13. Vizitorja e pasjellshme

34 5 2
                                    

Aida's POV

Viktoria është absolutisht, totalisht e mrekullueshme, por... nëse është pjesë e kësaj familje të çmendur, edhe ajo e ka diku një kleçkë. Problemi i vërtetë është se ku dhe kur do e marrë vesh. Helikopteri nuk e di nëse quhet. Së fundmi kam pasur probleme me suprizimin. Më duket sikur i kam parë të gjitha.

- Edhe ti e shikon "Romela dhe Xhulio"-n?

- Po, - u përgjigj ajo. Kishte vajtur ora 7 dhe nuk i isha ndarë për asnjë çast. E kisha mbajtur me muhabet, vetëm kur asaj i duhej të largohej dhe mua më duhej të qëndroja si hu gardhi midis asaj turme njerëzish.

Më ishte tharë gryka nga gjithë ajo e folur, prandaj ma kishte qejfi për një freskuese. U afrova tek tavolina e pijeve, kur...

- Uh, - dëgjova një psherëtim. Kthej kokën të shoh pronarin, ishte Barreti i cili kishte mbushur gojën me krem brûlée.

- SHI? - mendoj se po mundohej të thoshte "ti".

- Po UNË, - ia ktheva. Ia kisha akoma inatin e Bailinit.

- Nejse, - tha ai qetë pasi kapërceu ushqimin. - Nuk dua të zihem me ty.

Ndryshe nga stili e tij prej modeli punk, ai kishte veshur diçka më formale. Flokët i shkëlqenin nga xheli dhe m'u duk si ndonjë fëmijë në ditën e parë të shkollës.

- Shkrep ndonjë foto më mirë, - theu heshtjen, - ka për të zgjatur më shumë.

- S'po t'i ngulja sytë, - u përgjigja. - Edhe pse ti je për në muze në fakt.

- Uau! - thirri ironik. - Kjo është... kundërpërgjigjja më e mirë që mund të bësh?

- Kurseja lodhjen Barret!

Dhe si prej hiçi u shfaq Andi.
Mos reklamon ndonjë lloj paste dhëmbësh meqë qesh kaq shumë?
Ndoshta edhe ndonjë shampo flokësh.

- Dhe Barret, tetoja do të flas me ty, - tha Andi duke drejtuar nga një grup grash të moshuara.

- Cila? - Picëroi sytë.

- Ajo atje, - tha ai duke treguar me gisht drej gruasë me kostumin vjollcë.

- Dreq, s'ja mbaj mend emrin! - tha Barreti. - Si quhet?

- Më duket Krisolda. Shko thërrite "teto" dhe mase e dëgjon nga të tjerat, - i tha ai.

Ishte komike se si Barreti, me tërë atë pamje prej shembullori iu afrua zonjave elegante. Kjo ishte biseda e tyre:

"
- Si je teto? - tha Barreti me një zë të ëmbël.

- Teto kush? - ia ktheu ajo tërë revoltë.

- Teto Krisolda? - Toni i tij i thyer ishte dyshues.

- S'ma mbake mend emrin? - Gjeti saktë ajo.

- Po hë, - ia ktheu një zonjë tjetër, - se nuk ishe vjet për Solstic.

- Mirë, zemër. Shiko, se është teto Holza, jo Krisolda. Teto Holza.

"

Gjatë gjithë kësaj kohe, Andi përkrahë meje, vetëm qeshte.

- Pse e bëre? - pyeta.

- Çfarë? - shtiren ai sikur nuk kuptonte (ose muzika ishte shumë e lartë që ai të dëgjonte).

- E bërë kastile apo jo? - pyeta Andin.

- Ndoshta, - u përgjigj ai. - Por as vet nuk ia dija emrin teto Holzës.

- Gëzuar! - thamë duke trokitur gotat para se të ndaheshim.

Familja e reWhere stories live. Discover now