29. E lehtë si një lojë shahu

25 2 0
                                    

Xhulius's POV

-Abri, - zëri i Gentiusit dëgjohej që jashtë dhomës. - Xhulius!

Duhet të bënte diçka për atë zakonin e të bërtiturit.

- Xhulius!

< Sa herë duhet të bërtas ai para se ta kuptoj se jam në studio?>

- Xhuliusi nuk është këtu, - bërtita që të më dëgjonte.

Ndërkohë unë isha në studio duke rregulluar gurët e shahut nëpër vendet e tyre. Kishte ardhur fiks në kohë për një ndeshje.

Kur kaloi para derës së hapur, shkon disa metra më tutje për inerci dhe kthehet pas.

Rregulloi frymëmarrjen e tij dhe më pas vijon me fjalët: - Vërtetë e le Fiorionin të merrej me "Akrepin e Zi"?

- Po, edhe?

- Me gjithë respektin, - Gentiusi e thotë këtë me dorë mbi kraharor, - që kam për ty Xhulius, çfarë po mendoje? Mos gjithë ato fuqi që ke të bën të të ikte mendja? Të thërras mjekun? Apo ishe i pirë kur e more këtë vendim, pa diskutuar me mua si fillim?

#Shënim: Kur dikush thotë me gjithë respektin, e thotë për të mbuluar lumin e ofendimeve të vijon më pas.

- Po harron vendin tënd Gentius, - u ngrita nga vendi duke përplasur të dyja pëllëmbët në tavolinën e vogël.

Gentiusi është djalë i mirë, por mendoj se tregohet më i afërt seç duhet. Ndoshta ia kam ia dhënë vetë këto konfidenca.

Eca drejt tij dhe vendosa dorën në supin e tij. Pa u shkëputur, dora ime shoqëronte teksa ulej në karrigen përballë. Ndërkohë ai më shihte si ndonjë drerë nën zgjedhën e ndonjë gjahtari.

- Tani më thuaj çfarë të shqetëson, - i thashë duke zënë karrigen tjetër. - Kështu, ne mund të tregohemi të sinqertë me njëri-tjetrin.

Disa më quajnë terrorist, mua më pëlqen ta quaja veten drejtues së një lëvizje të re. Dhe me aftësitë si biznesmen, nëse nuk mund të fitoja besimin e atyre që kam pranë, si mendohet se mund të më besonte një botë e tërë.

- Po më merr me të mira Xhulius, - shfryu ai.

- Aspak, - mohova me një dundje të lehtë koke. Ai akoma po të shikonte tërë  dyshime, por gjithsesi e shtroi pyetjen e tij:
- Si e le "Shqiponjën Vrastare", më saktë Fiorion Belnez, të merrej me "Akrepin e Zi"?

- Tani, ti je i mërzitur se e mora këtë vendim para se ta hidhja në diskutim apo se mendon se ky ishte një vendim i keq dhe unë kam ikur nga mend e kokës?

- Nuk po dyshoj tek aftësitë e tua për të marrë vendime, por thjesht... - po tërhiqte fjalët mbrapsht. - Shumë prej tyre janë shumë të rinj.

< Të lutem, ti erdhe me një lumë të sharash vetëm për të ngrënë fjalët e tua?>

- Në rregull, në rregull. E kuptova Gentiusi. Por më lë të të kujtoj, se (ashtu siç më ke paralajmëruar) Portias na ka hapur vetëm probleme dhe ta lësh atë njeri në dorën e një bande të re si Shpiponja Vrastare duket sikur nuk po e marrim seriozisht, por nuk mund ta mohojmë zotësinë e Belnezit. Nëse mendojnë se mund ta bëjnë, lëri ta provojnë, po humbën kështi do të mësojnë.

- Po humbën kanë për ta paguar me jetën e tyre, - u përgjigj Gentius.

- Ata e kanë marrë vetë parasysh. Për më tepër Fiorioni nuk është nga ata që do t'i linte shokët e tij të vdisnin. Një hero i vërtetë, ta pret mendja. Do të doja të kishte më shumë si ai.
- Që ta kishe të lehtë t'i manipuloje për qëllimet e tua?
- Po më mbivlerëson, Gentius.
- Dakord Xhulius, por vetëm mos harro mos harro. Shumë veta i kanë sytë nga ty.

- Si mendon se do të reagonin nëse shpëtimtari i tyre, është thjesht një individualist i udhëhequr nga hakmarrja? - E ndërpreva. - Këtë po mendoje.

- Mos i përdor fuqitë e tua mbi mua, - u shtrirë sikur iu prek privatësia.

- E mora me mend, - kundërshtova. - Disa gjëra nuk kanë nevojë për t'u thënë që të merren vesh.

U ngrita në këmbë dhe vështrosh nga dritarja. Kishin kaluar të paktën 15 ditë, si nuk mori të telefon njëherë.

- Për më tepër kam nevojë të shoh deri ku qëndron besnikëria e djaloshit. Dy zogj dhe një gur.

- Tani do të më flasësh me fjalë të bukura për të më prishur mendjen dhe të mos shqetësohem, - në fjalë e sipër, Gentius goditi ballin me shuplakë.

- Po funksionon?

Biseda pasoi nga një heshtje. Ishte e pamundur të ma ktheje mendjen kur isha kaq i sigurt.

- Cilët janë gurët e mi? - pyeti ai duke parë se nuk kishte ç'të më thoshte tjetër. Mendoj se është bindur për një lojë shahu, të paktën.

- Cilët të duash ti!
- Të kuqtë.

- Oh! Ti e di se kur luajmë ne të dy, ai që luan i pari fiton me një probabilitet prej 99%, apo jo? Dhe ajo 1% kanë qënë gjithmonë fitore të mia.

- Ndihem aq i motivuar sa mendoj se mund të fitoj edhe po nuk jam unë ai lëviz i pari, - u përgjigj ai duke marrë një fytyrë që shprehte një sedër të sëmurë. - Tani, luaj!

- Ashtu qoftë atëherë!

< U zgjidh edhe kjo. Duhet ta lë të fitojë. Jo ka për ta vënë re.>

Papritur më bie telefoni. Jo ai i zakonshmi.

Më në fund!

- Mezi po e prisja telefonatë tënde! - i mbuloi pak dhe i them Gentiusit: - Po, vazhdo.

Ka për të qenë një javë e frytshme.

Familja e reWhere stories live. Discover now