Pjesa 1

524 22 9
                                    

Vjesht.
Kreha floket perballe pasqyres, i hodha nje shikim vetes me urrejte te floket, buzet, hunden, dhembet e ndare, mjekren, serish floket qe i urreja me shume, pershendeta Dumbon qenin tim gjumash qime zi, kyca deren dhe u derdha ne rrugen te shtruar me zhavorr me gure zalli.
Teksa ecja me xhup ngjyre ushtarake mbi supe pa futur krahet neper menge, ndeza nje cigare qe e kisha dredhur mbreme bashke me disa te tjera.
Shiu nuk kishte shume qe kishte reshtur se reni dhe qielli pak nga pak po kthjellohej e ne disa hapsira resh, dalloheshin yjet qe shkelqenin bashke me Henen.
Frynte nje fllad i ngrohte jugor i paster, qe te mbushte mushkrite me ajer e nuk te ngopte se marri fryme.
Trotuari me pllaka me vrima e tek tuk me cepa te thyer, ishte mbushur plot me gjethe te lagura verdhacake ne forme pellembe.

Kishte kaluar kohe qe nga hera e fundit qe kisha shkelur ne trotuar te lagur, pothuajse dy muajt e fundit nuk kisha vene kembe ne trotuar te lagur, i urreja rruget e lagura, pllakat e lagura qe te laparosin pantallonat kur i shkel e te qellon ndonje pllake e levizur, urreja ajrin e lagesht, shtyllat e lagura, muret e lagura, njerzit me cadra ne duar qe sa nuk te nxjerrin syte me telat e tyre kur te kalojne prane.
Ditet dhe netet kur binte shi, ulesha para tavolines dhe shkruaja, hidhja nje batanije mbi supe, ndizja ngrohesen dhe e vendosja para kembeve dhe shkruaja deri ne oret e vona te nates. Edhe pse vdisja ftohtit nga gishtat sepse ngrohsja nuk me ngrohte aspak, sepse Dumbo i dilte para ngrohses dhe pengonte qe i ngrohti te vinte nga une, madje edhe kur e largoja, duhej ta terhiqja zvarre bashke me qilimin dhe prap vinte e shtrihej ne te njejtin vend.

Shiu lag shume gjera, rruget, telat e korentit, shtyllat, tjergullat e shtepive, tullat e tyre, por ekzistojne njerez qe e kane shpirtin me te lagur se cdo tulle e tjergull qe gjendet ne qytet.
Ate nate vjeshte, kisha vendosur te thyeja monotonine, zakonin per te mos dal kur ka rene shi, doja te ndjeja lageshtine e ajrit, aromen e rruges te lagur, te lekures se pemve dhe gjetheve te lagura, te barit te lagur, te tullave.
Te shikoja njerez me cadra nga ngjyrat me te ndryshme, ndonje vajze me floket e njomur e me rrobat e ngjitura pas trupit, por edhe te pija e te dehesha si mos me keq ne ndonje bar.
Perplasa kepucet fort ne pllakat ngjyre hiri te trotuarit dhe u ngjita ne urban.

Ora shenonte pothuajse 19:00 dhe urbani ishte si mos me keq plot me njerez.
U mbeshteta dhe po qendroja ne kembe duke shikuar nga pertej xhamit ku kalonin makinat duke lene nje njolle drite qe te verbonte syte.
Dritat e neonave te rruges mbeteshin mbrapa bashke me dritat e cigareve te kalimtarve.
Per nje moment humba ne mendime dhe rreth meje u zhduk gjithcka, zhurma e njerzve ne autobuz, borite e trafikut, zeri i fatorinos qe pyeste disa here Bilete apo Abone.

U ktheva mbrapa ne kohe, kur prinderit ishin ende gjalle dhe une isha nje femije, qe qendroja prane zjarrit dhe degjoja babain qe me fliste per kohen e komunizmit, me tregonte per te mirat dhe te keqiat e asaj kohe.
Shikoja syte e tij ngjyre bojeqielli, mjekren e tij qe kishte filluar te zbardhej, buzet qe here pas here shtrengonin filtrin e cigares dhe nxirrnin shllunga tymi.
Ndersa ime me gatuante darken mbi stof dhe bente centro me grep ne cdo pushin ndermjet trazimit se gjelles.
E ema e Dumbos flinte pas zjarrit po aq dembele dhe gjumashe sa edhe i biri. Dhe ndjeva mall per kohen kur isha i lumtur, ndjeva mall per historite qe im ate me tregonte dhe me acaronin aq shume, per keshillat e tij, per zenkat me time me pse nuk shkoja ne shkolle dhe shtiresha si i semure, per zenkat me shoket e klases, per ndeshjet e futbollit qe benim pas shkolle te ndare ne dy skuadra armike perjete Barcelona- Real, ndjeva mall per ate plakun qe na merrte topin kur kalonte ne bacen e tij dhe na e shponte me mbledhesen e barit.
Atehere fytyra me buzeqeshte, buzet, syte, shpirti. Atehere nuk kisha nje shikim te eger dhe fytyre nevrike.

  - Lek apo abone? Degjoj fatorinon qe me bertet prane veshit.
Kthej koken dhe per pak sekonda e shoh ne syte e tij te futur thelle ne fytyre.
Nxorra disa monedha dhe ja jap ne dore, duke e urryer qe me nderpreu ate udhetim ne kohe, ku per pak sekonda kisha serish gjithcka dhe shpirtin e kisha bosh, e jo plot zhgenjime, trishtim, dhimbje dhe vetmi.
Te jesh i rritur ta shpif, mendova ne ate cast dhe ktheva serish koken per nga rruga, neonat qe iknin mbrapa, makinat linin njollen e dritave pas, me pas zona te pandricuara, serish neona, makina. Mbylla syte dhe doja te rifilloja kujtimet pikerisht aty ku me nderpreu fatorino.
- Ej Erman, pershendetje, degjoj nje ze me therret ne emer. Pas pak nje dore me rendon ne sup...

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now