Pjesa 31

69 7 0
                                    

Ky vend me kishte shtrenguar aq fort sa nuk me ikej nga ketu, pavarsisht se ishte nje vend me plot te zeza, isha mesuar te isha i shtrenguar dhe i perqafuar nga keto te zeza, papunsia, mentaliteti, njerzit qe nuk shikojne punen e tyre, shoqeria qe po degradonte cdo dite e me shume, menyra si jetohej ne kete vend ma shpifte por dicka nuk me leshonte qe te ikja dhe nuk e kuptoja se cfare ishte, njesoj si me keto ditet e fundit, kur isha njohur me Qukaloshen Ester.

Me pelqenin aq shume femrat, bukuria e tyre me magjpste, gjokset e behshem, fythrat e bukura, te pasmet, kofshet, epshet, cdo gje e nje femre me terhiqte pas si nje cope mishi nje qenush te vogel, por kohet e fundit kisha pasur mundesite te kisha te tilla femra, Gersa Stefani ishte nje nga te tilla femra, qe vetem nje dite me pare e kisha hasur por prap nuk me terhoqi asgje rreth saj, as bukuria e fytyres se saj, as gjoksi perfekt dhe i mbushur, as trupi i holle dhe i bukur, as gatishmeria e saj per tu futur ne shtrat, e njejta edhe dite me pare me nje tjeter femer dhe zbehja e ketyre cilsive qe shikoja te nje femer kishte filluar qe kur nisa te njoh tamam Qukaloshen Ester, syte e saj qe dukeshin sikur brenda tyre fshihnin nje dyzine me histori qindra vjecare, buzet e thata prej te ftohtit, memyra si shikonte, si fliste, si qendronte, kishin shkatrruar ne syte e mi kendveshtrimin ndaj femrave.

E kisha pasur jeten nje top me fije leshi te mbledhur, e ndersa tani ishte bere nje lemsh i vertete si te kishte luajtur nje mace mistrece me te.
Libri, Franca, Ester, Gersa, jeta e meparshme, e ardhmja dhe koha qe po ikte dhe une nuk dija ende se c'kisha bere me jeten time.
Kisha nevoje te qetesohesha dhe te merrja mendimin e dikujt, por miq nuk kisha, nga te afermit isha larguar prej kohesh, i vetmi person qe me erdhi ndermend ishte Ester, por nuk kisha ku ta gjeja, nuk kisha asnje adrese apo numer telefoni.
I vetmi vend ku mund ta gjeja ishte Bar Paiadina ne rrugen Myslym Shyri.
Rruget e Tiranes nuk ishin me te gjalla si dy muaj me pare ne Vjeshte, njerzit ishin te mbeshtjellur me shalle e xhupa, ecnin fytyre vrenger si te ishin vete dimri.
Pemet ne rrugen Myslym Shyri qene zhveshur dhe dukeshin si duart e nje shtrige me gishta te holle, qe ngatrroheshin me njera tjetren.
Plakun qe qendronte buze pemes kisha kohe qe nuk e kisha hasur me deri ate dite, kur ne nje shtylle plot me lajmrime te vendosura njera mbi tjetren, dallova foton e tij te postuar ne nje lajmerim vdekje.
Ndalova aty per nje moment dhe arrija ende te degjoja zerin e tij ne vesh qe me thoshte se:
"Ne jeten e jetojme duke pritur dhe e vetmja gje e sigurt qe nuk harron te vije eshte vdekja, njerezit harrojne"

Me kapi nje ndjesi e thelle trishtimi aq sa ndjeva trupin te me mbushej plot kokrriza nga kujtimet qe me vershuan neper mendje.
Ndersa drejtohesha per ne bar Paiadina, ne mendje me erdhi im ate dhe arrija te degjoja zerin e tij, "Ik, mos qendro me ne kete vend ndryshe do te haje si c'na hengri brezin tone" keshtu me pati thene nje here kur ikjet per ne itali dhe greqi u ben ne mase.
M'u kujtuan heret kur ai ulej tek shkallet, ndridhte nje cigare dhe me pas qendronte aty ndonjehere edhe me ore duke menduar kushedi cfare.
  - Nje dopio nga e perhershmja, - i them kamarierit qe po afrohej.
Ai tundi koken ne shenje pohimi.
  - Me sill shishen me mire, - i them teksa ai largohej, i cili ndaloi per nje moment dhe me pa se mos ndoshta ndryshoja mendje.
  - Te pahapur! - i them dhe me pas largohet.

Teksa pres shishen te vije, syte me shkojne nga nje e grua, e cila po shtynte nje karroce te mbushur me cokollata, paketa dhe lloj e lloj gjerash.
Ishte mbuluar me nje xhup te grisur vende vende nga ku i kishte dale edhe pambuku i terhequr, nje pal kepuce qe i binin te medha dhe nje pal tuta te cilat i kishte mbeshtjellur me corape ne fund te kembve.
  - Nuk do te mungoj asgje sa te jem une gjalle, - me kishte thene nje here ime me dhe kurre nuk me mungoi ndonje gje, kurre, sa ishte ajo gjalle.
Kamarieri me vendosi shishen ne tavoline dhe me pas terhoqi larte tapen e saj, e me pas u largua.
Dy gotat e pra i ndjeva te me percellonin ne kraharor, me pas me dukej si uje me shije konjaku, i cili ikte poshte ne cdo gllenjke dhe nuk ndjeja asgje, vecse nje ndjenje trishtimi qe po me shkerdhente shpirtit totalisht fort....

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now