22. Takimi dhe të tjera

37 2 0
                                    

Autor's POV

Pas gjithë atyre vështirësive dhe përpjekje nga ana e gjyshe Viktoria, Aida siguroi një takim me Uilliamin atë të shtunë.

Ishte një tip panairi shumë i bukur që po zhvillohej tek moli "Porta e Detit".

Nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe askujt tjetër.
E po në fakt, ishte edhe një detektiv privat që mamaja e Uilliamit u kishte vënë pas, i cili kishte mbaruar shkollën me detektivin që gjyshe Viktoria u kishte dërguar, por nejse ata qëndronin larg dhe nuk i bezdisnin. 

Gjithçka po shkonte më së miri. Uilliami ishte larguar për pak momente se i duhej të shkonte në tualet.

- Këto pijet janë bombë!
Një dorë e panjohur ra në sup të Aidës. - Si thua për një?
- Jo letrare, - u shtirë Aida si nuk kuptonte të fliste.
- Mos u shqetëso, - tha ai. - Ajo që kemi për të bërë nuk ka nevojë për fjalë.

Aida u kapërti, por nuk u duk.
Ajo po e analizohet mirë këtë tipin. I shkujdesur, me një kofidencë prej adoleshenti hormonal, edhe pse mund të ishte më i madh në moshë. Duhet të përdorte një strategji tjetër kthimi.

- Jam me dikë, - ia preu shkurt, teksa i hodhi një vështrim të shpejt.
- Nuk e shoh gjëkundi, - vazhdoi ai. - E si mund ta lë ai një vajzë kaq të bukur vetëm?

Besoj se edhe ai e harroi atë punën e gjuhës. Aida nuk i ktheu përgjigje; vetëm lutej nën zë që tipi arrogant të largohej sa më parë.

- Nuk të kushton asgjë të flasësh, - foli përsëri duke ngushtuar hapsirën midis tyre. I hodhi dorën në qafë, por të cilën Aida e shtyu menjëherë.
Këmbëngulës, djali vazhdonte:
- Çfarë, s'të pëlqen si jam? Mos më thuaj se je veshur kaq provokuese dhe nuk je për të tërhequr vëmendje.

- Hej, ndalo, - protesta e Aidës nuk bëri të tërhiqej pas.

- Vlla', vajza tha "boll", - ndërhyri djali matanë banakut.
- Shiko punën tënde, - ia ktheu ky me një pamje kërcënuese. Pastaj u kthye nga Aida:
- Çfarë? Mendon se mund të marshosh me me shalë jashtë dhe të mos të ngacmohesh. Nëse nuk do të të ngatërrojnë për |<ur^£, mos u vish si një e tillë.

E vetmja gjë që donte Aida ishte që t'i kishte veshët rehat. Nuk i kushtonte asgjë ta godiste këtë tipin dhe të largohej. Por si mund t'u shpjegosh njerzve si dhe pse një burrë përfundoj nga ana tjetër e molit pa u prekur fare.
Për të mos përmendur kohën, që Aida kishte shpenzuar kohë për të menduar për veshjen që do të vishte për takim. Kishte parë video pafund për të bërë një make-up "natyral, por efikas". Tani na vinte një askushi nga askundi dhe hidhte fjalë palidhje.

- Dhe ti dukesh si një buburrec i madh; mos duhet të të spërkas me insekticide, - tha Aida duke sforcuar cepat e buzëve të ngriheshin lart. Nuk e theu vështrimin për asnjë sekondë.

Papritur, dy duar i erdhën mbi supe tipit arrogant. Pa e ngritur kokën lartë tha: - Nuk e shikon që...

Bota filloi t'i rrokullisej para syve dhe s'mundi ta vazhdonte dot fjalën. Ndoshta sepse Uilliami e kishte hedhur me një fuqi, që po ta kishte kapur mirë, mund ta dekdiste nga ana tjetër e molit.

I gjendur ashtu për tokë, sytë e atij tipit ishin skurdulluar me habi.

- E di me kë po ngatërrohesh?!

Trupi i tij ngriu në vend kur pa sytë e Uilliamit, flakë të ndezur prej inatit. Fytyra e tij ishte skuqur nga grumbullimi i adrenalinës në vena dhe një portret i tillë mund të të sjellë ndërmend vetëm demonë dhe krijesa të tjera të frikshme.

Familja e reDär berättelser lever. Upptäck nu