41. Një punë xhelatinoze

22 2 0
                                    

Aida's POV

Ajo që dëshmova me sytë e mi më pas ishte gjëja e dytë më e frikshme që kisha përjetuar në jetën time dhe paraprihej nga takimi i beftë me ariun-dhelpër gjatë eskursionit në pylli me klasën e prf. Arturit.

Shqeva sytë nga habia, gati pa frymë teksa shihja se si dy duar të çelikta goditën dy herë murin që shërbente si vendfshehje për mua dhe Austinin.

Një. Pluhur, cifla tulle dhe materialesh të tilla ndërtimi mbushën hapsirën tonë duke sulmuar sistemin tonë të frymëmarrjes. Austini ia dha një të kolliture aq të fortë sa nxorri rërë mjaftueshëm për të ndërtuar një kështjellë prej rëre.

Dy. Sytë tanë, që kishin kohë pa u ekspozuar në dritë, u terrorrizuan nga ndriçimi i fortë i llampave të neonit. Ngrita duart lart dhe mbulova kokën instiktivisht për t'u mbrojtur nga çdo lloji lëvizje që mund të ndeshja më pas.
Po i njëjti person (pronar i syrit që Austini për pak sa s'nxorri) shkuli një pjesë të madhe muri sa gjatësia e të dy krahëve dhe e hodhi tutje me një zhurmë që i përngjante bubullimës. Ndjeva se si dyshemeja nën këmbët e mia u drodh. Në renë e pluhurit mund të dalloja siluetën e një shtatëlarti gjigand. Dalëngadalë grimcat e holla  rranë përtokë dhe pamja u qartësua. Nën të dritat kaleidoskopike e të ndezura të korridorit dalloja kundërshtarin.

Ai ishte një burrë vigan tek të tridhjetat. Pasi shkundi pluhurin nga rrobat e tij, ai mbodhi mëngët e xhaketës dhe shqeu mëngët e këmishë së bardhë poshtë saj, kështu duke ekspozuar krahët e fryrë, ku dhe dukeshin damarët blu.

- E mo, Kenzo, - i drejtohej vetes, - në 20 vjet punë vetëm këtë nuk ke parë. A ia vlen paga që merr për shqetësimet?

Pasi tha këtë tip prezantimi, ai na pa duke nënqeshur. Sytë e tij të zinj ndiqnin çdo lëvizje tonën si të ishim ndonjë pre e zënë në çark.
Akoma nuk ishte bërë gati për të na sulmuar, sepse ishte shumë i zënë duke folur me veten dhe të shkundte rrobat. Përfitova nga koha për t'i folur Austinit. Patëm një bisedë të shkurtër në gjuhën e shenjave.

"Shko andej."

- Mendova se shfarorësi e kishte zgjidhur këtë punë.

"Po ti?"
"Unë këtej. E shpërqëndrojmë."

- Po kur ia lë në dorë të paaftëve... - vazhdonte monologun e tij ai.

Nuk mund të dëgjoja çfarë po na thoshte më, pasi dërgova një re pluhuri në drejtim të tij. Prej grykës së Kenzos dolën më pas vetëm të gollitura të ashpra e të thata.

Një. Shpërqëndrimi. I trullosur, ai nuk do të di kë të ndjek si fillim dhe fatmirësisht si unë dhe Austini jemi vrapues shumë të mirë. Këtë e kemi dëshmuar në shumë rrethana të tjera më të mira se kjo. Fuqia ime më favorizohet në shumë raste. Inati im i vetëm është që akoma nuk kam mësuar të ngre një person tjetër, përveç rastit kur përdor "Renë Eksprese". Ndoshta pas edhe një viti tjetër në akademi.

Shkunda kokën dhe përgatita një erë të shpejtë, që do të ndihmonte në galopin tim për jetë a vdekje. Nuk kishte siguri se ai zotëria do të na linte të gjallë, si përkundrazi kishte për të na eleminuar. Pa një, pa dy, ai shqeu murin dhe na u referua si "minj" sa na pa. Kenzo ishte një nga Të Dhuruarit e punësuar për mbrojtjen Angjelikës.

- Jo kaq shpejt!

Nuk kisha zë për të protestuar; dora e tij në grykën time e bënte të pamundur këtë. Një dhimbje therëse më kishte mbërthyer qafën dhe pavarsisht se pjesët e tjera të trupit i kisha të lira, nuk mund të përdorja fuqitë e mia.

Megjithëse më dridheshin nga tmerri dhe frika se mos këtu mbyllej rrugëtimi im, zgjata duart në drejtim të syve të tij, por ai më ngriti në një nivel prej së cilit gishtat e mi nuk i afroheshin as një milimetër. Me përpjekje të dëshpëruara përpiqesha të çliroja veten nga shtrëngimi mbinjerëzore i kundërshtarit, por Kenzo mendonte ndryshe.

Familja e reWhere stories live. Discover now