57

82 7 5
                                    

Jashte kishte ore qe binte nje shi i marre i shoqeruar me ere, i cili nuk kishte pushuar per asnje sekond.
U ngrita dhe shkova drejt deres duke e hapur dhe perballe meje shfaqet Ester, me floket e lagur, shi qe i kullonte neper fytyre, shkeputej ne mjekren e saj te rrumbullaket e me pas rreshqisnin deri thelle kraharorit.
Ishte pothuajse mesnate dhe njerzit neper shtepite perreth flinin.
Qetesine e asaj nate e griste vetem shiu dhe trokitja ne deren time, me pas as shiu nuk degjohej me edhe pse vazhdonte te binte me terbim, thua sikur kjo bote i kishte bere dicka te keqe dhe donte ta permbyste.
Dhe nuk i shkeputem shikimet per asnje moment brenda disa sekondave.
Gjithcka u zhduk ne ato sekonda, zhurma e shiut, zhurma e kenges, frymarrjet u ben te pavetedijshme dhe jeta sikur per nje moment bashke me oren ndaluan dhe po prisnin se cdo te ndodhte.
I dallova lotet qe i dolen nga syte dhe si rreket e shiut u bashkuan me pikat e tij qe rridhnin nga floket, me pas m'u hodh ne perqafim dhe nisi te qaj me denese.
E shtrengova fort pa e vrare mendjen per trupin e saj te lagur, as se ishte e ftohte dhe as se kishte bere faj.
E shtrengova aq fort sa ja ndala densen dhe ngasherimat e te qarit.
  - Me ler te rri me ty sonte, vetem sonte dhe te premtoj se do zhdukem njehere e pergjithmone nga jeta jote, - me thote nderkohe qe mekej nga e qara.
Dumbo vuri putrat mbi ne sikur edhe ai donte te na perqafonte, por ne fakt thjesht po nuhaste Esterin.
Mbylla deren dhe fillova ta zhvesh duke ja hequr rrobat e lagura nga trupi. Rruga nga Myslym Shyri deri ne Kombinat ishte teper larg dhe ajo kishte ecur neper shi deri ketu.
Ishte bere aq e bardhe nga i ftohti sa dukej sikur nuk kishte pike gjaku ne trup.
Bluza dhe triko e saj perfunduan ne qoshe te dhomes.
U shtri ne shtrat e zhveshur dhe e mbulova me nje batanije e me pas i ndeza ngrohsen time modeste.

  - C'ka ndodhur? - e pyes dhe ajo me shikon me ate shikim qe kurre nuk e kisha pare ne syte e saj, i trishte si dreqi.
  - Nuk rrija dot pa te pare edhe nje here, - pergjigjet ajo.
Krenaria, kokfortesia dhe egersia e saj kishin rene nga froni dhe po terhiqeshin zvarre nga banoret e ndjenjave duke i denuar per cdo gje te keqe qe kishin bere.
Ajo Ester hundeperpjeta qe kishte gjithmone te drejte, qe nuk hapte kurre rruge, me koken si shkemb nuk ishte me.
E pash fytyren e saj qe mbulohej cdo here e me shume nga lotet dhe buzeqesha.
Ndjeva kenaqesi, jo se ajo po vuante, por sepse dikush me me fund, ajo, nuk qendronte dot pa mua, se e kishte marre malli dhe se i mungoja.
Dumbo u afrua prane saj dhe po perpiqej te futej poshte batanijes ashtu si c'kishte qef ai te bente gjithmone, por kete here u mjaftua duke shtrire mbi batanije perballe ngrohses dhe ajo qeshi nga budallepsja e Dumbos.
Mund te them pa me te voglen medyshje se ishte gjeja me e bukur qe me kishin zene ndonjehere syte, te shikoja ate qe mes lotesh qeshte.
  - E di ai qe je ketu? - e pyes dhe ajo shikon per nga une.
  - Ai pothuajse nuk eshte kurre, iken per jave te tera dhe kur kthehet nuk ka aq kohe sa te rri me mua, eshte ne pune me shtetin, pune ushtrie, asnjehere se kam kuptuar se c'ben, - pergjigjet ajo.
Nuk fola, thjesht e pash dhe kuptova ate qe ajo mendonte, se jeta e saj ne te ardhmen do ishte nje jete e merziteshme dhe e vetmuar.
  - Caj? - e pyes nderkohe qe qendroja tek dera mes dhomes dhe guzhines.
  - Po...
  - E di Erman?
  - Me thuaj, - i pergjigjem qe nga Guzhina.
  - Do isha teper e lumtur te jetoja me ty ne kete dhome te vogel, te rremujshme se sa ne nje shtepi te madhe, te vetmuar dhe te heshtur...
  - Nuk e besoj kete, - ja kthej dhe ajo hesht per pak.
  - Te kuptoj, por qe te dua me beson?
  - As kete jo.
  - Po cfare atehere?
  -Mendoj se ti je nje njeri qe ka nevoje per dike prane vetem kaq, nuk ka rendesi nese jam une, apo dikush tjeter, rendesi ka qe ti mos jesh vetem, - i them nderkohe qe futem ne dhome me filxhanin e cajit ne dore.
Ajo kishte ulur batanijen deri ne preher, kishte ndezur nje cigare dhe ishte mbeshtetur ne mbeshtetsen e divanit me gjoksin te gjithin jashte mbi te cilin, vareshin floket e lagur e te ngjitur.
  - Kjo ishte ofenduese, - me thote duke me shikuar.
  - Te vertetat dhembin.
  - Atehere me shpjego pse erdha ne mes te nates tek ty ne mes te shiut, kur per te gjetur shoqeri mjaftonte te zbrisja nje kat me poshte hyrjes time te ai djali me sy bojeqielli, trup te palestruar,,,
  - Sepse je budallaqe, - i them duke ja nderprere fjalen.
  - Je shume idiot ndonjehere ose ben vete, sa nuk e kupton qe jam dashuruar aq marrezisht me ty sa nuk e kontrolloj dot veten te mos bej budalliqe dhe te mos kerkoj. - Thote ajo e me pas i fryu cajit.
  - Puna eshte se nuk besoj me asgje cfare thua ti, nese do ishte si c'po me thua tani nuk do me genjeje e te luaje gjithe keto kohe.
  - Po cfare prisje ti? Qe te thoja qe kur u takuam per here te pare qe : Shiko une jam e fejuar me djalin e shokut te ngushte te babait tim, qe eshte ushtarak dhe qe ndihem si nje placke qe e hedhin sa andej ketej, e veshin kur t'u doje bytha dhe me pas e len ne sirtar per vite me rradhe sa harrojne qe ekziston? Apo te thoja qe jam fejuar me dike qe as nuk e dua dhe as nuk me do por jam fejuar vetem qe te mos ja prish deshiren babait tim qe po vdes? Mos u bej i trashe Erman...

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now