15. Të dashur klient...!

32 6 2
                                    

Aida's POV

Të rinjtë e tavolinës ku po shërbeja m'u dukën rreth moshës sime, maksimumi 3 vite më të mëdhenj. Kur po u kaloja afër rastësisht më erdhën disa fjalë nga biseda e tyre:

- Po ty? Vërtetë të futën tek "Shqiponja Vrastare"?
- Kur panë se nuk bënin dot pa mua, m'u lutën që t'iu bashkohesha...

- Përshëndetje, çfarë doni të merrni?

Sa u vonuan ata kisha kohë t'iu hidhja të gjithëve nga një vështrim. Djali më afër meje kishte flokë me fije të lyera në të gjelbër si presh, që mbaheshin nga një bandana blu, dhe më pas vinin dy shokët e vet, me një stil të ngjashëm, por asgjë të shqueshme. Dy vajzat e tjera m'u dukën pak të njohura, por s'dua shumë e sigurt.

- Zoçkat tona si fillim, - tha njëri prej djemve duke iu drejtuar vajzave.

- Diçka të lehtë donim të merrnim, - tha vajza e parë duke e kthyer menunë tek pijet dhe ëmbëlsirat më të shtrenjta.

- S'keni nevojë fare, - u përgjigj njëri prej djemve.  

- Merr të parën që fillon me shkronjën L, - i tha shoqja e saj.

- Merre me nge, - i thoja me mendje. - Kam kohë.

- Atëherë, një "La Cocoa".

- E dyta që fillon me E, - vazhdoi lojën.

-... një "Ehotica" dhe...

- E treta që fillon me K,

- ... dy Kreme, - përfundoi ajo me një vetëbesim të paskrupullt. I kishte rënë me sëpatë tek produktet më të shtrenjta. Kisha idenë se vajzat e dini çfarë bënin. Më erdhi keq pak për djemtë, por keqardhja u largua menjëherë.

- Po, diçka tjetër? - thashë duke shkruar  në bllokun e vogël të shënimeve. - Ju djema?

- Numrin tënd? - tha njëri duke u ngëdheshur.

- Nuk është në menu, - u përgjigja dua thashë. - Kur të vendosni, nëse do porosisni, thërrisnin një nga stafi jonë për të marrë porosinë.

U largova para se të dëgjoja thirrjet e tyre të pakënaqura.

- Ta la thatë fare, - tha njëri prej tyre. Nuk e kishte idenë se pa vetëdije i kishte ndezur djalit tjetër një inat të brendshëm.

- Aida, - më tha Keli. - Ishe njëshe. Ke punuar ndokund më parë?

- Jo në fakt, - u përgjigja. Por ç'është e drejta kam ekperiencë me karakteret e vështira.

- Vetëm kujdes, - tha ajo duke më dorëzuar porositë. Ëmbëlsirat dhe pijet e porasitura ishin në numër të limituar prandaj i kishte gati.

- Pse? - ndalova dhe pyeta. - Ndonjë arsye e veçantë?

- Ta them pastaj, - u përgjigj ajo. Duart nuk i rrinin në një vend dhe fytyra i kishte marrë një mimikë të turbulluar.

- Pijet dhe ëmbëlsirat, - thashë me një buzëqeshje profesionale, që nga një sy i stërvitur ishte e pamundur të quhej e vërtetë. Por sa mund të kuptonin konsumatorët tanë të dashur?

- Se që pari nuk m'u përgjigje, - filloi ai të më fliste. - Si thua ta lësh punën dhe të argëtohesh me ne.

Më ishte drejtuar me një ngërdheshje e inatosur dhe kokëforte.

- Po ti lëre, - tha një nga djemtë, - ndoshta ka nevojë për punën.

- E sa para mund të marrësh në orë me këtë punë?

Familja e reTempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang