38. Peek-a-boo

30 3 0
                                    

Para 50 minutash

Aida's POV

A doja të që të rrezikoja jetën? Jo, kush është ai që do.
A kam qëllime të rëndësishme për të përmbushur dhe për këtë duhet të fus veten në kësi situatash? Po dhe nuk pendohem. Të paktën këtë shpresoja të bëja. Nuk ka më të keqe se një jetë me pendesa.

Nuk ka më të keqe se një jetë me pendesa...

Tingëlloj si ndonjë xha plak me eksperienca nga jeta e tij e gjatë dhe e mërzitshme.

- Austin, duhet të hapësh derën, - e udhëzonte Rudolfi. Fuqia e Austinit i lejonte të shndërronte gjithçka që prekte në nivel molekular dhe t'i modifikohet sipas qejfit. T'i ndryshonte gjendjen agregate, temperaturën etj. dhe t'i jepte formë.

Nga ana tjetër djaloshi flokëzi lëshoj një pasthirrmë pohimi duke tundur kokën. Për çudi nuk kishte ndonjë diferencim potencial midis tyre. Dhe ta mendosh që Austini u ngatërrua me Shqiponjën Vrastare për të kthyer Rudolfin në shkollë me grupin e tij. Të paktën nuk shfaqin shenja armiqësie midis tyre. Edhe po të ishin, nuk do ta dija pasi nuk e kam parë kurrë Austinin të zemërohej. Ama, ai ishte më i qetë se zakonisht. Tmerrësisht i qetë!

Ku e kishte atë gjallërinë karakteristike? Për një djalosh 17-vjeçar do ishte e pazakontë, por është Austini për të cilin po flasim këtu, për atë qiell! Ishte i njëjti djalë që mund falimentonte mencën e shkollës; ai që mburrej se do bëhej më i forti i shkollës dhe që shqetësohet për familjen dhe shokët e tij.

Gjëja e fundit që mund të bëja si mikja e tij është ta lë vetëm. I duhej ndihma jonë.

Austini i ka një borxh atij tipit nga Shqiponja Vrastare, që na la të lirë dhe tani duhet ta ndihmonim që të kryente një grabitje ku do të asistonte edhe Rudolfi dhe Marku. Pse duhet ta ndihmonim në diçka kriminale?

Nuk e kuptoj rastësinë e gjithë kësaj dhe mua nuk më hiqej nga mendja biseda që pata me Xhuliusin në telefon.

E nxitur nga biseda me Jurin, unë e pyeta Zotin-Manipulator për arsyen e vërtetë pse zona e dyqaneve afër Krahut Lindor po mbylleshin. Në fillim nuk e pati me qejf të më përgjigjej. Ndoshta priste që ta lija shkollën dhe të merrja pjesë në grupin e tij partiak. Ai duhet të kuptoj që ne të dy kemi pikëpamje shumë të ndryshme nga njëri-tjetri. Nuk ka për të ndodhur. Për më tepër, unë nuk jam ndonjë gjeni që mund të bëhem e pasur duke lënë shkollën. Dhe ata që janë bërë të suksesshëm kanë lënë universitetin e jo gjimnazin.

Ai më përmendi se pronarët e dyqaneve, që mbroheshin nga Fiorioni (lideri i "Shqiponjës Vrastare") kishin frikë se mos Shqiponja Vrastare kafshonte më shumë seç mund të gëlltiste dhe faturën e paguanin të pafajshmit. Sipas tij, frika e tyre ishte deri diku e justifikuar, pasi ata po lanin një llogari kundër një sindikate të krimit të organizuar me emrin "Akrepi i Zi", në emër të Xhuliusit.

Nëse ata nuk fitonin, Shqiponja Vrastare shpërbëhej. Nëse kjo ndodhte, banda të tjera do të ngriheshin nga ferri për të terrorizuar Krahun Lindor. Frika më e madhe e banorëve do të kthehej në realitet dhe do vinte një "batakçi" akoma më i keq se Fiorioni për t'ua nxirrë jetën. Shefi i ri, zakone të reja. Fiorioni të paktën nuk i ngante bizneset e vogla. Ata kishin frikë se pas ikjes e Fiorit (nëse), nuk do të kishin një çadër të fortë për breshërin që do të binte.

Kushdo me mend në kokë do ta kuptonte që gjëja më e mirë do të ishte të mbledhje plaçkat dhe të ikje.

Por kishte shumë njerëz që nuk kishin ku të shkonin. Kuptohet! Krahu Lindor është zgjedhja e fundit për këdo. Megjithatë, vetëm atë vend kishin dhe atë quanin shtëpi.

Familja e reWhere stories live. Discover now