7. Fëmijë të rraskapitur

37 5 0
                                    

Aida's POV

Me të dëgjuar emrin e Eduardit, ai ndaloi një çast dhe kryqëzoi duart mbi gjoks mendueshëm. Kur e gjeti çfarë të thoshte i ndriçoj fytyra dhe tha:
- Ah, ai ishte gjeniu i ri që në klasë të dytë mbaroi gjimnazin. Për atë Eduard?

- Po, ai.

- Mbaj mend që më ndiqte nga pas kur isha në shkollë. Jam kurioz si është bërë tani. E ka përmirësuar teknikën e tij "Kontrollit Absolut"?
- Një nga më të fortët e shkollës.
- Gëzohem, - aeshi dhe vazhdoi: - Pse pyete?
- Ai e dinte për mua.
- Si?
- E dinte se ishim motër e vëlla.
- Duhet t'i kem thënë diçka në lidhje me... të paturinë e një motre të vogël që manipulonte ajrin.
- Ashtu, hë?

Ai u kthye nga ana tjetër dhe vazhdoi të ecte. Nuk e di pse Xhuliusi më introgonte gjithmonë e më shumë. Ishte si dhelprat - mbante rezerva. Tani që e shikoja më mirë, kemi dallime ashtu si dhe të përbashkëta në pamje e fizikë. Ai kishte tipare më të errëta se unë. Dhe përkrahë njëri-tjetrit, ne ishim si Xheku dhe Familja Gjigande. Nëse do të bëja një krahasim, ai ngjan më shumë me mamanë tonë. Po unë. E pyeta se me kë ngjaja unë më shumë nga prindërit dhe ai m'u përgjigj me babanë tonë - Abraham dhe pak më mamanë tonë - Mari. Rrugës e pyeta për disa gjëra të vogla të cilat duhet t'i dinim si motër e vëlla që ishim. Kështu vazhduam derisa arritëm afër daljes.
Aty midis derës së madhe dhe pjesës tjetër të shtëpisë, dëgjoj një zë buçitës.

- AIDA!

Dikush po vraponte përgjatë një korridori që ishte pingul me korridorin ku isha unë. Na kaloi pak para syve, pastaj u kthye pas duke më lejuar ta shikoja më mirë. Ishte Austini i cili ndiqej nga Aleksi. Nga ana tjetër vraponte drej nesh Uilliami dhe Eliasi.

Me t'i parë më kaloi një e dridhur në kurriz dhe zemra rriti ritmin e të rrahurave. Doja të thoja diçka si:

- Djema, nuk keni për ta besuar...

... por u ndërpreva nga një veprim i shpejtë.

- S'ka përse, - tha Uilliami duke më hedhur pas vetes ndërkohë që më mbante vetëm me një krahë mbi sup.

- Prisni pak, - doja t'i paralajmëroja të mos largoheshin me kaq vrap. - Duhet t'i them mirupafshim.

- Po na ndjekin akoma? - pyeti Aleksi.

Tutje dëgjoheshin zëra si:

"

- Mos i lini të largohen!
- Kapini!

"


Të gjithë britmat e tyre u ndalën vetëm me një të ngritur të dorës së Xhuliusit.

Djemtë nuk vunë re sepse vraponin pa e kthyer kokën pas.
- Uilliam më ul poshtë!
- Nuk dua!
- Jo e kam seriozisht.
- Gjithashtu.

- Pse nuk po na ndjekin? - vërejti Austini.

U çlirova nga mbërthimi i Uilliamit dhe ndalova për të parë Xhuliusin edhe një herë.

- Faleminderit për gjithçka! Mirupafshim Xhulius, vëlla!

Gjëja tjetër, sa hap e mbyll sytë, që të gjithë gjendeshin brenda pyllit që rrethonte vilën.

- Ku e ke fshehur makinën?
- Pak më tutje.
- Do vrapojmë edhe shumë.
- Mos u anko tani që jemi në fund të misionit.

- Aida, këtej.

I ndoqa nga pas derisa arritëm pranë një copë të ngritur toke. Pas një efekti holografik shkëmbi na doli se ishte një makinë e kamufluar.

Familja e reWhere stories live. Discover now