Pjesa 16

66 9 0
                                    

Duart e tij dukeshin te ashpra, te forta edhe pse dridheshin si mos me keq.
Per nje moment imagjinova veten ne vend te tij, sikur nje dite te perfundoja ne te njejten menyre, a do e perballoja dot!
  - Ndoshta fus hundet, por me ka bere pershtypje dicka ne lidhje me ty, - i them teksa ndez cigaren ne kunjen e shkrepses, flaka e te ciles perkedhelej nga era.
  - Me thuaj.
  - Eshte e dyta here qe te shoh ketu, ne te njejtin vend, madje heren e pare per pak sa nuk u zume.
  - Jane disa gjera, njerez, momente, qe nuk te ndahen nga shpirti dhe duhet t'i presesh thjesht per t'i jetuar per pak sekonda, ose per t'i pare per pak sekonda ose edhe per t'i kujtuar, keshtu mund te ndihesh si dikur kur shpirti te gurgullote nga lumturia. -  Foli ai teksa shikonte ne katin e 4 te pallatit.
  - Pra ti cdo nate pret? -  e pyes duke kthyer edhe une koken nga kati i katert i pallatit.
  - Cdo nate. Gjysma e jetes iken duke pritur, ndersa ne thelb e gjithe jeta iken duke pritur, disa presin dike, te tjere lumturine, te tjere suksesin, realizimin e endrrave por gjate te gjithe kohes, cfardo qe te bejne, presin edhe vdekjen e cila, eshte e vetmja gje e sigurt qe nuk harron te vije. Njerzit harrojne te kthehen, momentet duhet t'i jetosh per sa i ke ndryshe nuk e di nese perseriten serish me te njejtit njerez, ndersa kujtimet mbeten dhe presin bashke me ty.  - Tha plaku me nje ton zeri melankolik dhe me pas buzeqeshi.
  - Jemi te detyruar te presim atehere, - shtova pas tij dhe ai tundi koken duke pohuar.
  - Atehere do presim, - vazhdova dhe me pas i urova naten e mire.

Kur u ula ne bar u kujtova se nuk e pyeta cfare po priste, pervec vdekjes qe ishte e sigurte.
Ktheva disa gota te shpejta, si i uritur per pak zhdukje nga realiteti dhe pija filloi te veproje me shpejtesi. Gjithcka filloi te me rrotullohej dhe per dreq nuk po qendroja dot me as ulur.
Plaku kishte te drejte, te gjithe presim, por une nuk po prisja asgje dhe kjo ishte gjeja me e keqe, eshte e tmerrshme te mos kesh ke te presesh apo cfare te presesh.

U ngrita nga kolltuku dhe dola ne rruge, e cila ishte komplet e boshatisur, madje as plaku nuk gjendej me ne vendin e tij.
Teksa ecja ne trotuarin e boshatisur ndermend sillja qukaloshen piktore, qe here pas here me merrte kohe duke e menduar, madje edhe ne shtrat me vajzen qe as emrin nuk ja mesova, ne cdo puthje imagjinoja buzet e qukaloshes Ester.
Ajo vajze me kishte pushtuar aq keq sa e urreja ne nje fare menyre.
Duke ecur shikoja yjesine e Kasiopeas, e cila qendronte ne qiellin e paster e te cilter te asaj nate dhjetori.
Per nje moment,  ylli i fundit i bishtit te saj shkoi pas nje pallati te cilit po i afrohesha, me pas i dyte dhe i treti e sa me shume afrohesha vija re silueten e nje femre me floke te leshuar, qe qendronte ne ballkonin e katit te katert.
Ne dore mbante nje cigare dhe dukej kompletesisht lakuriq edhe pse dukej vetem silueta e saj e erret. Duart i kishte mbeshtetur ne parmakun e hekurt te kangjellave, ku qendronin te varura disa vazo me lule.
Kur isha poshte ballkonin, ajo thithi fort cigaren dhe e leshoi poshte ne kembet e mia e me pas hyri brenda...
Nuk isha ndjere kurre me pare aq vetem dhe aq i trishtuar sa ate nate, nje peshe e rende per shpirtin te jetosh pa nje arsye, te jetosh thjeshte per inerci dhe une jetoja, jetoja vetem per inerci, pa arsye, pa pritur dicka, dike!...

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now