31. Rrjeta e merimangës

31 1 0
                                    

Autor's POV

Në një cep të lagjes të braktisur  "Voher" të  Krahut Lindor, ishin parë dy djem të panjohur. Të dy rreth moshës 17-18.

- Austin pse jemi këtu, - djaloshi simpatik pyeti shokun e tij.

- Po, pres që Rudolfi të dali që sy, - u përgjigj tjetri.

- Patjetër duhet ta bësh këtë. Nuk është se na prishet ndonjë punë.

Diego praktikisht ishte tërhequr zvarrë nga Austini, pasi nuk e linte dot të bënte budallëqe vetëm.

- Emri im është Austin Armand Mitchen dhe unë nuk i duroj njerzit që të thyejnë betimet e tyre.

- Ndoshta ai nuk do të bashkohej me grupin tonë gjithsesi. Ndoshta këtu paguajnë sigurime. Gjithsesi, thjesht harroje.

Austini nuk iu përgjigj kësaj rradhe. Qëndronte fshehur duke pritur që shënjestër të kishte dalë dhe zona të ishte e lirë.

- Ma shpjego edhe një herë, - Diego fërkoi sytë dhe shtoi: - Me cilët po ngatërrohemi?

- Është kjo banda me emrin "Shkaba Vrasëse", a diçka e tillë.

Shoku i tij mori një shprehi krejt ndryshe në fytyrë. Trupi sikur iu nxeh dhe duart filluan t'i djersiteshin.

- Shqiponja Vrastare, - mërmëriti ai nënzë.

- Po, ajo, - thirri Austini. - E njeh?

Shoku i tij u përgjigj me një tundje të lehtë koke, por nuk foli, pothuajse sikur tema të ishte diçka tabu.

- Është një grup famëkeq që ka lidhje me krimin e organizuar në Yorbian Jug-Perëndimore. Merren me kontrabandë, drogra të jashtëligjshme, kumar, dhënie parash hua me interes të përjetshëm.

- Pra një grup gangosh, - tha Austini pa e çarë kokën, duke fërkuar hundën më pjesën e jashtme të pëllëmbës.

- Më dëgjova deri tani? Këta tipat janë gjëja e vërtetë. Është ndryshe nga grupet tona të shkollës, që luftojmë për t'u mburrur në konkursin e vitit tjetër. Për më tepër kam dëgjuar se kanë filluar të punësojnë Të Dhuruar dhe se shefi i tyre është i tillë. Nuk të shqetëson, apo të paktën të të habis ty kjo?

- Më habit më shumë nga i di gjithë këto?

Një re skepticizmi mbuloi fytyrën e Austinit. Nuk i ka dyshuar ndonjë herë shokët e tij, por me Rudolfin, pa përmendur këtu të tjerë, besimi i toj po krijonte krisje.

- Unë, - ndaloj për të marrë frymë dhe shtoi, - njoh njerëz. Nëse jeton në qytet, janë gjëra të ditura këto.

Notat e inatit në zërin e Diegos ishin të kuptueshme për Austinin, por kjo nuk do ta bënte të kthehej nga rruga.

- Nuk kam për t'u larguar deri sa të flas me të dhe t'i jap një grusht të mirë, - u përgjigj djaloshi flokëzi. - Por si fillim dua t'i jap një mundësi të kthehet.

- Nuk mendoj se ata pranojnë punëtor me kohë të pjesëshme, nëse është me ta, Rudolfi nuk ka për t'u kthyer më në shkollë. Pas shpërbërjes së grupit të tij të pëmëparshëm, ai nuk do të ketë më siguri dhe kush e di sa shumë veta do të jenë pas tij.

- Për këtë arsye i premtova se do të ishte i sigut me grupin tim, - tha Austini, - por nëse refuzon në këtë mënyrë është njësoj sikur të dyshoj në aftësitë e mia si Kryetarë dhe një nga Katër Demonët e Gabrielit.

- Po tregohesh kokëfortë tani, - mendonte Diego me vete. Edhe t'i flisje një muri, do t'i kthente fjalët të paktën. Po të ishte dikush tjetër këtu me të mase do ia mbushnin mendjen të largohej.

Austini i thotë diçka Diegos, i cili kur kthen kokën për t'i folur për herë të dytë atij, shikon që ai nuk gjendej aty.

Ose jo...

- Përse më merr... dreq!  me vete, kur largohesh i vetëm? - ia bëri i zemëruar Diego.

- Më duket vetja si ndonjë dado, - mendoj me vete Diego duke nxjerrë telefonin nga xhepi. - Do kem nevojë për dikë që ka mundësi të më gjurmoj.

E vështron për një sekondë, por pastaj formon një numër dhe i bie ziles.

Bip!

Bip!

Pritja po e brente për brenda.

Bip!

- Alo, kush flet? - u përgjigj personi nga ana tjetër e sinjalit telefonik. Zëri ishte i mbytur, si i dikujt që sapo është zgjuar.

- Nuk e shikon emrin kur dikush të merr? - ia ktheu Diego.

- Lëre se e mora vesh kush je. Ç'do që me-

- Austini po e bën përsëri, - e ndërpreu marrësi.

Një shfryrje u dëgjua qartë në telefon. Që nga toni dukej se nuk ishte në terezi. Në sfond nuk dëgjohej shumë zhurmë. Vetëm hapa këmbësh. 
- Çfarë po bën?

- Po ndërhyn aty ku s'i takon apo jo?

- Ë, - u përgjigj me një zë monoton. - Dhe të duhet ndihma ime që ta gjesh?

- E kuptove saktë; të punon truri më mirë pas gjumit në mesditë.

- Provoje të flesh më shumë edhe ti mase të ndihmon me problemin e çorientimit.

- Nuk jemi të gjithë tru-buf si puna jote që kujtohemi në orën 5 të flemë gjumë. Kush poston foto në FacePage të gatimeve të tyre, - u hakërrye i nxituar.

- Harrova si e ke kokën si çerdhe bufi.

Për hir të gjetjes së Austinit, Diego kapërtiu krenarinë e tij, nuk i shkoi pas fijes.
- Zënkat e fillores nuk i ke lënë, apo jo? Kemi një punë më të rëndësishme.

Toni solemn dhe i shqetësuar i Diegos ishte si një shuplakë që e zgjoi Donaldin përfundimisht.

- Mos duhet të marrim ndokënd tjetër? - pyeti shoku.

- Sa më pak aq më mirë, - ia preu shkurt Diego.

- Mirë e ke ti, edhe pse do të ishte më e thjesht të merrje Karinën. Por ajo ka shkuar me Eduardin për pushime.

- Pikërisht, - mendoi Diego. - Mendon se do të merrja ty nëse nuk do kisha mundësi të tjera.

Për një sekondë kishte një farë tensioni dhe askush nuk nxorri zë, derisa Diego theu heshtjen.

- Të erdhi vendodhja?

- 1 orë me makinë... në rregull për 15 minuta më ke aty.

- Më shpejtësinë maksimale 15 minuta?

- Mos mendon se jam makinë mund të punoj pa pushim.

- Shiko, - tha Diego më në fund, - kam për të dërguar vazhdimisht vendodhjen time që ndërkohë dhe ta kërkoi atë.

Pritja kishte për të qenë akoma më e tmerrshme për të. Vendosi telefonin në silence dhe ndoqi drejtimin e burrave që po gjurmonin deri në ato çaste.

Familja e reWhere stories live. Discover now