30. Streha ime

23 3 0
                                    

Aida's POV

Një ditë isha kthyer tek "Dy Zambakët". Doja të përshëndesja Jurin dhe të tjerët. Më kishin ndihmuar shumë gjatë Provës së Terrenit, e cila nuk e di nëse ishte pjesa më e vështirë e të gjithë vitit.

Jo, kisha kaluar gjëra akoma dhe më të vështira gjatë vitit. Kush ka thënë se gjimnazi është periudha më e e bukur e jetës, ka qenë duke shitur diçka. Kërkojani paratë mbrapshtë!

Nxënësit e shkollës, disa prej të cilëve mund të kenë proces penal që nga fillorja; komplote për të më hequr qafe; njerëzit më të paparë që mund të  njohësh ndonjëherë; një vëlla i humbur, i cili është një kriminel i shumëkërkuar; të sfidoj! Çfarë mund të kesh tjetër tek unë?

Ndalova për një çast dhe u kujtova se nuk mund të shkoja duar bosh. Rrugës ndalova në një pastiçeri për të blerë disa kekë të vegjël velvet dhe brownies.

< A nuk supozohej që nuk kishe pse t'i shihje më?>
< Jo kaq anti-social, tani?>

Ndjeva disa pika të më binin mbi kokë. Kur ngre sytë, shoh se retë kishin pushtuar qiellin dhe kush e di se kur do të pushonte shiu. Fatmirësisht, u gjenda shumë afër "Dy Zambakëve". Nga jashtë dukej njësoj sikur ishte kur e lashë, por tabela e mënysë speciale ishte fshirë.

U habita kur pashë që tavolinat ishin të boshatisura. Në këtë orar ato duhet të ishin plotë e për plotë. Tani dukej sikur as bulkthat nuk e frenkuentonin më këtë vend. 

Në mes të lokalit ndodhej Juri që ishte mbështetur pas një tavoline dhe po merrte një sy gjumë. Gërhitja e saj e zhurmshme do të bënte me turp edhe luanët. Kur hapa derën, një zile shoqëruese ra dhe zgjoi menaxheren e "Dy Zambakëve".

- Mirëseerdhët! - tha ajo, pasi u zgjua nga dremitja. Ishte përgjumësh dhe kur vuri re se isha unë, hapi gojën dhe u shtriq.

- Ah... Aid-da, ti qenke? - tha mes gogësitjesh.

- Erdha për të thënë përshëndetje, - i tregova ëmbëlsirat e paketuara.

- Po, - tha Juri duke fërkuar sytë. - Ku dreqin i paskam sjelljet sot? Ulu! Do të përgatisë pak çaj për t'i shoqëruar.

Pak minuta dhe ajo u kthye më çajin bimor. Në aromën e tij ndihej një përzierje delikate e ëmbëlsisë së mjaltit dhe thartësisë së limonit.

- Më fal për që pari, por nuk jam fortë në terezi, - shfryhu menaxherja.

- Vura re se lokali është bosh, - vura në dukje atë që tashmë ishte kristal, - dhe është fundjavë.

- Kam frikë se do të më duhet ta mbyll lokalin. Ndoshta e hap ndokund tjetër. 1 vit apo 2. - Tani Juri po shprehte çdo shqetësim të sajin: të madh apo të vogël. - Do më duhet të rri papunë për ca kohë. Qirat janë të shtrenjta. Sa më shumë ti afrohesh qendrës së qytetit aq më të larta janë. Por duhet të përpiqem, nuk mund t'i lërë të gjitha mbi Lian.

- Ta mbyllësh? E pse?

Juri fërkoi qafën me siklet dhe u mat një herë nëse duhet të ma tregonte apo jo.

- Shiko... hm... - nisi të fliste, - njerëzit janë të frikësuar pasi kanë marrë vesh disa thashetheme se Krahu Lindor ka për t'u bërë fushëbetejë.

- Fushëbetejë?

Ndërsa me njërën dorë merrte një velvet, mori filxhanin e çajit me tjetrën. Sikur po detyronte veten të fliste dhe i duheshin ato për mbështetje morale.

- "Shqiponja Vrastare" ka ndërmend të përmbys terrorin e "Akrepit të Zi", - tha me një të qeshur ironike. - Një tufë qelbësirash, ja çfarë janë ata!

Familja e reWhere stories live. Discover now