37. Nuk duhet të rrija zgjuar deri vonë!

20 3 0
                                    

Uilliam's POV

Nuk ka pamje më panoramike se sa një projekt i shkuar mirë. Kisha dalë në ajër të pastër dhe arrita të tesoja motorrin tim të përmirësuar. Puna në orët e vona më shpërbleu. Disa alternime tek-tuk dhe kjo vogëlushe ishte në gjendje të shkonte nga 0 në 60 në 2.8 sekonda, pa kurrëfarë zhurme acaruese.

Në ato momente ndodhesha mbi një buzë të ngritur shkëmbi të kthyer nga qendra e qytetit. Një shkulmë ere frynte, duke më bërë të shtrëngoja fort xhaketën pas trupit dhe si natë vere që ishte, të shkonte e ftohura në palcë.
Brenda pak sekondash dielli u largua, duke ia lënë vendin natës. Mezi mund të dalloje ndonjë yll në largësi. I vetmi burim drite që mund të shihja ishin dritat e ndërtesave të qytetit, të cilat fekseshin në errësirë.

Një qetësi, e cila prishej herë pas here nga automjetet që kalonin nga kjo rrugë, por gjithçka tjetër në rregull.

Bzz! Bzz!

Kaq e pati dhe qetësia; ndjeva një dridhje në xhaketë që paralajmëronte se një një tingull i mprehtë elektronik, do të ma shkatërronte mbrëmjen.

Kontrollova në çepin e majtë të xhaketë, por nuk binte ai telefon. Ishte ai i brendshmi. "Telefoni i urgjencave". Në fakt as telefon nuk ishte; i përkiste kohës së dinosaurëve. Kishte të mirë që mund të dërgonte mesazhe edhe pa sinjal, me anë të një IP tjetër.

Ia kam mësuar Sagës, por shprespj që ajo të mos ketë harruar. Mund të dërgoje vetëm mesazhe të shkurtra pa asgjë tjetër shtesë. Ishte i padobishëm në të gjitha rastet, por më ka ndihmuar njëherë për të gjetur Sagën, kur ajo kishte ngecur në bodrumin e shtëpisë së vjetër.

Bën mirë që të jetë çështje jetë a vdekje!

Picërroj sytë për të parë më mirë ekranin e ngushtë dhe lexoj, "505."

.
.
.

Pse duhet të kem të drejtë vetëm në rastet e këqija?

Nuk e mbaj mend kur ishte hera e fundit që Saga më kishte dërguar një sinjalë për ndihmë?

Ah, po!... Ishte me atë hundështypurin që ishte fiksuar keq me të. Kishin ngatërruar edhe Aidën me atë mesele. Jam i gëzuar që gjithçka u mbyll mirë në fund, por Sagës iu desh të qëndronte në "Gabriel Akademi". Asaj filloi t'i pëlqente të punonte si psikologe dhe tani do të vazhdojë akoma.

Merret me problemet e botës kur nuk zgjidh ato të vetat. Është shumë e mirë për të fatkeqësinë e saj. Edhe pse pak e nxituar dhe kokëbosh, motra ime meriton gjithë botën.

Pa vonuar më, hapa GPS dhe e lidha me gjurmuesin që i kisha vendosa tek "telefoni i emergjencës" së Sagës. Një, dy, tre...

E gjeta!

Ndërkohë i erdhi radha e provës së vërtetë: "A mundet, vallë, që motori im të arrijë nga këtu tek 'Angel's Trumpet', përmes trafikut brenda më pak se dy minutash?"

Për të mirën e të gjithëve, bëj mirë. Ai vend nuk ngjason aspak me emrin e vetë. Është më shumë si "Strofka e Djallit".

***

Saga's POV

Pas një momenti shokimi, të bërtiturat e çuditura të Anxhelikës më përmendën, si të isha kthyer nga një gjendje e përgjumur.

Dy figurat misterioze u bën më të qarta për t'u identifikuar.

Anëtari i Komisionit të Disiplinës dhe shoku i Aleksit, Mark Adersen.

Familja e reWhere stories live. Discover now