Pjesa 53

55 5 1
                                    

Minutat kalonin.
Shishja zbrazej.
Qetesia behej edhe me e theksuar.
Njerzit paksoheshin, zhurmat gjithashtu, cigaret digjeshin, takat e vajzave trokisnin me rralle ne trotuar, dyqanet mbylleshin.
Cigaret mbaroheshin, shishja zbrazej, minutat kalonin, gjithcka qe me rrethonte ne ato momente po paksohej, pervec dickaje, qe sado fort te pija alkool, cigare, nuk largohej kurresesi nga une, ndjesia e trishtimit, qe kishte mbire ne shpirtin tim si ai myshku ne vendet e lageshta e te pashkelura.
Nga shishja e konjakut kishte mbetur vetem nje e kthyer dhe asnje gllenjke me shume.
E ndjeja veten me te dehur se kurre, aq te dehur sa e dalloja qe buza me kishte ikur shtrember dhe nuk kisha fuqi as per te folur.
Mbylla syte dhe per nje fragment sekondi me vershuan ne mendje kujtime me nje shpejtesi marramendese, si foto qe ikin njera pas tjetres shume shpejt.
I hapa syte i trembur dhe me pas i mbylla serish.
Babi, une, mami, gjyshja, femijria, xhirot me biciklete, britma femijesh te lumtur, mbremje me fishekzjarre, gota qe trokiteshin, dumbo i vogel, me pas mbrmje te vetmuara, qiell i zymte, shi, mbremje te gjata pagjume, dhimbje, lot, tentativa vetvrasje, cigare, alkol, dumbo i rritur, une i rritur, hapa serish syte dhe plasa koken ne tavoline duke marre fryme me shpejtesi.
Me pas ajo, pikturat e saj ne Durres, zeri i saj, syte si shikon, ofendimet, ironite, shakat, une, liqeni, ajo, e zhveshur, e veshur, e qeshur, e bukur, e embel, te perqafuar prane zjarrit, fjale, me pas te perqafuar me dike tjeter, ne mendje me tingelloi zeri i saj kur tha:Askush.
Shishja ra pertoke dhe zhurma e qelqit qe u thye me risolli ne realitet.
Vura re se dora me ishte gjakosur dhe gota ishte thyer ne tavoline.
Gjithcka me dukej turbull, vecse mendimet, kujtimet, dhimbjen, i kisha teper te qarta dhe per dreq nuk largoheshin me alkool.

Kisha mbeshtetur faqen ne tavoline dhe shikoja dritat e ndonje makine qe kalonte, ndiqja me sy kalimtaret e rralle te mesantes, fiksohesha me dritat e dyqaneve perreth deri ne momentin kur shikimin ma zuri dikush, qe e vetmja gje qe i shikoja ishin kembet nga gjunjet deri te pjesa e kerthizes, veshur me xhinks dhe nje xhiboks gjithashtu xhinks te zbardhur.
U afrua prane meje dhe ndjeva gishta te ftohte qe me preken faqen, me ledhatuan floket, me pas serish faqet dhe ndjeva nje pike uje qe me ra mbi fytyre, me pas nje tjeter dhe nje tjeter, me dukej sikur kishte filluar shiu, por ishin pika uji te ngrohte dhe shiu nuk eshte i ngrohte.
  - Me fal qe te shkaktova kete, - degjova zerin e Ester, e cila me mbeshteti faqen e saj te lagur ne faqen time.
Nuk fola, nuk mund te flisja, thjesht qendroja ashtu palevizur duke ndjere lotet e saj qe rridhnin neper fytyren time, degjoja ngasherimat e saj duke qare, ndjeja perkedheljet e dores se bute e te ftohte.
  - C'te bera keshtu Erman, - tha ajo duke me shtrenguar fort doren qe kisha care me xhamat e gotes, ndjeva nje dhimbje te thelle.
  - Po pa ty cdo bej, - shtoi ajo duke qare dhe me pas terhoqi hundet.
Mesnata kishte kaluar dhe bari ate nate ishte mbyllur, qendronim vetem ne te dy jashte.

Nga ajo nate nuk mbaj mend me cfare ndodhi me pas deri ne momentin kur me doli pija, kur u zgjova nga gjumi dhe pashe nje tavan ngjyre bojeqielli te patinuar me patinim te terhequr, qe dukej si nje tavan me thika akulli qe vareshin.
Me tutje oxhaku i ndezur, e me tej tablo te kthyera per se mbrathi.
Drita qe vinte nga ballkoni i mbushur me vazo lulesh dhe kangjella ngjyre te zeze me verbonte syte.
Vura re se dora me ishte mbeshtjelle e tera me fasho te bardhe dhe ne mes te pellembes se dores dallohej nje pulle gjaku.
Mbi tavoline pjata te palara, tavulla e duhanit, nje shishe vere e thyer ne mes, libri im, e pak me tutje, ne karrigen e kuqerremte me dru molle, qendronte e ulur ajo, me floket e leshuara perpara, me kofshet jashte, koken mbeshtetur ne gjunj dhe me nje cigare qe nxirrte tym te drejte.
  - U zgjove, - me tha dhe vazhdonte te me shikonte pa levizur, thua sikur kishte ore te tera qe me shikonte.
  - C'dua ketu? -e pyes dhe largoj batanijen qe me kishte mbuluar, por e hodha prap mbi vete kur pash se isha teresisht lakuriq.
  - Te bera dush me uje te ftohte me gjithe rroba,  kishe turp te zhvisheshe, - me thote dhe kthen syte nga dyshemeja, ku gjendeshin rrobat e mia te lagura, qe kishin leshuar nje rrjedhe uji deri ne fund te murit.
"Bukur, tani nuk mund te iki dot." mendova me vete dhe hodha shikimin nga ajo, e cila ngriti njeren vetull e me pas thithi cigaren....

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now