27. Mosbesim

28 4 0
                                    

Aleks's POV

Emri im ishte Aleksander Ludwig Mitchen dhe sot u bë dita, që po dëshmoj me sytë e mi një akt të dyshimtë (kriminal).

- Nesër ka për të ndodhur shkëmbimi, - tha një burrë me xhaketë qesharake.

- Kuptova, - tha bashkëbiseduesi i tij. Të dy ndodheshin vetëm një cep rrugicë më larg. Nëse do të dilja nga vendi im, do të më dallonin.

Dua të bëj sikur nuk kam dëgjuar asgjë dhe të kthehem në shtëpi, në "shpellën time".

Dhe e gjitha filloj në ditën që vendosa të dilja për qejf. Po pse duhet të shkoja në këtë anë të qytetit?

Krahu Perëndimor kishte hapur një park të ri lojrash.

Mbështeta dorën mbi mur dhe me sytë nga burrat e dyshimtë, ktheva këmbët për t'u larguar. Shpejt kuptova që trotuari i fortë me këpucët me mia me shollë të hollë nuk ishin çifti ideal.

- Çfarë kemi, këtu? Një mi përgjues?

Dëgjova një zë i ftohtë që m'i bëri duart të qulleshin në djersë. Dikush ishte pas meje dhe nuk e kisha ndierë.

Ndjeva që zemra më rrahu në ritme të pazakonta, ndërkohë që më vajti gjaku në fund të këmbëve.

Kthej kokën dhe shoh figurën të paqartë të një djali adoleshent me kapele. Ai mbante një shkop të madh, të cilin e vërviti në drejtimin tim. Kur u shmanga që mos të goditesha, shkopi më kaloi 5 mm larg hundës.

U detyrova të tërhiqesha për të shpëtuar nga djaloshi, por vetëm tërhoqa vëmendjen e disa të tjerëve.

- Kapeni! - u thërriti djaloshi burrave të dyshimtë duke treguar me gisht drejt meje.

I zbuluar dhe i vetëm, isha thjesht një shënjestër më e lehtë. Nuk kisha zgjidhje tjetër. Do të më duhej të mbroja veten.

Gjëja e fundit, që duhej të më në ato momente interesonte ishte një thirrje nga FSRT, ku lajmëronin për një të Të Dhuruar që kishte treguar fuqitë e veta në publik.

Maksimumi mund të më çonin në riedukim. Por këta punojnë në fshehtësi, prandaj nuk do të ishte në interesin e tyre të nxirrnin llafe.

Ata vinin njëri pas tjetrit dhe ishte pak e vështirë t'u largohesha, por bëra rrugën time jashtë rrethit të tyre. Të frikësuar se mos digjeshin, u larguan dhe nuk më penguan më, përveç njërit. Ai me shkop. Edhe pak centimetra dhe do të kisha vajtur pas yjeve të mëdhenj të muzikës. Jo... jo para se albumi i ri të arrijë 20 milion shitje.

Vrapova me sa më hanin këmbët në rrugët e vjetra e të ngushta. Ishin një makth i vërtetë dhe ata më ndiqnin akoma si qen zagarë.

Ndalova pas një muri për të marr frymë. Mushkritë e mia ishin dëshpërimisht në nevojë për ajër, ndërsa zemra më shkonte lartë e poshtë sikur nga çasti në çast do të shkulej nga vendi.

Instiktivisht ngrita kokën lartë. Pashë që retë, të cilat ishin grumbulluar. Nuk vonoi dhe pikat e para të shiut më ranë mbi hundë, mbi kokë. Fuqitë e mia nuk funksiononin në gjithë atë lagështi.

Duhet të dilja sa më parë që këtu.

- Të gjeta!

Bam!

***

Sa u zgjova hunda ime hasi aromën e lehtë të dheut pas shiut. Koka më vinte vërdallë, derisa rifitova sërisht vetëdijen.

Familja e reWhere stories live. Discover now