9. Të vetëm në shtëpi

37 5 0
                                    


Aida's POV

Djersët më kishin shkuar çurk mbi ballë dhe goja më ishte tharë. Ishte e hera e kush-e-di-sajtë që ngrihesha nga një makth, të cilin zakonisht nuk e mbaja mend. Kësaj rradhe, ndryshe nga të tjerat, e dija pikërisht për çfarë ëndërrova.
Pas takimit tim me Xhuliusin shikoj kujtime nga ai vend, të cilat më përsëriten në kokë si kasetofon i prishur. Ishin të bezdisshme. Shikoj orën. Shënonte 6:41. Zgjata dorën tek komoja dhe mora një kokërr nga ilaçet a-d. Shkova në kuzhinë të merrja një gotë ujë që ta shoqëroja, kur papritur dëgjoj një zhurmë. Hap mirë sytë.
Ishte Aleksi. Kishte ngrirë në vend me një kuti biskotash në dorë. M'u duk vetja si polici që kap kap hajdutin në flagrancë. Qëndruam pak duke parë njëri-tjetrin në sy, derisa ai theu heshtjen.

- Ti nuk për të kujtuar asgjë, - tha ai me një ton imitues që i përngjante një hipnotizuesit.

- Them se e kam kujtesën top, - protestova me bindje.

- Oh... mirë. Na këto! - tha duke më "korruptuar" me disa biskota. - Dhe ti nuk ke parë gjë.

- Unë nuk isha fare këtu, - i sigurova. Biskota me çokollatë m'u dukën shumë bindëse kështu që u tërhoqa pas në "strehën" time.

Sa u shtriqa mbi krevat, u kujtova për një detaji të vogël. Kisha harruar gotën me ujë. M'u desh të detyroja veten të çohesha nga butësia aq joshëse e krevatit tim dhe të merrja një gotë ujë.

Zbrita poshtë me qetësi që të mos zgjoja njeri. Tani pashë Austinin i cili po ecte rrotull shtëpisë në gjendje gjumi. U frikësova në një moment pasi ai u pengua, por ai e ruajti drejtpeshimin e tij. Pastaj u ul në tavolinë dhe qëndroj atje. Mesa di unë, nuk duhet ta zgjoja. Ecja nëpër gjumë nuk zgjat më shumë se gjysëm ore. Pasi hëngri një biskotë që si duket e kishte lënë Aleksi aty, u drejtua për në dhomën e tij.

Kësaj radhe kisha marr gotë, por e kisha pirë të gjithën sa nuk kishte ngelur një pikë për lagur buzën. Uh!

E marr edhe një herë rrugën për poshtë, drejtoj hapat drejt kuzhinës (burimit të acarimit tim), e mbush gotën me ujë, dhe kapërcej si ilaçin dhe ujin njëri pas tjetrit dhe drejtohem nga krevati im (burimi i relaksit dhe komfortit). Hedh sytë nga ora në mur; si akrepi i madh dhe ai i vogli ishin tek shtata. Televizori ishte ndezur dhe në sfond u dëgjua sigla e teledramës më të bukur të të gjithë kohërave.
Mund të mbijetoj pa një orë gjumë...

U ula në divan bashkë me Eliasin, i cili ishte fans i madh ashtu si dhe unë. Normale! Nuk ka kush të mos ta pëlqej teledramës e shekullit "Romela dhe Xhulio".
Flet për dy të rinj, familjet e ti cilëve i detyrojnë të martohen, por ata duan me çdo kusht që ta shkatërrojnë këtë martesë pa dashuri në mes. Romela bie në dashuri me kushërirën e Xhulios, ndërsa Xhulio ka një histori me princeshën. Por dalë nga dalë protagonistët krijojnë ndjenja për njëri-tjetrin. Është super!

Vetëm kur pashë titrat e fundit, u njoha "zyrtarisht" me dritën e diellit atë mëngjes. Pashë nga ora e kuzhinës. Shënonte 8 e 25. Nuk më flihej më. Sytë filluan të më digjnin nga drita e televizorit.

Shkova të kujdesesh për higjienën e mëngjesit dhe u ktheva për të ngrënë bashkë me djemtë. Koloneli ishte larguar për ca ditë për shkak se kishte një punë. Nuk na shpjegoi shumë për të.

***

Asgjë nuk krahasohet me zogjtë që këndojnë në dritare, ndërkohë që skuqen vezë për mëngjes.
Nuk ka si të mos pyes veten nëse kjo do të dukej si film horror në sytë e tyre.

- Si do t'i ndajmë punët sot? - pyet Eliasi duke rrahur lehtë tavolinën me pirua.
Ai i hedh një vështrim Aleksi. Aleksi shikon Austinin. Austini shikon pjatën e tij. Unë i shikoja që të gjithë me rradhë dhe pyesja veten pse s'po më shikonte njeri.

Familja e reWhere stories live. Discover now