10. Vizitori

36 5 0
                                    

Atë ditë kur po darkonim në shtëpi, koloneli solli në bisedë një temë të bërë të ditur prej meje vetëm atë drekë.

- Së shpejti, do të kemi mbledhjen vjetore familjare.

Kaq u desh që Austini dhe Aleksi t'iu prishej çehrja. Lëshuan të dy nga një psherëtim të mprehtë nënzë.

- Ky të jetë shans i mirë, që, ti Aida, të njihesh me pjesëtarët e tjerë të familjesë sonë të madhe.

- Por kur erdhi data? - ankohej Austini. - Uroj qe teto Ersi të mos sjellë me nga ai keku i saj me qershi.  

- Ditët ikin pa kuptuar kur janë pushime, - thotë Eliasi.

- Uroj që kusho' Barreti të mos vij fare kësaj radhe, - shfryhu Aleksi.

- Më vjen keq për ju, por më duhet t'ju them të mos shpresoni kot. Kanë për të ardhur të gjitnggjittha koloneli. -  Të gjithë nga Mali i Veriut dhe deri në fund. Si dhe ata që punojnë e jetojnë jashtë. 

- Mua më duket argëtuese. - U përpoqa ta ndryshoja pak atmosferën pasi m'u duk sikur kishte rënë një magji mbi djemtë dhe ua kishte marrë energjinë.

- Aida, jam i lumtur që po dëgjon, - më përgëzoj koloneli, - ndryshe këta shejtanët.

Para se ndokush mund të fliste apo të merrte frymë, zilja e telefonit u dëgjua që nga korridori ngjitur. Koloneli u ngrit pa thënë asnjë gjë.

Aleksi u kthye nga unë dhe më rra me dorë në shpatullë. 

- E gjora ti! Ti nuk e ke idenë se për çfarë po bëhet fjalë, - më paralajmëroi ai.

- Nuk mund tjtëetë kaq keq, - i pëshpërita.

- Nuk ia ke idenë, - vazhdoi të këmbëngulte Austini. - Imagjino të durosh njerëz të tjerë, të flasin për ty, para teje dhe ti s'ia kthen dot fjalën. E pse? Sepse janë më të mëdhenj në moshë.

- Duket tmerr! - mendova me vete.

Pas darkës shkuam të flinim në dhomat tona. Edhe pse dritat rrinin të ndezura, prapë ajo e kërcitura në dysheme të ngjallte frikë. Sa hyra në dhomë u plandosa në krevat dhe fillova të mendoja për lepurush dhe qenush në mënyrë të më zinte gjumi shpejt. Por këto ëndrrat m'u shkëputën nga mendja kur dëgjova fëshfërima pak metra larg meje. Kisha harruar dritaren hapur dhe përtoja shumë që të ngrihesha e ta mbyllja. Kur e mendova më mirë...
Jo, unë e mbylla atë...

Ngre sytë dhe shikoj një siluetë të errët dhe të madhe që më zinte pamjen e dritares. Pashë vetëm një palë dhëmbë të hapeshin dhe të dilnin në pah.

- Tani që u zgjove... është një problem i madh, apo jo? - Figura bëri një hap drejt meje, por sekondën tjetër, ra duke u shoqëruar me një "bum", "bam" dhe ca tinguj thyerjesh. Më vajti mendja tek më e keqja.
Mos! Panda ime lodër. Panda lodër që më dha Uilliami tek loja me ganxhë. Ajo ishte pjesë qelqi dhe pata frikë se mos ajo ishte viktima pa fat.

U ngrita mbi krevat dhe ndërsa çelësin e dritës. Silueta e zezë u zëvendësua me një djalë (ndoshta moshatar me mua) i veshur si gjithçka vetëm jo grabitës.
Nuk ka grabitës që vesh zinxhira dhe rripa lëkure. Kishte një tatuazh - sy në krahun e majtë dhe një varse në model akrepi në qafë. Ai ishte i shtrirë aty si i plagosur rëndë.

Shikoj dëmin. Ma piku! Tamam sikur e kisha parashikuar...

Veshët prej qelqi e pandës sime ishin thyer si edhe zemra ime në ato momente. E kisha shumë për zemër. Shkaktari i kësaj ishte ngritur në këmbë tashmë.

Familja e reWhere stories live. Discover now