39. Plani

24 2 0
                                    

Fiorion's POV

Ora 23:23.

Një natë pa hënë, e përshtashme për një grabitje. Përpiqesha të rrija në një vend, por trupi më mbushej me emocion, ashtu si një ish-kopshtar që futet në klasë të parë.

- Fior, - Kalei bën një disa hapa para dhe me atë mërzinë karakteristike në zërin e tij, më pyet, - po afron koha.

- E di. Ma ke thënë çdo pesë minuta dhe më ke bërë edhe mua me paranoia; çdo tre sekonda shoh orë. Nuk ka pse të ma kujtosh, - iu përgjigja duke hedhur sytë nga ana tjetër. Jo se u mërzita nga fjalët e tij, por tabela idiote e klubit "Angel's Trumpet" të verbonte me dritat e saj neon.

Një klub nate në mes të qytetit. Jam kurioz të di si ndihen kur e dinë që ndodhen para syve e të gjithëve dhe njëkohësisht nuk vihen re. Për më tepër, tani që ligji kundër drograve të jashtëligjshëm është ashpërsuar shumë këtë dekadë. Për një organizatë të këtyre përmasave dhe me prova të pakundërshtueshme, burgimi i përjetshëm është më se i kuptueshëm. Për të mos përmendur njerëzit e pafajshëm të panumërt, që i janë dashur të shkel me këmbë për mos u ndotur.

Nëse do të bëhej fjala vetëm për posedim apo festat e drogës që zhvillonte ajo dhe miqtë e saj, Anxhelika Guja nuk do të dilte nga burgu pa 10 vjet deri në 10 milion bite... ose më shumë. Kisha dëgjuar se sistemi gjyqësor ishte bërë më kërkues gjithashtu, por që babushi i saj nuk do e kishte problem një shumë të tillë, vetëm nëse ia kishte lënë klubin në emër të vajzës së tij, vetëm që edhe kreditet pasuese për krimin t'i mbante ajo.

Por ky nuk është prioriteti im. Nuk kam punë me ata apo me klubin. Kam punë vetëm me të dhëna specifike dhe që Xhulius Bleik të dalë i kënaqur në fund.
Gjëja e fundit që do më shkonte në mendje do të ishte të punoja për dikë si Xhulius Bleik. Mbiemri i tij i përshtatej, ai praktikisht e ka Bleik City të tijin.

Mos më keqkuptoni. Xhuliusi është gjenialisht i çmendur, ka planet e tija dhe gjëra, por këtë nuk po e bëj se bie dakord me shumicën e ideve të tij. Nuk jam edhe aq i etur për daljen publike të fuqive të mia; të tjerët mund të bëjnë ç'të duan. Prandaj, këtë e bëj si investim për vete. Fiorion Belnez nuk ka pse të ketë arsye të tjera.

Dhe gjëja tjetër që më ka habitur aq shumë ishte ritakimi me nxënës nga Gabrieli. Në mos u gabofsha, ata duhet të kenë qenë në klasë të 9 a të 8 kur unë unë u largova përfundimisht nga ai vend, që dikur e quaja shtëpi. Austinin e mbaja mend nga një herë që e ndihmova gjatë qëndrimit të tij në dhomën e dënimeve, kur ishte pa ngrënë dhe askush nuk ishte aty pranë. Ishte ndër të vetmit që do të më mungonte pas ikjes nga Gabriel Akademi.

Për atë nder, ai u tregua i gatshëm për të më ndihmuar.  I kërkova ta mbante sekret nga të tjerët që njiheshim ç'është e vërteta. Nuk doja që të përhapeshin fjalë lartë e poshtë, se Fiorion Belnez ka pasur një jetë të qetë brenda mureve të rehatshëm të një shkolle. Do ta prishte imazhin tim. Vetëm Diellori e di për këtë.

Ka netë, gjatë të cilave mbyll sytë dhe ëndërroj për ditët e vjetra, që në krahasim me erën metalike e kutërbuese të realitetit, mbanin aromë dafinë. Kur isha akoma një nga "Katër Demonët e Gabrielit", shqetësimi më i madh ishte me kë duhet të zihesha për  marrë Sanduiçin Ultra-Special të fundit me shitje të limituar në kafeteri. Vras mendjen nëse vazhdojnë ta shisnin akoma? Ia mbaja mend akoma shijen.

Kujtimet e shkuarës; ç'humbje kohe. Janë si vargonj të hekurtë që të pengojnë për të ecur përpara drejt një rruge të lavdishme.

Ke një jetë të re, Fior. Një shteg që e ke zgjedhur vetë; nuk ka më kthim pas. Nuk ka arsye për të vuajtuar për çka tashmë ka kaluar.

Familja e reKde žijí příběhy. Začni objevovat