Pjesa 39

57 5 0
                                    

Ndaluam ne 21-sh dhe e perqafova fort, si per t'i thene pa fjale qe po i premtoja dicka, te isha aty gjithmone per te.
Ajo me shtrengoi me krahet e saj te holle, mori fryme thelle teksa perqafoheshim e me pas me kapi nga faqet.
  - Ti je nga ata njerez qe qendrojne apo jo Erman?
Dumbo zbriti poshte dhe po rremonte ne disa kazan plehrash qe gjendeshin ne qoshe te rruges.
  - Edhe kur te tjeret ikin, une qendroj Ester,  - i them dhe ajo buzeqesh lehte, me puth ne faqe dhe me leshon.
Mora Dumbon dhe u nisa per ne shtepi, ne apartamentin tim te vogel buze nje rruge te veshur me gure lumi, rreze nje kodre ne Kominat, gure te cilet i merrte uji i shirave qe zbarkonte nga kodra.
  - C'mendon per Esterin ti Dumbo? Nuk mendon se eshte si nje lule e shkundur fort nga ererat dhe i kane rene te gjitha petalet sa here ajo ka celur? Dhe tani ka celur serish. Nuk mendon se eshte mekat t'ja shkundesh petalet nje luleje te tille? - i them Dumbos i cili ecte i lodhur duke tundur bythen sa majtas djathtas.
Me pas nisa te mendoj se nje femer e tille eshte ajo qe me duhet, qe te me qetesoje dallget e detit tim, te qetesoje stuhite qe kishin kohe qe nuk ndalonin, por eshte nje femer qe une e kam frike.
Duhen pasur frike te tilla femra, qe te futen ne jete me nje shpejtesi te madhe, pushtojne cdo gje tenden, minutat, sekondat, mendimet, endrrat, jeten dhe me pas nese largohen, mbetesh vetem njemije e pse-t e tua qe nuk marrin kurre pergjigje.
Ne jete nuk kisha nevoje per nje femer te tille qe ikte, por qe pushtonte gjithcka dhe qendronte aty pergjithmone.
Siguri nuk kisha dhe ne jeten time nuk mund ta perballoja edhe nje tjeter perplasje, braktisje.
Shiko, ishte si te luash ruleten ruse, ke edhe nje mundesi, nje shkrepje, ose te qellon plumbi dhe shkon per lesh, ose te qellon bosh, por kete s'mund ta dish nese nuk e terheq kembzen.
Mund te fitosh shume, por edhe te lesh gjithcka.
Ne fund te fundit jeta eshte e ndertuar gjithmone me momente te tilla.

12 Shkurt.
Kishin kaluar dite qe nuk e kisha pare me Qukaloshen Ester.
Ne nuk flisnim ne telefon, nuk shkruanim me mesazhe as nuk linim nje takim dhe kjo gje me grryente ne nje fare menyre, sepse duhet te duroja mallin, mungesen, vetmine duke pritur rastesine e qellimshme te na takonte serish, por ne nje fare menyre e dija se nuk isha me vetem tashme , sepse diku, ishte dikush qe me mendonte dhe kishte nevoje t'i premtoja.

Tashme e dija adresen e saj, por nuk mund ta kerkoja aty pasi nuk i pelqente kjo gje, qe ta kerkoja apo te shkoja aty pa i thene asaj ose pa qene bashke dhe kjo gje, ne menyren si jeta me kishte ndertuar, me mbushte me dyshime, te cilat me kafshonin shpirtin.
Do ishte dicka qe ajo nuk shfaqej shpesh, dicka qe e pengonte ose thjesht ndoshta ishte vete tipi i tille misterioz.

Nje telefonate ne mesdite nga Artani me gezoi jashtemase ate dite, ishte i vetmi lajm i mire i atyre diteve te fundit.
Biseduam paksa ne lidhje me librin per disa ndryshime qe duheshin bere, por duke njohur tipin qe kisha e dinte qe do refuzoja dhe ai e kishte derguar njemije kopje per t'u shtypur, e vetmja gje qe mungonte ishte kopertina, te cilen kete here, ndryshe nga heret e tjera kur kopertina ishte ngjyre e bardhe ose kaf me nje emer dhe titull te shtypur, kete here kisha vendosur te vendosja nje kopertine me figure.
E cila duhet te ishte gati brenda pak ditesh dhe une ende nuk kisha vendosur c'figure do te kishte libri im i vetem me imazh ne kopertine dhe njihja pikerisht personin e duhur qe mund te me ndihmonte ne lidhje me kete gje, Ester qukaloshja, e cila qe zhdukur kohet e fundit dhe nuk po e gjeja me as ne bar Paidina dhe as ne apartamentin e saj, ku prisja per disa dite, cdo mbremje prisja poshte tij.
Asnje drite e ndezur deri ne mesnate.
Asnje hyrje apo dalje.
Dritarja qendronte njesoj e mbyllur, vazot e luleve te palevizura bashke me perdet pertej dritareve.
Ester Qukaloqeshen dukej sikur e kishte perpire dheu dhe kishte ikur pergjithmone....

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now