5. Gjurmimi

48 6 1
                                    

Uilliam's POV

Kisha... tërë ditën që përpiqesha të telefonoj Aidën, por telefoni i saj më del i fikur. Ne folëm dje. Gjithçka m'u duk në rregull. Mendova një herë të merrja Austinin në telefon, por as ai nuk përgjigjej. Ta kishte lënë në silence.

E po pike e zezë!

- Ç'ke? - më pyeti Saga kur erdhi me tërë qeska në duar nga qendra tregtare. I la mbi tavolinë dhe vazhdoi: - Të ka marrë malli për shtëpinë tonë në Ofelifrid.
- Hë? - i hodha një vështrim prej të bezdisuri.
Nuk e kisha shumë mendjen tek fjalët e Sagës, por ajo mund të më ndihmoj me diçka.
- Saga, Aida nuk e ka telefononin të disponueshëm prej dy ditësh. Si shpjegohet kjo?
- Dy ditësh? - zgurdulloi sytë.
- Po, - u përgjigja.
- Merr Austinin! - sygjeroi.
- Edhe ai nuk përgjigjet.
- Çudi, ai të merr dhe kot! As Aleksi s'po ma hapte.
- Që kur na fliske me Aleksin ti?
- Po flasim për Aidën tani. Mendimi im - të ka lënë.
- O lëre fare, - u ngrita nga tavolina. Po të ishte ashtu, Aida do ta thoshte përballë.
- Ose, ose ka ndodhur diçka me të tërë ata.
- Çfarë sygjeron?
- Ikim për një vizitë them unë.

Të dy i hipëm makinës sime. Ishte ajo që më dhuroi Saga për ditëlindje, por me ca modifikime të mia. Aventura jonë e fundit me të më dha ca ide për ndryshime të tjera. Elektrike. Mbulesë metamateriale. Supervizim me telefon. Motor me 599 kuaj fuqi. Të gjitha këto me akses biometrik. 

- Prit, ia di shtëpinë ti? - pyeta.
- As ti s'e di? - m'u përgjigj.
- Dreq!
Ngelëm për pak në heshtje, derisa Saga tha: - Mund t'i përgjojmë telefonin.
- Saktë, fiks si ata manjakët, - ia ktheva unë.
- Kemi nevojë për masa të dëshpëruara, - tha ajo. Punë sekondash dhe kishim një hartë të Yorbisë Veriore, ku tregohej me një pikë pulsuese vendodhjen e Aidës.
- Bleik City. Por është...
- Çfarë? - u shqetësova.
- Kjo periferi njihet si një vend i keq, shkretë e i pabanueshëm.
- E ç'mund të kërkojë Aida aty?
- Nuk e di, - tha ajo duke shfryrë. - Ou... iku vendodhja.
- Si?
- Kam ndjesinë se është në telashe.

Shfryva pa ditur çfarë të mendoja. Dëgjoja vetëm të rrahura e zemrës, e cila sikur më ishte ngritur lart në grykë dhe po më merrte frymën.

- Prit, është ai përgjuesi në byzylykun e saj.

- I ke vendosur një përgjues? - u habit Saga. - Vëllai im kështu? Nuk e di nëse duhet të jem krenare apo të shqetësohem.

- Oh, mbylle! Të dy kemi nga një të tillë, - iu përgjigja unë.

Në GPS-në e makinës vendosa çipin në formë zinxhiri, që varej në byzylyk.

Tani kishim prapë vendodhjen e Aidës. Dhe përsëri na duhej të ndërmerrnim një aksion të rrezikshëm. Praktikisht, nuk e dinim ç'na priste.

- Je e sigurt që do të vish? - pyeta Sagën.
- Jepi gaz!
- Si të duash!

***

Brenda një ore arritëm afër destinacionit ku ndodhej Aida. Ishte një vend i futur thellë në pyll. Mendja më lunte lloj-lloj lojrash - sikur nga çdo moment do të më hidhej ndonjë drerë para. Gjithashtu, rrugës, shkelëm të gjitha kufinjtë e shpejtësisë që pamë. (Sh.A. Mos e bëni këtë!)
Sa më afër afroheshim aq më shumë bindesha që ky vend nuk ishte i shkretë siç pretendohej. Këto rrugë dukeshin sikur përdoreshin vazhdimisht. Kishte bishta cigaresh të hedhura kudo. Si dhe, shenja gomash dhe naftë në rrugë. Pa dyshim, i banuar.

Pas një pak pamë një derë gjigande të hekurtë, e cila na zinte rrugën.
Një gjë ishte e sigurt - po futeshim në strofkën e ujkut.

Familja e reWhere stories live. Discover now