzëri.

Droni vinte gjithmonë e më afër duke rritur shpejtësinë. U largova ku të mundja, derisa gjeta një dhomë të hapur. U fsheha pas murit dhe bëra gati një vorbullë. Prita derisa droni të ishte futur brenda dhe fika dritën. Ata nuk mund të shikonin sesi përdora fuqinë time për të kapur dronin. Prisha kamerën, por kaseda brenda nuk ishte cënuar. Nuk mendoj se ata do të më akuzonin se iu prisha dronin kur ata e përdorën mbi mua. Kisha diçka mbi ta.

Familja e reWhere stories live. Discover now