Pjesa 11

88 9 2
                                    

30 Nentor.
Kishin kaluar dite qe nga hera e fundit kur shikimi me ishte perplasur me shikimin e vajzes qukaloshe.
Gjate ketyre diteve, ne mendjen time ende mbreteronte imazhi i saj, ne mengjes, ne mbremje, ne endrra, ne shkrime, ne kafene, kudo gjendej ajo.
Per fat te keq nuk e kisha pare me ne bar Paiadina dhe nuk e di pse kisha nevoje ta shikoja fytyren e saj te nevrikosur e te embel njekohesisht, shikimin e eger, buzet qe me siguri krijuesi ja kishte bere me aq kujdes, sa i ishin dashur me shume se gjashte dite, madje do kete punuar edhe te dielen per te krijuar buzet e saj, pa marre parasysh pastaj tiparet e tjera.
Ne nje fare menyre me mungonte edhe pse e kisha pare vetem nje dite.
Ne mendjen time po ndodhte dicka, po levizte dicka.
Ishte krijuar nje gjendje lufte mes tre personash, vajza ne rrugen Myslym Shyri me silueten e saj ne erresire dhe me prekjen e ftohte, vajza qe Dumbo desh e mori ne qaf dhe qukaloshja ne bar Paiadina.
E para me trupin e bukur dhe epshin qe percillte te une, qe krijonte deshiren per t'u terbuar mbi shtrat, mundohej te mbyste te dyten qe ishte vetem nje mister ne mendjen time, ndersa te dyja perpiqeshin te hidhnin nga froni qukaloshen qe mbreteronte dhe kishte zaptuar mendimet e mia.

Per dite me radhe teksa shijoja qetesine ne bar Piadina, syte me qendronin vetem ne hyrje te barit, se mos ndoshta ajo do futej duke shtyre deren me kembe, do ulej ne nje vend prane meje, do shpaloste fletet e bardha dhe do zhgarraviste aty nje zot e di se cfare, ndersa une do e shikoja e me pas do gervishtnim njeri tjetrin me fjale ironike.
Ne te njejten kohe ndjeja dhe deshiren per te shikuar serish syte e saj dhe fytyren plot quka, por ndjeja edhe friken per te perplasur shikimin me te.
I kam frike shikimet, nga shikimet nisin te gjitha, zenkat, dashurite, pasionet dhe me pas krijon ndjenja per to, per disa urrejtje e per disa te tjere dashuri.
I kam frike shikimet sepse njerzit behen te rendesishem me pas dhe njerzit e rendesishem i kam akoma me shume frike, lendojne tmerresisht shume.

Dhjetori po trokiste dhe bashke me te do vinin dhe ditet e ftohta, netet e acarta dhe gjethet e arta neper rruge do fillonin te zhdukeshin, pemet do zhvisheshin, por nuk i druhesha me ketyre gjerave, as te ftohtit dhe as acarit, brenda meje ndjeja acar edhe ne Korrik, ndaj nuk e kisha frike dimrin, madje e dashuroja sepse ndihesha sikur isha brenda meje.
U futa te nje vereshitese, qe ndodhej pak me tutje bar Paiadines, mora nje shishe vere dhe kur dola jashte, ne njeren nga shtyllat pash nje lajmerim qe fliste per nje ekspozite pikturash, qe pas tre ditesh hapej ne qytetin e Durresit.
Piktura te piktorve te rinj, nje promovim me teper per piktoret qe askush nuk i njihte.
Qe i vogel kam dashur te behesha piktor dhe shpesh here ne fillore, zhgarravisja fletoret e matematikes ne vend qe te zgjidhja problemat ose ushtrimet.
Isha nje deshtak ne pikture madje dhe kur shkova njezet vjec, kusherira ime pese vjecare pikturonte me mire se une.
E ndava mendjen qe do shkoja te beja nje vizite ne qytetin e Durresit, per te shikuar pikturat e artdashesve te rinj, mund te me ndihmonte edhe per te pasur ide per t'ia shtuar librit te ri qe po merrte forme pak nga pak.

Me 30 Nentor kisha ditlindjen dhe kisha bere ndermend ta festoja si keto tre vitet e fundit me miqt e mi, Dumbon, cigaret, nje shishe vere dhe me shtratin tim.
Dumbos i mora nje cope te madhe kocke qe ishte e veshur me mish, disa kuti qumesht dhe disa biskota, pa te cilat nuk te linte te hapje deren ne mengjes nese nuk i jepje te pakten nje pako.
Me pak fjale, me mire festonte Dumbo ditlindjet e mia se sa une, qe mjaftohesha me ndonje ushqim te gatshem.
Ajo nate ishte nje nate e cmendur, une dhe Dumbo duke bere rremuje neper shtepi.

Mbremje.
Date 2 Dhjetor.
Isha perqendruar aq shume perballe makines se shkrimit, sa edhe darke nuk kisha ngrene.
Mesnata po afrohej dhe per ore te tera vetem kisha shkruajtur si i cmendur.
U shtriva ne shtrat dhe mbylla syte i rraskapitur.
Te nesermen me duhej te nisesha per ne Durres ne ekspoziten e piktorve te rinj...

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now