3. Tani sa më parë!

66 7 0
                                    

Spitali "Zemra",  Bleik City

Aleks's  POV

Gjymtyrët më dridheshin dhe muskujt më ishin mpirë, por gjeta pak fuqi sa për t'u ulur në një stol aty afër. Shtypa nr. e urgjencës, i cili i ishte Eliasit. Kjo do bënte që ai të vinte sa më shpejt. Në fund m'u desh që të dorëzohesha. Mallkoja nën zë nga dhimbja.

Sa ta shpif të jesh i pafuqishëm!

***

U zgjova nga vetvetiu dhe çdo gjë m'u rishfaq si një film me metrazh të shkurtër.

Ulur mbi një krevat të bardhë në një dhomë të panjohur, sytë sa vinin dhe mësoheshin me ndriçimin e dhomës. Arrita të dalloja më qartë objektet përreth. Një shandan që varej në tavan. Mobilje ngjyrë bezhe. Një palë perdesh që lëkundeshin nga era.
Eduardi, që qëndronte si statujë aty duke mbajtur në dorë një filxhan kafeje  me një panda të vogël të stampuar në të.

- Si ma bëre gjumin? - pyeti ai duke gjerbur një gllëk tjetër.

- Eduard... ku jam?

- Merre shtruar. Vëllezërit e tua në panik e sipër të sollën këtu. Fatmirësisht spitali i familjes sime ishte afër, - shpjegoi ai shtruar. E kisha pasur gjithmonë zili për atë gjakftohtësinë e tij karakteristike.

- Me fat, ëh? Prit, jemi në spital? Kjo ngjan si një suite hoteli.

- Është për pacientët që kanë nevojë për një qëndrim sa më të rehatshëm. Dhe dhoma e vetme e cila ishte e lirë.

- Nuk po ankohem, por më duhet të iki.

Kisha nevojë të dija se ku ishin të tjerët.

- Po patjetër mund të largohesh nëse mundesh? - më ktheu një përgjigje tërë ironi. Rrotullova sytë nga ana tjetër dhe u përpoqa të ngrihesha, por e kisha të pamundur ta bëja menjëherë.

- Po ata tipat ç'më bën? - pyeta.

- Duke gjykuar nga shenja që kishe në qafë. Të ka patën goditur me një armë elektrike. Eliasi më tha se ti u mundove ta telefonoje së paku.

- Sa kohë kam që jam këtu? - pyeta. Nuk kisha kohë për të humbur.
Eduardi u mendua pak dhe u përgjigj:
- Ke vetëm 1 orë.

- Unë po iki që këtej.
- Rrugën, të hapur e ke. Dera është nga ana tjetër, me që ra fjala.
- E di!

U bëra për të ngritur përsëri, kur Eduardi më doli para.

- U habita ca në fakt. Një armë normale elektrike, një Të Dhuruari me fuqinë tënde nuk duhet as t'i shkaktojë dëmin më të vogël. Ato armë ishin të dizajnuara enkas për Të Dhuruar.

- E kuptova edhe vet këtë.

Dera u hap dhe si një uragan i vërtetë, si një rrebesh i furishëm që nuk njeh asgjë, Austini u fut në dhomë.

- Aleks! Kisha frikë se mos do të më lije edhe ti!

I ishte hedhur Aleksit përqafe dhe me lot që i dilnin si ujëvarë, e përqafonte sikur jeta e tij varej nga kjo.

Familja e reWhere stories live. Discover now