28. Dallgë të lehta në horizont

24 2 0
                                    

Austin's POV

Ishte një nga ato ditët e nxehta që e bënin një qen të nxirrte gjuhën jashtë. Për çudi ky është i njëjti krahasim që më bënin njerëzit pas një lojë të gjatë futbolli. Edhe pas shkollës më pëlqente që kisha mundësinë t'i takoja shokët.

Barto dhe Fil vinin më shpesh me mua në parkun "Suburban", i cili ishte ndërtuar së fundmi. I kishte të gjitha që nga fushat e tenisit, basketbollit, kalçetos, deri tek hapsirat për skejtbord. Por nuk ishte një vend për atë që e urrenin ngjyrën e gjelbër, pasi kishte shumë pemë, por që bënin hije të mirë.

- Kape, - tha Barto pasi më hodhi një shishe uji.

< A nuk duhet të thuash "kape" para se ta hedhësh?>

Djersë më kullonin nga bandana duke i dhënë buzëve të mija një shije të kripur. Derdha më shumë se gjysmën e shishes mbi kokë.

- Tani është bërë kohë për plazh, - tha Fil duke u plandosur në të njëjtin stol ku ndodhesha unë.

- Po. Them të marrim të gjithë. Do i shkruaj të gjithë. Shpresoj që Rudolfi të ketë mbaruar atë punën e rëndësishme që tha.

- Austin, ti nuk e di për Rudolfin?

Barto dhe Fili më panë sikur të isha rrëzuar me kokë nga një pallat 8-katësh dhe mbijetova. Histori e vërtetë.

- Çfarë duhet të di?

Shpjegimet e tyre thjesht më rritën dyshimet. Më ndezën trupin sa nuk mund të rrija më këmbë.

- Po thua që Rudolfi nuk është bërë më i gjallë që prej dy javësh?

- Nuk ke pse bërtet, por po, - u përgjigj Barto. - Ashtu është.

- S'është çudi që nuk i është përgjigjur telefonit.

- Austin po anashkalon pjesën kur ai është dyshuar për pjesëmarrje në një bandë kriminale të përbërë nga Të Dhuruar rebel.

- E dëgjova atë. Ai premtoi. Ai premtoi!

- Ku po shkon?
- Lëre, as ai vetë me siguri nuk e di.

I kisha thënë të bashkohej me grupin tim. Ai nuk pranoj në fillim, pasi ndodhej në grupin "Punë të Kryera", por pasi Dario u largua nga shkolla dhe grupi u shpërbë, mendova se ai nuk do të kishte kundërshtim. Ai më tha fjalën se do të bëhej pjesë e grupit tim sapo të fillonte shkolla, por ai nuk ka ndërmend të kthehet në shkollë.

Austini nuk e kishte kuptuar se deri tani i kishte rënë rrugës nga qendrat tek parku dy herë, duke kërcyer mbi pengesat, duke mahnitur kalimtarët e rastësishëm.

Nuk do ishte çudi sikur ndonjë rekrutues për yjet e sportit të vinte ta ndërpriste të fliste me të. Apo ndonjë nga qendra e psikiatrisë, siç ndodhi herën kur mendoj se ata kishin harruar ditëlindjen e tij në klasë të gjashtë. Arritën ta bindnin se nuk ia kishin harruar ditëlindjen, por ishin të zënë të përgatisnin festën. Premtuan se nuk do t'i mbanin asnjëherë asgjë të fshehur. Kjo ishte arsyeja pse ishte kaq i acaruar.

- Nuk kemi për të mbajtur asgjë të fshehtë më thanë, ki besim më thanë.

Ndoshta ka patur arsyet e tij; kjo e shpjegon, por kjo nuk e justifikon.

- Ku jam tani?

Dreq! Isha aq i humbur në mendime sa harrova fare se ku po shkoja. Fus duart në çep, por kapa vetëm një gjysëm pako me mente. Kontrollon kudo, por nuk më ndodhej as një pesëçe për të marrë një taksi, por mund të përdorja telefonin për të lajmëruar Ansonin të më merrte.

- Paskam bateri 70%! E dija që duhet ta kisha vënë në karikim dje, - u lumturova kot sepse pashë që nuk kisha sinjalë. S'kisha si të telefonoja shtëpinë.

Megjithatë mund të pyesja për disa udhëzime për rrugën.
Lagjia ku ndodhesha ishte e gjërë, me trotuar të prishur dhe rrugë të vjetra, ku vende-vende mungonin copa asfalti. Shtyllat e tensionit ishin aq  të shtrëmbëta sa askujt nuk do t'i shkonte në mendje se punonin.

Dhe nuk punonin; njerëzit këtu përdornin gjenerator.

Kjo shpjegonte jo vetëm shtetësinë e këtij vendi, por edhe përdorimin e saj so një vend i fshehtë mbledhjesh. Nga ato që mund të shikoja nëpër filma me gangsterë.

- Nuk do të habitesha po të shihja gangster prej vërteti këtej.

Qesha me vete, ndërsa kthehesha nga erdha, ose më saktë drejtimi, që mendova se ishte ai nga i cili erdha.

Dakord, po lë një shenjë këtu. Nëse e shoh përsëri, e pranoj kam humbur. Shtëpia do telefonojë prapë policinë dhe unë kam për t'u bërë tema e ditës gjatë mbledhjes të përjavshme të komisariatit tek kafeneja e Lolës.

- 🎶 Ja ku po shkojmë, ekipi i Austinit, ne gjithmonë luftojmë! Ekipi i Austinit, ja ku po shkojmë🎶!

Disa nota marshimi nuk bënin aspak keq, sepse hap pas hapi, më ndiqte pas një ndjesi të tridhurash. Frikë apo emocion, nuk e dija.
Pas disa minutash, shoh një X të madh. Ishte i njëjti që kisha gdhendur disa minuta më parë.

- Nga vëzhgimet e mia korrekte, kam konstatuar se: duhet të marrë një rrugë tjetër.

- Po thua se do ndodh pas dy ditësh?
- Po, duhet të lajmërojmë të gjithë me rradhë.
- Kaq shpejt. Dhe ta mendosh se sapo jam bashkuar me "Shqiponjën Vrastare".
- Nëse ke menduar se kjo punë do ishte fushë me lule, të mos ishe bashkuar fare.
- Mirë, mirë, vetëm mos u nxeh!
- Se ku mbi gjeni këta dhëmbëqumshtat!

Me sa dukej nuk isha i vetmi që kisha humbur. Këta tipat duke sikur kishin ngatërruar vit.

< Gangstera?>

Eca pak mbrapshtë dhe kurrizi më zuri diçka. Vendosa dorën dhe kapa diçka elastike. Kthej kokën.

- M...

- Mbylle dhe rri urtë, - më përshpëriti ndërkohë që dorën e kishte vendosur mbi gojën time. - Të dy vëllezërit më jeni njëri më budalla se tjetri.

- Ti je... Mars!

- E kam Mark!

Më pas e ktheu kokën nga drejtimi i atyre të tjerëve.

- Kanë ikur. Edhe ti duhet të largohesh që këtej, - më tha në dukje mospërfillshëm, por në të vërtet i shqetësuar.

U kthye i tëri nga unë, duart i kishte në çepa dhe më pa të keq më tha: - Mos vallë ti dhe Aleksi ndanim të njëjtin tru?

- Pse po e përmend Aleksin? Di gjë ai për ty? Dhe ata tipat? Përmendën "Shqiponjën Vrastare". Mos më thuaj se je ngatërruar me ata? Rudolfi gjithashtu!

- Shko në shtëpi!

- Nuk mundem, - u përgjigja.

- Pse, jo?

- Kam humbur rrugën, - pranova.

Më të njëjtën fytyrë serioze më pyeti: - Mos ti dhe Aleksi ndani ato dy qeliza të fundi nervore me njëri-tjetrin?

- Lëre atë tani!

Ai shfryu një psherëtim të thellë. Ngushtoj hapsirën midis nesh dhe më dha në dorë diçka që në dukje dukej si një pendë e flaktë blu.

- Thjesht ndiqe dhe ka për nxjerrë që këtu.

Ai u largua përsëri, por kisha diçka për t'i thënë.

- Di gjë nëse Rudi e bëri këtë vendim me dëshirën e tij?

- Dhe nëse them po...

- Thuaj që kam për ta kthyer mbrapsht, pavarsisht. Edhe nëse më dihet të përdorë forcë.

Ai nuk më ktheu përgjigje, por më përshëndeti me dorë, teksa u largua.

Familja e reWhere stories live. Discover now