2. Është bërë gjë e vjetër

89 8 0
                                    

Të nesërmen, Bleik City

Aida's POV

Kur jetoja me çiftin Leiba udhëtonim shumë, por nuk kisha mundësi të eksploroja kaq imtësisht qytetet. Ky qytet, i madh dhe i ftohtë mund të jetë argëtues e plotë dritë kur ke njerëz të mirë për të të shoqëruar dhe për të treguar vende të mira si një restorantin e lezetshëm në lagjen " Visokë". U ulëm në një tavolinë në ambjentin jashtë. Hodha vështrimin dhe më zinte syri vetëm tavolina të mbushur me njerëz.
Përballë ndodheshin disa vajza afërsisht mosha jonë. Një familje po drekonte, ndërsa një çift të moshuarish po i vështronin me një pamje nostalgjike. Ishte qetë derisa një skenë e parashikuar ndodhi.

- Mos më prek me dorë, - bërtiti një nga vajzat përballë.

- U mërzit "madhëria juaj", - ia ktheu një djalë, i cili e kishte kapur nga dora. - Ej, mos shkakto ndonjë skenë.

- Ç'bëhet këtu? - pyeti djaloshi bjond me uniformën e kamarierit.

- Nuk është puna jote, - kërcënoi tipi me zë acarues dhe iu kthye vajzës duke e tërhequr pas vetes.

- Dëgjova një kliente të bërtiste, - ia ktheu kamarieri, - pra është domosdo puna ime.

Personazhi që iu bashkua skenës mori shkas nga veprimet e agresorit dhe i përdori ato kundër tij.
Ai tipi u plandos në tokë dhe disa shok të tij i dolën në mbrojtje. Kamarieri ia doli t'i shmangej të gjithë dhe nuk shfaqte asnjë shenjë lodhjeje. Një person që godet të tjerët në lokal, jo ndonjë gjë e veçantë, por nëse, ky personi është duke i mbajtur njëkohësisht duart pas vetes ndërkohë, e po imagjinoheni vetë.

- Largohuni që këtu përpara se të bëhet më keq për ju, - i paralajmeroj, - dhe mos guxoni të shqetësoni më asnjë vashës të pambrojtur.

- Faleminderit Donald! - Vajza i dhuroi një buzëqeshje.

- Gjithçka për klientet tona të shtrenjta.

< Prit pak, Donaldi.>

- Donald ti punoke këtu? - pyeta e çuditur, pashë një fytyrë të njohur këtu.

- Ah, Aida!

- Unë këtu e takoi Donaldin pas shkolle, - shpjegoj Austini.

- Nëse ke koh' për të flirtuar me vasha, dhe për të fol' me shokët e tu, pse nuk'e koh' për të punuar? - një zë i rëndë gruje me një theks jashtëzakonisht të veçantë qortoj Donaldin.

- Përshëndetje zonja Azura, - e përshëndeti Austini.

- Hë, Austin, qenke ti me vëllezërit e tu? - ndryshoi tonin e të folurit. - Po kjo goca kush është?

- Është shoqja jonë, - u përgjigj Donaldi.

- Me letra është motra jonë, - foli Austini. - Tani ajo jeton me ne.

- Këtë po e dëgjoj për herë të parë unë, - u habit Donaldi.

- Pra ësht' bonjake? - ajo më hodhi një vështrim nga koka tek këmbët.

- Mama, të lutem!

- Je shum' e dobët goca ime, - zbuti zërin e saj. - Kam për t'ju sjell specialitetin e ditës.

- Faleminderit zonja Azura, - tha Eliasi, - por nuk keni pse të nguteni.

- Ah Elias, por mos u shqetëso, - zbuti zërin përsëri. - Më thirr Ornela. - I shkeli syrin dhe iku në drejtimin tjetër.

- Je mirë Elias? - i foli Aleksi. - Nuk ke ç't'i bësh; mamatë të duan.

- Donald, ju nga Kamysi Perëndimore jeni? - e pyeta kurioze për theksin e veçantë të mamasë së tij.

Familja e reTempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang