16. I braktisuri...

27 5 0
                                    

Aida's POV

Pashë jashtë nga dritarja, qe natë.  Megjithatë njerëzit dhe dritat e ndezura të lokaleve e kafeneve të jepte përshtypjen se kjo pjesë e qytetit nuk flinte kurrë. Tek "Dy Zambakët" kishin ngelur vetëm pak klient. Më të shumtët ishin student që mbaronin projektet apo detyrat e kursit. Kur shikoja se si lumturoheshin kur përfundonin punën dhe mbyllnin laptopin, më dukej sikur çlirohesha nga një barrë e madhe. Herës tjetër do të jem unë ulur aty duke u marrë me ndonjë detyrë kursi. Tani që e mendoj nuk e kam shkuar shumë nëpër mend universitetin. Dega që do të marrë? As që e kam idenë. Ndoshta shkencat humane. Nuk kam pyetur as për programin e Të Dhuruarëve. Sa shpejt ecën koha! Sa hap e mbyll sytë madje...
- Dreq! - dëgjova Kelin të rënkonte. Në krahë mbante një thes të zi plerash. Ajo përpiqej ta ngrinte, por më kot. U përpoq dhe një herë, por u dorëzua.

- Prit të ndihmoj unë, - i thashë. Thesi nuk rëndonte sa mendva. Mund ta ngrija lehtësisht me një dorë. Ndoshta e kishte fajin fiziku i dobët i Kelit.

- Aida! - thirri ajo tërë ngazëllim. - Po ti qenke herkule, moj gocë! Merresh me palestër?

- Ja, ashtu! - thashë, ndërkohë që më shkonin në mendje të gjitha ato që kam hequr në Klasën e Dyluftimit. Ditët kur vija e këputur nga stërvitja. Goditjet që kam marrë. Gjuajtjet që kam dhënë. Stresi që kisha se shtova në peshë, kur në të vërtetë ishin muskujt që kisha vënë.

Dola nga dera e pasme dhe fiu, hodha plehrat. Sigurisht në kosh, ku tjetër?!

U bëra të kthehesha në kafene, por veshi më zuri diçka të painjorueshme.

Një gulçimë therëse dhe hapa të çrregulltë. Në sfond dëgjoheshin zëra si: "Nuk ka ku të na ik?" apo "gjejeni". E gjithë kjo trazirë dhe unë aty... sikur nuk mblidhen dot këto të dyja. Ktheva njëherë kokën time pas. Pse duhet ta ktheja kokën pas? Mund edhe thjesht të largohesha në punën time. Kjo ishte... pikërisht ajo që nuk bëra.

Gulçima shoqërohej me një palë sy të vendosur për të shpëtuar dhe një trup që zvarriste këmbët duke u mbështetur në mur. Fytyrën e kishte të përgjakur dhe
fare pak tipare mund të shquaja nga drita e dobët që vinte nga rruga.

Pas disa hapash ai u plandos pas koshit. Ishte strukur sikur donte të mbrohej nga diçka dhe u desh pak që ai të më dallonte. Sytë iu mbushën me habi dhe shqetësim.

Pas sekonda më pas një burrë me uniformë policie erdhi dhe kontrolloi me një elektrik dore. Djaloshi mbajti frymën sikur donte të fshinte ekzistencën e tij.

- Më falni zonjushë! Jemi në kërkim të një njeriu. Djalosh rreth të 20-ave. Flokë të errëta të lyera blu. Prejardhje asianoveriore. Ka një tatuazh të madh në krahun e majtë që i ngjason një shqiponje. Keni parë ndokënd të ngjashëm me këtë përshkrim.

Nuk kisha pse të shihja nga djaloshi për të thënë përgjigjen time.

- Jo, nuk mund të them se kam parë.
- Jeni e sigurtë? Është për të mirën tuaj. Ky njeri është i rrezikshëm.
- Çfarë ka bërë? - pyeta duke u përpjekur të mbaja zërin të mos dridhej.
- Ka vrarë një njeri, - tha ai pas një sekonde me një ton të lartë. - Tërë policia është duke e ndjekur. Nuk do të surprizohesha nëse do të shihnit diçka në lajma.
- O Qiell! Jo, nuk e kam parë.
- Ashtu? - Ai shfryu.
- Jam e lirë të shkoj tani? - pyeta me padurim. Nuk doja të rrija një sekondë më shumë me këtë mashtruesin.
- Po, - tha ai dhe i ktheu këmbët nga kishte ardhur.
- Uroj ta kapnin sa më parë atëherë! - i thashë.
- Më patjetër që po, - buzëqeshi dhe u largua. 

Që të mos kujtoni se nuk jam idiote dhe se i futem rrezikut me kokë. Ky burri nuk ishte një polic i vërtetë. Nuk kisha detyrim t'i përgjigjesha.
Së dyti, gënjeu kur tha se djaloshi kishte vrarë një njeri. U vonua për të krijuar një histori të besueshme, por kur mendja kërkon të bëj shumë gjëra, duart të mashtrojnë. Sipas një studimi kur gënjejnë, njerzit kanë më shumë mundësi të bëjnë shenjë me të dyja duart. Pastaj ai i fshehu tutje pëllëmbët. Dha shumë detaje. E shumë të tjera që vetëm Gabrieli dhe detektivat mund t'i mësojnë.

Djaloshi mbylli sytë me lehtësim. Isha e sigurtë se nuk ishte fuqi të thoshte as "faleminderit". E kisha gabim. Goja i punonte shumë mirë.

- Nuk ke frikë se mund të jem një kriminel?
- Ndërsa unë mund të jem një vrasëse seriale, - u përgjigja.
- Jam i gjakosur, - tha ai. - Dhe po më kërkojnë.
- As vrasësit serial nuk kanë brirë.
- E drejtë... - tha duke qeshur, por pas një sekonde ai pyeti: - Ti nuk je vrasëse seriale, apo jo?

- Menaxhere, - thirra kur ajo u shfaq krejt papritur.

- Aida. - Kur pa trupin e plandosur thirri. - Diellor!

- Bërtit ca më shumë... - tha ai ngadalë. - Mase të dëgjojnë ata që po më ndjekin.

Juri mallkoj nëpër dhëmbë, por nxitoi t'i vinte në ndihmë. I hodhi krahun në qafë dhe e ngriti në këmbë.

U futëm të gjithë brenda. Menaxherja u largua të merrte kutinë e ndihmës së shpejtë.

- Mos u shqetëso Aida! - tha Juri. - Ai s'është në gjendje të lëviz asgjë veç gojës. Dhe ti Diellor... po marr Lian.

- Bëj të fala! - qeshi ai.

- Mundohu të rrish gjallë sa të vijë ajo, - e qortoi ajo.

- Po merak!

Dhe ngelëm vetëm ne të dy. Një qetësi e çuditshme vijoi.

- Pse më ndihmove atje jashtë? - pyeti ai. - Nuk ke frikë se do më shikosh në lajme si një vrasës.
- Pra çfarë polici i rremë tha ishte e vërtetë? - e pyeta.
- Dhe nga e kuptove se ishte i rremë?
- Uniforma e tij, - u përgjigja.
- Uniforma e tij?
- Kishte një numër serie që kishte dalë nga qarkullimi. Për më tepër policat prej këtej nuk i ndjekin ata të bandës së "Shqiponjave Vrastare". Me sa kam dëgjuar.

- Jo tamam, - tha ai. - Ne thjesht nuk kemi bërë diçka të paligjshme.

- E si kështu? A nuk jeni ju një bandë e rrezikshme që merreni me dhënie huash e gjëra të tilla?

- Jo që kur erdhi shefi i ri, - tha duke u rehatuar në krevat. - S'ka më biznes të pisët. Jemi biznesmen.

Diellori zbardhi dhëmbët e bardhë. U çudita si kishte energji për atë.

- Ç'ke? - pyeta.

- U kujtova se nuk jemi prezantuar siç duhet, - tha duke më zgjatur dorën.

- Aida.
- Diellori.

- Au, - M'u duk sikur një shkëndijë elektrike prej mijëra voltësh më kalojë nga dora nëpër trup dhe më doqi. Diellori në pa sikur kishte zbuluar ndonjë kafshë prehistorike.

- Ti je një E Dhuruar!

Familja e reDove le storie prendono vita. Scoprilo ora