Pjesa 29

65 7 0
                                    

Ne ate moment m'u kujtua nje fragment, teksa qendronim shtrire rrethuar nga muret e e lagesht e me suva te fryre te asaj shtepie, me kishte mbeshtetur koken ne kraharorin tim te imet dhe ndjej lotet e saj te nxehte qe me preken lekuren.
  - Te jam mirnjohese e di? Qe edhe pse jo te dashur apo te lidhur, ti vjen dhe me jep dashuri dhe me ben te jetoj jeten te cilen nuk mund ta jetoj hapur. Ti nuk e di sa rendesi ka per mua, - me thote dhe me shtrengon aq fort sa ndjej thonjt e saj te me ngulen lehte ne lekure.
  - Nuk me ben efekt me asgje, -  i them duke veshtruar syte e saj jeshil dhe heshtem te dy per pak.
Nga shikimi i saj e ndjeva qe me kuptonte, e dinte se cfare doja te thoja dhe cfare ndjeja.

U pershendetem me nje perqafim dhe ajo u largua. E shoh teksa iken, me floket e verdhe qe i shkonin deri ne rreze te veshit, ne te cilin mbante nje veth te vetem. Me xhaketen e saj mershin i zi, kepucet e zeza dhe pantallonat e saj te ngudhta dok ngjyre mjalti. Ndalon ne nje moment dhe kthen koken nga une, me pershendet me dore dhe me pas zhduket neper njerez.
Njerzit kthehen gjithmone, ne mos heret, kthehen vone. Kjo bote eshte teper e vogel per te mos u takuar me kurre.

Mora Dumbon dhe u nisa per ne shtepi.
Gjumi nuk me mori deri ne mesnate, pavarsisht se kisha aq shume nevoje te flija, nuk mund te mbyllja syte pasi me kalonin neper mendje qindra kujtime qe dukeshin sikur nuk kishin fund: Kur isha i vogel dhe vrapoja zbathur neper reren e nxehte te detit, me pas kembet me preknin reren e njome dhe ujin e kripur te detit qe me mbeshtillte trupin, me pas im ate qe me ngrinte lart dhe uji me kullonte nga floket e bardhe dhe te gjate. Me vinte ndermend dimri i fundit qe kaluam bashke, kur luanim shah prane zjarrit ndersa jashte shiu binte si i terbuar, fytyra e tij me qimet e bardha te mbuluara qe ndricohej nga zjarri i oxhakut, menyra si me shikonte kur bente hile kur luanim domino e me pas qeshte duke mbyllur pothuajse syte e tij bojeqielli kur e kapja duke bere hile. Me kalonin ndermend heret kur isha nje femije i vogel, kur lija shkollen ne klas te pare dhe te dyte dhe ai me fuste ne arken plastike qe kishte lidhur mbrapa bicikletes dhe ikin duke kapur peshk ne lum.
Me mungoi shume im ate ne ate moment, ime me, familja dhe ngrohtesia qe percjell ndjesia se nuk je vetem ne shtepi, se ne dhomen tjeter jane dy njerez qe e di qe te duan fort dhe do jene me ty sado gabime te besh, sado t'i lendosh dhe sado i keq te jesh.
Lotet me kishin mbuluar fytyren dhe doja te qaja edhe me shume, kisha nevoje te qaja, te shkrija ate akull qe me kishte mbeshtjelle shpirtin.
Dumbo me erdhi prane dhe duke hungerire ne shenje keqardhje fillon me lepin fytyren.

Gjumi me kishte marre zbuluar me Dumbon qe me ishte shtrire ngjitur e me kishte vendosur koken ngjitur me qafen.
Ishte telefonata e shtepise botuese qe me zgjoi nga gjumi rreth ores 9 te mengjesit.
U vesha shpejt e shpejt dhe u nisa drejt e per ne 21-sh, pasi duhej te shkoja urgjentisht sipas sekretares qe me tha se duhet te shkoja sa me shpejt te ishte e mundur, madje as syte nuk i lava.
Me siguri me kishin refuzuar librin, ky ishte mendimi qe me shoqeroi gjate gjithe rruges.
Ngjita shkallet e hyrjes dhe me pas trokita ne zyre, ku ishin rreth pese veta qe po prisnin, dy qe i njihja dhe tre te tjere veshur me kostum te zi e te kollarisur, qe nuk i kisha pare kurre ne jete...

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now