42. Alo!

75 4 1
                                    

Autor's POV (23:34)

Pas përplasjes së dy të rinjve me truprojën tinëzar, siguria në "Angel's Trumpet" ishte tundur që nga themelet. Ky i fundit gjendej i ulur këmbëkryq mes korridorit të katit të parë, ai që lidhte katin e dytë me dhomat private të klubit, ku klientët e zakonshëm mbylleshin për të qëndruar më rehat në privatësinë e tyre. Në këto dhoma ndodhen kamera të instaluara, por gjithsesi ruajtja e anonimatit së klientëve ishte mbi të gjitha. Për më shumë privatësi ata sugjerojnë katin e dytë, por janë pak më të shtrenjta dhe për një kategori e klientëve të përhershëm. Dhe nëse do të ishim në katin e tretë, ku ndodheshin edhe klientët V.I.P, kamerat shihnin punën e tyre, e jo të klientëve.

Askush nuk do të donte që të dilnin fjalë lartë e poshtë për ndonjë njollë në reputacionin e "Angel's Trumpet"; as pronarja e as vetë klientët. Godina ishte si pronarja. E ndërlikuar dhe me kthesa.

Shërbimi është i mrekullueshëm. Në banak mund të gjeje çfarëdo lloj pijeje që dëshiron. Kërkesat ishin të ndryshme, por lëngjet e frutave dhe e shoqëruar me "të zakonshmen" ishin më të kërkuarat. Pista e kërcimit dhe dhomat e veçanta janë të veçuara me mure të trasha dhe muzika e lartë zor se dëgjohet duke përfshirë edhe të bërtiturat e Anxhelikës. Kjo porosi ishte lënë me shumë merak arkitektes nga babai i Anxhelikës. Ashtu si edhe një grup truprojash, që ishin posaçërisht për mbojtjen e vajzës, ndryshe nga nga ata të klubit.

Ia vlen të përmendim se ata nuk kanë pasur një problem me minjt prej një viti. Shfarorësit, pavarëshit mendimit subjektiv të Kenzos, ishin profesionist në punën e tyre. Kjo dëshmohet në namin e mirë që klubi më të madh në tërë Bleik City mban.

Truproja kishte marrë pozën e lotusit dhe po "reflektonte" për gabimet e tij në punë.

Pas qortimeve të shefes dhe të tallurave të kolegëve të tij kishte nevojë të çtendosur vetullat e ngrysura, gjë që donte t'ia sugjeronte edhe të tjerëve.

Sa seriozisht që e marrin këta!
Po do kapen, si gjithë të tjerët.
Çfarë b-!

- Çfarë bezdije! - Një figurë e ngjashme me të iu afrua për të vazhduar mendimin e tij. Ai ishte rreth mesit të të njëzetave, i gjatë, edhe pse disa gishta më i shkurtër, me fizikë të ngjashëm me Kenzon, por më i vogël. Një nënqeshje qesëndie i përvidhej në fytyrë teksa skanonte kolegun me sytë e tij të jeshil, që rrinin të fshehur pas atyre kaçurelave bojëkafe.

- Këtë do të thoje apo jo? - pyeti miku i tij. Kenzo ktheu kokën nga ana tjetër dhe u përpoq ta injoronte.

- Do të thoja: "Çfarë barre!"

Bashkëbiseduesi i tij uli kokën në të njëjtin nivel me të Kenzos duke i zënë pamje. Buzët e tij mbanin akoma të njëjtën buzëqeshje tallëse.

- Çfarë do Diaz?

E dinte që nuk do t'i ndahej prandaj do i jepte vëmendje sa më shpejt që të ikte sa më shpejt.

- O Kenzo, bëjnë të gjithë nga Sia Lindore joga? - pyeti djaloshi më i ri.

- Ah, nuk e di. Po në Sia Perëndimore të gjithë pijnë Vodka?

- Ha! Vodka as nuk është pije nga Sia Perëndimore. Mendova se të gjithë ju ishit të zgjuar. Apo ngaqë je fëmijë emigranti?

Pyetjet ofenduese të njëpasnjëshme të kolegut të tij më të ri arritën ta nxirrnin Kenzon nga guaska e tij e meditimit.

- Së pari. - Kenzo harroi zërin e tij të brendshëm dhe iu lëshua Diazit me një ton prej inaçiu. - Familja ime është nga Ishujt Hon. Erdhëm, punuam ndershmërisht si gjithë të tjerët. E dyta. Nëse do të isha vërtetë aq i zgjuar nuk do të isha këtu me tym por e pashë cfare u ndodhte njerëzve të ndershëm. Dhe e treta, joga as që nuk është nga Sia Lindore, Zoti-autokton, është nga Bharati.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Jul 26, 2023 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Familja e reWhere stories live. Discover now