11. Përshëndetje, kushëri

37 5 0
                                    

Aida's POV

- A mbërritëm? - pyeti Austini duke shfryrë. Ajri i ngrohtë dhe i thatë po na i merrte frymën. Aleksit i duhej të rrinte në dritare ose do të pësonte ndonjë goditje nxetësie nga vapa, të paktën sipas tij.  

- Ti bën sikur s'ke ardhur më parë, - thotë koloneli në timon. - Edhe pak. 

- Aleks, ndryshojmë pak vendet? - i lutej Austini duke e kapur për krahu.

- Jo dhe jo. - Përgjigjej ai për të disatën herë. - Do që vëllai yt të vdes parakohe nga hipertermia? Këtë po thua?

- As këtë nuk e dua, - ia ktheu nënzë. - Uhu...

Doja t'i ofroja vendin tim, por dritarja e këtij krahu nuk hapej. As koloneli,  nuk donte të ndalonte të hapte krahun që ai të ndërronte vendin me Eliasin, që ndodhej tek serdilja e parë. 

Do i duhej të duronte.

- Dhe një gjë Aida... - tha koloneli. - Nuk do të ndahesh nga djemtë. Do t'i prezantojmë të tërë me rradhë. - Pastaj iu drejtohet djemve. - Dëgjuat ju?

Ata nxorën një "po" tërë përtesë.

- Arritëm.

Me të dëgjuar marshin dhe frenat e dorës të tërhiqen, u turrëm të gjithë jashtë. 

- Ajri i pastër! - Aleksi kishte ngritur duart lart në drejtim të qiellit sikur po i falej. Nga ana tjetër, Austini ishte larguar duke na lënë pas një re të madhe pluhuri. 

- Ku iku ky? - pyeti Eliasi duke kollitur. 

- Donte të shkonte i pari tek shtëpia e gjelbër, - u përgjigj Aleksi. - Nxitojmë edhe ne. 

- Sa larg është? - pyeta. Nën atë diell përvëlues kisha frikë mos pësoja ndonjë goditje nxehtësie. Duhet të kisha marrë kapelen. 

- 20 minuta në këmbë, - u përgjigj Eliasi.

- SA? - Padashje ngrita zërin aq sa disa zogj prapa meje fluturuan tutje të shqetësuar, duke e lënë atë lisin e egër të zhveshur. 

- Po vrapuat arrini për më pak se 5, - tha koloneli teksa nxirrte çantat nga bagazhi. Vështrimi tij serioze ma bënte të vështirë të kuptoja nëse e kishte me tërë mend apo po tallej.

Para se mund të shtonim diçka tjetër, morëm nga një çantë dhe filluam të marshonim. Pasi kaluam një far kodre të vogël, më zuri sytë një vilë të bukur 3-katëshe me çati të gjelbër. Duke marrë parasysh që ajo është e vetmja vilë me çati të gjelbër këtej rrotull, dola në konkluzion që arritëm. Nëse ndiqnim atë shtegun e ngushtë poshtë kodrës, do të arrinin fiks para oborrit të saj. Toka m'u duk e butë dhe këmbët m'u lëkundën sa e lashë veten të rrëzohesha brryla dhe gjunjë. 

 Vëllezërit ndalojnë disa hapa para meje.

- Nëse kjo do të ishte garë. - Aleksi goditi Eliasin me bërryl. - Jam i sigurt se mund të fitoja.

- Nëse kjo do të ishte garë, - iu përgjigj Eliasi, - do ta merrja këtë shumë seriozisht dhe ti s'do kishe shansin më të vogël për fituar.

- Oho! - ia briti Aleksi. - Nuk mund ta injoroj një sfidë të shpallur hapur.

U vunë në vijë të drejtë dhe ndërkohë flisnin me njëri-tjetrin.

- Nisemi njëkohësisht. Unë jam gati, ti?

- Emrin e mesëm e kam "gati".

- E ke "Ludvig", si gjyshi. 

- Oh, lëre fare!

Familja e reWo Geschichten leben. Entdecke jetzt