18. Qenush Papillon

32 5 0
                                    

Aida's POV

E para: nuk po përgjoja. Çanta ime ishte brenda dhomës. Unë isha ndodhur aty rastësisht në të njëjtën kohë që Diellori po bisedonte me Lianën.
E dyta! Pse dreqin Lian duhej ta përplaste krahun pas murit? Çfarë donte të më provonte?

- Shiko këtu, - tha ajo. Instiktivisht kisha mbyllur sytë dhe nuk kisha dëshirë t'i hapja. Dëgjova një kërcitje të fortë kockash dhe vetëm mund ta imagjinoja dëmtimin e Lianës.

- Hapi, - tha me të butë, - se unë për të të treguar ty e bëra këtë skenë.

Krahu i saj varej në mënyrë të palëvizshme dhe kishte pësuar qartësisht frakturë. Ajo zhveshi xhaketën e saj dhe kisha një pamje më të qartë të dëmtimit të saj. Parakrahu i saj kishte marrë një formë S-je të lakuar. Ajo që bëri më pas më ngeli në mendje, jo se ajo që kishte bërë deri tani ishte më pak e paharrueshme.

Aty ndjeva diçka. Një aurë e fortë, e cila  rrezatohej prej saj dhe shkarkohej në krahun e thyer. Mund të dëgjoja rilidhjen e kockës. Mund të dukej e pabesueshme dhe Kontrolli i Ajrit m'u duk i papërfillshëm përpara shërimit.

- Hopa, - tha ajo duke treguar një krahë të bërë si i ri. - E shikon. Je mes miqsh këtu.

- Paska Të Dhuruar kudo, - thashë.

- Jo të gjithë mund të mblidhen nga qeveria në kampe përqëndrimi me emra të bukura si "Akademi".

- Ke qenë ndonjëherë në një shkollë me konvikt? - e pyeta. - Qëllimi i tyre është të burgosin shpirtin e lirë të të rinjve. Të Dhuruar ose jo.

- Gjithsesi! - tha Diellori duke më kthyer shpatullat.

I paedukatë!

- Mua do të duhet të iki, - tha ai. - Faleminderit për të gjitha!

U përkul përpara nesh dhe u drejtua nga dalja.

- Edhe ti nuk duhet të rrish për gjatë këtu, - më tha djaloshi.

- Pse? - Toni i tij i zërit më futi të dridhurat në trup.

- As ti Lian dhe Juri, - na paralajmëroi të gjithëve.

- Çfarë do të thuash? Hë pra fol! - Theksi i saj i veçantë doli përsëri në pah.

- Ata që më ndoqën janë pas janë të përgatitur kundër Të Dhuruarve.

- Të qeverisë? Apo ndokush tjetër? - tha Lian me dyshim.

Ai uli sytë dhe kishte zor të përgjigjej. Shtrëngoi duart grusht dhe dridhej i tëri.

- Sa më pak të dini aq më mirë është. Nuk mendoj se... jo jam i sigurt se nuk kanë për t'u marrë me ju nëse mbani një profil të ulët. Të dhënat tuaja me janë fshirë me kohë. Jeni jashtë rrezikut.

Juri lëshoj një psherëtim në shenjë lehtësimi. Me cep të syrit pashë se si kapi unazën e varur në qafë si varëse.

- Gjithsesi mos harroni se vajzën e panë, - tha duke parë nga unë. - Ti je e Akademisë, prandaj nuk mendoj se ai mund të të shoh ndokund tjetër. Duhet të shkosh në shtëpi.

- Nuk e bëj dot këtë. - Shkova duart e  ftohta mbi ballin e djersitur.

- Si? Pse kështu? - u shqetësuan si Juri dhe Lian.

- Jam në një provë terreni dhe... Nuk kam tamam diku ku të rri?

- Hiq dorë më mirë, - më thirri Diellori. - Mos u thuaj fare për burrat me të zeza. Thuaj thjesht që nuk ja dole dot. Nuk kanë pse t'i vënë fajin një vajze të llastuar pse nuk ia doli dot në një qyttet të madh. - Qeshi.

Familja e reWhere stories live. Discover now