19. Në shtëpinë Kid...

27 4 0
                                    

Uilliam's POV

- PROVA E TERRENIT???

- Po, - u përgjigj Saga duke vendosur para vetes një libër dhe një filxhan çaji. - Si duket i duhet të kaloj një javë të tërë vetëm në Bleik City.

I kapa dorën dhe vendosa çajin mbi tavolinë.

- Ç'ke që s'je i qetë? - më pyeti ajo. Ndërkohë s'e kishte shkëputur dorën nga libri.

Pse s'jam i qetë?
Saga, megjithëse je më e vogël se unë, ke bërë dy universitete.  Vërtetë nuk i mbledh 1 dhe 1. E dashura ime duhet të kaloi një javë të tërë e vetme me 5000 bit në xhep në një qytet mospërfillës si Bleik City.

- Ty të kujtohet çfarë ndodhi gjatë asaj provës sate të terrenit?

Ajo bëri një çest dhe u shtrirë sikur i duhej kohë për t'u menduar për një përgjigje.

- M'u ngjit pas një i çmendur se i kisha shpëtuar jetën padashje, - u përgjigj ajo duke shfryrë. Kaloi flokët majtas dhe një çast më pas ngriti sytë.

- Aidës nuk ka për t'i ndodhur diçka e tillë!

- Po, sa është ngjasa që ajo të shpëtojë dikë? - Zhyti hundën në libër.

- E bën ajo, - mendova me vete.

Brofa në këmbë. Intesiteti i mendimeve të mia nuk më linte dot ulur.

- Mos ec nëpër dhomë ashtu!

Vendosa duart mbi kokë. Më digjte. Nuk e di pse po djersija.

- Ik fresko kokën! - më bërtiti. - Si nuk ke besim tek Aida një herë?

- Kush nuk ka besim tek Aida?

- Ma lë ta gjej. "Krejt e vetme në një qytet indiferent si Bleik City. Një vajzë për më tepër."

Po ajo puna me vëllain e saj. Nëse atij i shkrepet përsëri ta rrëmbej dhe ne nuk jemi në dijeni për të.

- Dua të shkoj tek ajo.

Sa u bëra të largohesha kush e di se ku, Saga më bërtiti:
- Mos!

- Pse?
U ktheva për të dëgjuar se ç'kishte për të thënë, por nul premtoja dot se do të veproja ashtu.

- Aida po e ndërmerr këtë provë për të vërtetuar diçka. Ajo dp të shihet si dikush që mund t'ia dalë. Pra të duket mirë t'ia heqësh këtë të drejtë asaj.

Nuk m'i kishte hequr sytë gjatë gjothë kohës. Ndoshta kishte të drejtë. Aida e meriton të bëj atë që duket e drejtë për të. Prapë nuk më hiqet ky shqetësim që kam.

- Duhet të më kishte telefonuar të paktën, - thashë duke u larguar nga dhoma.

- Uh, qenka ftohur çaji! - Dëgjova që tha kur iku.

Pas 6 ditësh...

- U bëtë gati ju? - thërriste mamaja. Një fustan i kuq i gjatë deri në fund të këmbëve i rrinte mbi trup. Askush nuk ta besonte se kjo grua ka lindur 4 fëmijë. As fytyra nuk i kishte ndryshuar shumë këto 10 vitet e fundit.

- Uilliam, ç'ke që rri si krushk? Çohu!

- Po admiroja të njëjta gjene që na ke dhuruar, - thashë.

- Ha! Shejtan, - tha ajo duke qeshur. Ajo i adhuron lajkat.

- Hë, të mos vonohemi! - thërret babai. Kishte veshur një kostum tre-pjesësh. Ngjyra vishnje ka qenë gjithmonë ngjyra e tij.

As babi nuk ngelet pas nga pamja. Madje, pasi ata u martuan e quajtën atë të pashmin, ndërsa mamin ambiciozen.

- Saga! A nuk je e adhurueshme? Qenke veshur e tëra me të bardha si një ëngjëll.

- Kujdes se mos verboheni nga vezullimi im.

Saga kishte veshur një jumpsuit të bardhë. Flokët e shkurtra i kishte zbukuruar me një rreth në formë luleje me gur.

- Uilliam, - më thirri Saga. - Na nderon dot me prezencën tënde të dëshirueshme.

- Unë gati jam, - thashë. - Ikim po të doni.

Tek shkallët ishin Vigi dhe Osteni. Turivarrur se nuk i morëm me vete në festë.

- Ka për të qenë e mërzitshme, - iu thashë. - Më mirë që s'erdhët.

- Po, po! - thanë njëzëri binjakët. E bëjnë shpesh këtë dhe nuk ndalon së më futuri frikën.

Nuk i morëm sepse festa organizohej nga Malvito. Një far ortaku të vjetër biznesi të prindërve tanë. Ai nuk i ka fort përzemërt Vigin dhe Ostenin. Për një arsye të kuptueshme.
Herën e fundit që ai ishte organizuar një event për ditëlindjen fëmijës e tij. Këta të mençurit tanë kishin marrë me vete një ketër nga oborri i shtëpisë. Ky i fundit ishte hedhur mbi tortën e ditëlindjes dhe u bë një katrahur e madhe. Ishte hera e parë që u kënaqa pa masë në një event të tillë. Zakonisht vinte edhe Adolfi...
Ai e dinte për atë situatë dhe nuk më tha gjë mua. As kur më pa si isha kantandisur. Kemi qenë shokë prej aq shumë kohësh dhe...
Dreq!

Sot është edhe dita e fundit për provën e terrenit e Aidës. Po sikur ta ftoja atë...
S'do ishte keq.

- Për çfarë po mendon Uilliam? - pyeti Saga. - Të zuri gjumi në këmbë?

Gjëja e fundit që doja të bëja ishte të qaja në sy të saj.

- Jo e kam vërtetë, - këmbënguli ajo. - Ti e di se mund të më flasësh për gjithçka.

- Mendova se kisha ikur nga pozicioni i klientit tënd.

- Po të flas si motër, por të flas si psikologe do të dua, - u mërzit ajo.

- Jo s'kam gjë, - u përpoqa ta qetësoja. Boll ka gjërat e veta për të menduar.

- Kur të duash të flasësh, - më zgjati dorën në shpatullë. - Di ku të më gjesh.

- Ne në një shtëpi jetojmë.

- Pikërisht! Prandaj doctë ishte budallëk nga ana jote që mos të flisje po të duhet ndonjë këshillë.
- Ouç!
- Ha!

Më dha një alamet dacke në kurriz pastaj u largua duke qeshur.

U ika në makinë dhe mora një sy gjumë, derisa erdhën të tjerët.

Vigi dhe Osteni tani duhet të ishin me dadon e tyre të moshuar, ndërsa ne kemi për t'u mërzitur për vdekje në një event koti.

Familja e reDonde viven las historias. Descúbrelo ahora