40. Personazhi kryesor

33 5 0
                                    

Autor's POV

Bleik City është një nga qytetet më të mëdha në Yorbia.

"Qyteti i Shpresave dhe i Mundësive", siç e kishte cilësuar kryebashkiaku i mëparshëm. Shumë nuk bien dakort me të.

Megjithatë, ndoshta kjo ishte e vërtetë kur ai ndodhej akoma në pushtet (para se të ikte nga detyra për shkak atij skandalit për vjedhjen e fondeve për rindërtimin e jetimoreve, domethënë).

I shtati në shërbimin mjekësor. I dyzetë e gjashti për mundësinë që u ofrohet të rinjve për një jetë të kënaqshme. I njëzet e teta për nga stabiliteti financiar.

Mirëpo, emri i mirë dhe reklamat, që e kanë cilësuar si vendi ideal për të jetuar, i cili ofron mundësinë më të mira për të ardhmen e fëmijëve, e bëjnë aq të dëshirueshëm saqë është zgjedhja e parë për emigrantët e vendeve të botës së tretë.

Të vetmet arsye për Bleik City të jetë i pari është për numrin më të madh të portofolave të humbur në megapol; numrin e të rriturve që dëgjojnë akoma muzikë të brezit të tyre dhe besojnë se nuk ka muzikë më të mirë; dhe për gjelbërimn. (Parku "Suburban" është një mrekulli e inxhinierisë së mjedisit.)

Por është i pari edhe për diçka tjetër, që vetëm një dorë e zgjedhur e di.

Është qyteti me më shumë "pika e verbra", pra hapsira të cilat janë të pakapshme nga kamerat e sigurisë. Prandaj disa biznese, që mbulojnë punë ilegale, ndërtohen sa më afër tyre.

Më të mirët e më të mirëve nga hajdutët, shitësit e drogës dhe Të Dhuruarit, që i përdornin fuqitë e tyre në mes të ditës, e dinin shumë mirë këtë fakt.

Konkretisht, aty ku Majkëlli, Diellori dhe disa pjesëtar të tjerë të "Shqiponjës Vrastare" rrinin në gatishmëri, në pritje të urdhërit të shefit të tyre, ishte një perlë e vërtetë dhe për fat të mirë vetëm ata e dinin.

Kjo do të thoshte që askush tjetër nuk do të kishte fatin për të dëgjuar bisedën e tyre interesante.

Një prej tyre nxorri nga xhepi një çakmak, të cilin e hapte dhe e mbyllte herë pas here, duke prodhuar një tingull të mprehtë metalik.

- Ç'ke Meg? Sikur rri e menduar...
- Jo, jo, hiç. Vetëm se po mendoja për diçka, - u përgjigj vajza. Lëkura e saj e errët ndriçonte nën dritën përvëluese të çakmakut dhe sytë kaf i digjeshin si flaka e tij.

- Çfarë?
- Po ja... nëse bota ishte një lojë simulimi dhe njerëzit thjesht programe kodesh të mbushur me if-e... Zoti është thjesht programuesi...

- Nuk e di për ju, por unë do të isha një personazh kryesor.
- Po, po. Ti do të ishte një personazh MOB*.

*Shënim i autorit: MOB (model object), një personazh që nuk luhet. Mbushës.

- Pse? - retorikoi ai duke përkëdhelur flokët jeshil. - Unë i kam flokët në një ngjyrë jonatyrale dhe...

Ai heshti. E dinte që fjalët që ai kishte në mendje, do të hapnin një polemikë.

- Guxo të thuash që të mungon një prind... - ia bënte Megara vëllait të saj me një vështrim, që për shkak të një eksperience të gjatë dhimbjesh, ai dinte ta lexonte.

- Kam emër të veçantë, - përfundoj ai pas një hopi mendimesh. Një fllad i ftohtë ere kaloi në mesin e tyre duke i bërë të shkundeshin nga i ftohti. Të gjithë u drodhën përveç Megarës, e cila i kishte kushtuar rëndësi motit. Temperaturat ishin ulur çuditërisht, prandaj kishte marrë një xhaketë të madhe të zezë ekstra sipër. Ndryshe nga vëllai i saj i vogël kokëfortë, i cili edhe në dimër nuk do ta hiqte atë bluzen e zezë me shkrimin e bardhë "Palm Devil", që mbante poshtë xhaketës me stemën e Shqiponjës Vrastare.

Familja e reWhere stories live. Discover now