23. Tym dhe pasqyra

31 4 0
                                    

Autor's POV

Ishte një ditë tjetër në lagjet lindore të Bleik City. Të shkreta dhe pa pikë gjallërie.
Dielli ishte terrorist në këto rrethina. Bombardonte me rrezet e tij të arta duke shkatërruar sytë e atyre që janë mësuar ta shihnin dritën e tij vetëm nga ora 4 në 7 pasdite.

Më përpara Krahu Lindor nuk ishte gjë tjetër veçse një lagje e ndërtuar rishataz nga migrantët "klandestin" gjatë Krizës së Madhe, tre dekada shkuar. Për shkak të neglizhencës nga ana e autoriteteve pati një rritje të veprimtarisë kriminale në ato rrethina.
Kush pati fat, mundi të largohej; të tjerët... jo edhe aq.

Pasi panë që gjendja po përkeqësohej, autoritet u përpoqën disa herë ta "menaxhuar" situatën në vend. Operacione të ndryshme u bën për ta vënë në linjë, por nga fuqizimi që bandat kishin marrë dhe paaftësisë të policisë lokale për të ngritur armët kundër "bakshisheve". E po... thjesht u la me aq. Problemet nuk u raportuan më lartë dhe kush ngrinte zë... bashkohej me shumë të tjerë që e kishin tentuar.

Për sa i përket bandave, para 2 vitesh, ato u bashkuan nën emrin e "Shqiponjës Vrastare". Duket si një emër i sajuar nga ndonjë adoleshent që sapo kishte dalë nga pubertetit.
Ashtu është.

Fiorion Belnez. Tani ky emër ngjallë frikë kudo që përmendet.

E çfarë ka të frikshme tek ky djalosh? Adoleshentët në përgjithësi janë të frikshëm, lëre pastaj kur kanë fuqi mbinatyrore dhe një inteligjencë të lartë kriminale. Ishte çështje kohe para se të kontrollonte tërë xhiron e Krahut Lindor.

E gjitha falë takimit me Xhulius Bleik.

"Të Dhuruarit duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin. Kjo është e gjitha," i kishte thënë bamirësi i tij.

Por ai nuk ka qenë gjithmonë kryetari i Shqiponjës Vrastare. Jo. Ai e mundi Shefin origjinal dhe vendosi veten në krye, siç e kishte planifikuar që kur babai i tij vdiq gjatë një shkëmbimi zjarri. Djali i ngelur jetim, u fut në programin mbrojtës për Të Dhuruarit. E dërguan në një shkollë të mirë, ku zuri dhe miq. Mendja i rrihte vetëm te dita kur do t'i shkatërronte tërë farën e keqe të vuajtjeve që ata u kishin shkaktuar.

Kur Diellori u kthye në shtëpi, ishte mesi i natës. "Shokët e tij" ndoshta kishin ndaluar së e kërkuari. Nuk priste të shikonte asnjë fytyrë të njohur, prandaj mund ta merrni me mend habinë e tij kur hyri në apartamentin gjysëm të shkratërruar për të gjetur një figurë që mirëpriste.

- Diellor!
Figura doli nga hija. Nën dritën e zbehtë të llambës, mund të shihte fytyrën e personit që kishte përballë vetes. Nga ajo distancë mund të dalloje dy sy jeshil të thellë dhe një shprehje e mbushur me shqetësim. Flokët e verdhë i binin mbi ballin e lartë. I gjatë dhe i hollë, me trupin si të një maceje të egër.

Nuk kishte kush të ishte tjetër përveç shokut të tij.

- Fior, - Diellori nuk mundi të shtonte asnjë fjalë më tepër. Kishte shumë për t'i shpjeguar dhe kaq pak kohë për të vepruar.

- E paske fytyrën si dreq, - komentoi djaloshi flokëverdhë.

- E po fal, që nuk jemi të gjithë kaq të bukur sa ty.

- Lian të mjekojë? - pyeti.

"Kjo do të pasojë me një pyetësor", mendoi Diellori.

- Po, - u përgjigj tjetri. - Kur u ndamë u gjenda afër kafenesë së Jurit. Si ndodhin gjërat, një herë vajta për të të blerë pijen, herës tjetër...

- Mos e merr lehtë, - i tha Fiorioni me ton qortues. - Tani më thuaj. Mban mend ndonjë gjë nata e shkuar? Mos kurse detaje!

Diellori mblodhi tërë fuqitë e tija për t'u ulur në kolltuku. Pasi shtriu gjymtyrët e lodhura me ca zhurma kërcitëse, u përgjigj: - Vetëm që mezi gjeta diku të fusja kokën, pasi ata tipat më kishin gjetur shtëpinë.

Familja e reWhere stories live. Discover now