8. Xhuliusi...

42 6 1
                                    

Eduard's POV

... është një trap egoist.

"

Kur bëra shkëmbimin midis meje dhe pjesës tjetër të grupit, e kisha planifikuar që Gentiusi të ishte aty afër. Ai mund të ngadalësonte kohën mjaftueshëm sa për të folur me... atë.
Dhe ja ku qëndronte. Përballë meje. Asnjë reagim kush e di, derisa ai vendosi t'i bënte me shenjë dikujt. Të gjithë u larguan duke bërë që unë dhe Xhuliusin të mbeteshim vetëm.

- Eduard, - tha ai. Nuk kishte ndryshuar pothuajse fare. I njëjti stil i dyshimtë mode, sikur të kishte ngelur pas në vitet e tij të shkollës. Vallë, dëgjonte nga ajo muzikë klasike dhe pinte verë në mënyrë dramatike sikur të jetë gjak?

- Xhulius.

- Mora vesh që je kthyer në shkollë. - Theu heshtjen. - E vështirë t'i shkëputësh lidhjet.

- Mbarova universitetin kur isha 16, më duhet të bëja diku praktikën. Por ti e di si është... apo jo? Nuk t'u desh të ndiqje asnjë universitet. U zhduke dhe puff...

- Më të shumtët e të sukseshmëve në botë nuk e njohin diplomën e universitetit, - u përgjigj ai. - Për më tepër mendoj se kam marrë një diplomë në astronomi padashje kur po lundroja në në internet. Më duhen edhe pak kredite për të marrë atë në Inxhinieri Softuerike...

- Ti bastard egoist, - ngrita zërin mjaftueshëm sa të dëgjonte.

- Kaq shumë për të qenë i sjellshëm me më të mëdhenjtë. Edhe unë gjithashtu, gëzohem të shikoj mirë!

- Zhdukesh krejt papritur dhe të gjej si koka e një organizate terroriste me një plan utopik...

- Më fal, mos do të bëhesh pjesë? - më ndërpreu. Kishte një zakon të keq, që nuk e lejon të jetë një qenie njerëzore për së mbari - nuk i lejonte të tjerët të mbaronin fjalën.

- Jo, - ia preva shkurt, - nuk më intereson. Ndoshta para ca vitesh mund të ma mbushje mendjen, por jo.

- Mirë. Kaq erdhe të më thoje? Nuk është se po ankohem, por kemi vite pa u takuar dhe seriozisht që lumturohem që s'ke ndryshuar shumë. Lidhem shumë pas kujtimeve; mund të më quash nostalgjik, vërtetë...

- Çfarë ke ndërmend të bësh, Xhulius? Ishte Aida pjesë e atij "Planit tënd të Parrëfyeshëm". Çfa-çfarë ishte e gjithë ajo?

- Nuk ke pse ta dish. Nuk ka rëndësi.

Toni i tij mbushej gjithmonë e më shumë me mospërfillje.
Mund t'i ndjeja shijen kafes që piva në mëngjes dhe nëse do të rrija më shumë ta dëgjoja, do të më shkatërrohej stomaku.

- Do një qetësues? - pyeti duke futur dorën në çep. - Janë të mirë për dhimbjen e stomakut.

"Jo."
Ai e la xhaketën.

- Po largohem, - thashë dhe shkëmbeva veten larg vilës. M'u desh të gjëja energjinë e tyre si fillim.
Arrita të transportohesha brenda makinës, e cila ishte në xhiro. Pasi u rehatova në secilën e ngushtë, dëgjova të njëjtin zë që përpiqesha t'i largohesha.

- Më bëj një nder dhe tregohu i mirë me Aidën. - Xhuliusi më komunikoj me telepati.
Rrezja e tij e ndikimit kishte marrë zhvillim të frikshëm. Herën e fundit ai mund të mbulonte vetëm një palestër.

- U impresionove? - Përpjekja e tij e suksesshme për të më acaruar ia kishte arritur qëllimit të saj. - Ky është rezultat i një jete stërvitje sidomos 7 vitet e fundit.

- E dashura ime mund të mbuloj një metropol të tërë po të dojë.

"

- Dhe u larguam, derisa na kapi policia. Pjesën tjetër e di ti, - mbarova me një frymë. Pasi i dhashë fund rrëfimit tim prita reagimin e Karinës. Nuk kishte lëvizur asnjë muskul të fytyrës, derisa u përgjigj me një të qeshur nën hundë.

- Vërtetë më quajte "e dashura"? - tha duke fshirë një lot fallco nga faqja i majtë.

- Dakord! Vazhdo qesh, se unë barsoleta po tregoj.

- Të them të drejtën nuk e prisja një kthesë të tillë. Motër e vëlla që takohen prej kaq shumë kohësh. - Ajo filloj të bënte ecejaket nëpër dhomë. Një ves i saj kur ka shumë mendime që i vinë në kokë njëherësh. Ndonjë ide për ndonjë libër të ri.

- Një gjë më çudit mua. - Ndaloi hapin krejt papritur. - Ti vërtet e ke që refuzove Xhuliusin?

- Që refuzova ofertën e tij për t'u bërë i shumëkërkuar? - këndova nota retorike. - Po.

- Por prapë, ai ngelet idhulli yt i fëmijërisë, - tha Karina.
Nëse më lejohet të shpjegoj se sa mirë më njeh mua do të filloja me situatë në të cilën jemi njohut. Baballarët tanë njihen si ortakët më të mirë të biznesit. Një drejtor spitali dhe një drejtor kompanie farmaceutike. Kur mamatë tona rranë shtatzënë në të njëjtën kohë, menduan se do të ishte bukur nëse do të kishte diçka tjetër që të lidhte familjet e tyre. Një arsye më shumë që ata të mos tradhëtonin njëri-tjetrin për konflikte interesi që mund të hasnin (jo domosdoshmërisht) në një të ardhme të largët. Prandaj na afruan së bashku që në moshë të vogël.

- Mund të mos më kujtosh? Ti e di që mua më pëlqen të kujtoj të kaluarën, aq sa dua të më urdhërojnë.

- Vetëm nëse më lejon të zgjedh filmat që do të shohim 6 muajt pasardhës, - tha ajo me një të buzëqeshur, e cila më kujtonte dhelprat.

- Dakord!

Rrashë dakord, edhe kur u kujtova se filmat e saj të preferuar janë të gjithë të zhanrit horror.
Kur ishim fëmijë asaj mund t'i kenë bërë vërejtje, kush e di sa herë, vetëm kishte një adhurim ndaj gjërave, që shumë të tjerë do i quanin "të pazakonta për zonjushat".

E mbaj mend momentin kur u takuam. Unë, 8 vjeç, që përpiqesha të përdorja fuqinë time për të zbritur një fole zogjsh nga pema pas oborrit të shtëpisë sime, ndërkohë që Karina më shikonte si dështoja.
Pastaj momenti kur u miqësuam...
Kur nuk isha tek "Gabrieli" më duhej të duroja mësime private nga "profesor të nderuar". Një herë mësuesi im privat mendoj të më qëllonte me vizore, kur po i ktheja fjalën dhe ajo përdori fuqinë e saj për të lëvizur librat, kapelen, si dhe paruken e tij në mënyrë që ta trembte. Babai im çuditej se pse mësuesit e mi largoheshin të gjithë të alarmuar nga puna.

Ditët kur familjet tona mblidheshin shpesh...
(Epo para se mamaja ime të largohej jashtë vendit kur e diagnostikuan me depresion për shkak të ngarkesës së punës...)
... prindërit tanë diskutonin për para dhe pushime, ndërsa ne...
Epo ne...
Ne na gjeje ose jashtë duke ushtruar operacione të pamiratuara tek bretkosat ose në bibliotekë duke lexuar libra që as vrasësësve serial nuk do t'iu shkonte në mendja të lexonin. Kryesisht mister, thriller, historik, mjekësor etj. E gjitha ishte pjesë e paktit tonë.
Ajo ishte aty për të më shpëtuar nga e mërzitura për vdekje, dhe unë isha shoku i saj i lojës që i tregonte gjëra të frikshme. Fëmijët e tjerë nuk na afroheshin shumë, por nëse rrinim bashkë askush nuk do të na shqetësonte me pyetje të kota mbi aspektin tonë psiko-social.
Edhe tani nuk ka ndryshuar shumë midis nesh, por nuk e di si do t'ia bënim nëse ndonjëri prej nesh të gjente vërtetë dikë. E dyshoj si mundësi, por nuk është kurrë e pamundur.

- E di çfarë? - më tha. - Zgjidh ti një film para se të fillojmë me listën time.

- Me ç'rast ky nder? - Sinqerisht ngela i habitur.

- Ndihem bujare sot, - u përgjigj.

Familja e reWhere stories live. Discover now