Pjesa 9

91 9 6
                                    

Mbasi fika cigaren ne filxhanin ngjyre te bardhe te kafes, per arsyen se nuk kishte asnje tavull ne tavoline, e shoh serish drejt e ne syte e saj te egersuar.
  - Paske vetevlersim te tepruar, sepse une nuk po te shoh ty, po shoh ate vazon me lule qe eshte mbrapa teje, - ja ktheva.
Ajo ktheu koken mbrapa, ku qendronte nje vazo porcelani e rrethuar ne mes, me nje hekur i cili e mbante te mos binte poshte. Lulet kacaverrese zbrisnin deri poshte dhe pothuajse preknin pllakat e dyshemes.
  - Eshte me interesante per t'u pare! -  shtova dhe ajo ktheu koken serish nga une.
  - Qenke llafazan i madh zotrote, epo edhe dhelpra nuk jane te bere tha per rrushin, pavarsisht se goja i shkonte leng, - foli nderkohe qe tiparet e fytyres se saj tregonin ironine qe po bente.
  - Epo une nuk jam dhelper dhe as ti nuk je rrush, keshtuqe krahasimi yt nuk vlen. - Ja ktheva duke rrudhur ballin, si per t'i thene qe e ka gabim qe i duket vetja rrush edhe pse per dreq ishte edhe me e mire.
  - Ore ti dashke muhabet, shiko punen tende dhe leri te tjeret ne qetesi te vet.
  - Une nuk te fola, ti me fole. Une e kam me vazon, jo me ty.

Ajo uli shikimin serish mbi fleta dhe se c'zhgarraviti per pak sekonda, e me pas me veshtroi serish, ngriti fleten lart ku kishte vizatuar nje dore te mbyllur dhe gishtin e mesit te ngritur lart.
Buzeqesha.
Fytyra e saj verdhacake, me quka mbi hunde dhe poshte syve ne mollzat e faqeve tregonte se ishte acaruar si mos me keq.
  - C'me zbardh dhembet, idiot. - Foli plot inat dhe me pas u ngrit duke mbledhur ato flete e lapsa c'kishte mbi tavoline, la nje monedhe hekuri ne pjaten e filxhanit te kafese dhe u largua.
Floket i tundeshin here majtas e here djathtas, bashke me prapanicen e saj, qe si per inat e theksonte edhe me shume tundjen kur ecte.
Doli ne anen tjeter te rruges, ku kishte parkuar edhe makinen e saj tip Fiat punto te bardhe, terhoqi deren me inat, ndezi driten brenda dhe hodhi veshtrimin per nga une, qe nuk ja kisha ndare syte as edhe per nje sekond.
Mbasi ndezi makinen dhe e ktheu nga kishte per te ikur, ngriti gishtin e mesit dhe e mbeshteti ne xham kete here duke buzeqeshur.
Karakteri im nevrik, durim'pak, inatci dhe gjaknxehte kishte ikur per lesh, e shikoja teksa me ofendonte dhe mua e vetmja gje qe me terhoqi vemendjen ishte buzeqeshja e saj.

Kishin kaluar pothuajse dy ore qe nga ikja e saj dhe une isha ende aty, duke shikuar vendin ku ajo qendronte me kemben permbi kembe me cigaren mes gishtave dhe zhgarraviste a shkruante ne fletet e bardha. Kisha kthyer disa gota, filxhanin e kisha mbushur plot filtra cigaresh.
U ngrita dhe dal ne rruge duke u capitur per nga rruga drejt qendres.
Qielli ishte vrenjtur dhe rete dukeshin qarte qe ishin shume lart.
Edhe nese do binte shi do ishte nje shi i imiet, si c'me pelqen mua.
Nje ere e lehte frynte, aq sa te levizte pakez floket dhe te ngacmonte poret e lekures.
Rruga pothuajse ishte bosh, degjohej vetem feshferima e gjetheve, ndonje zhurme makine qe prishteate meldoi e qe merrte pas vetes nje tufe me gjethe te rena, te cilat ngriheshin rreth gjysem metri lart nga shpejtesia e makines e me pas ngadale shtriheshin serish ne asfalt.
Me shijoi aq shume ajo atmosfere, qetesi dhe ngrohtesi e mbremjes sa doja ta shijoja edhe per pak, keshtuqe u ula buze nje peme, te ciles rrenjet i kishin dale jashte.
Kuroren e kishte te gjere aq sa arrinte ne anen tjeter te rruges dhe bashkohej me deget e pemes tjeter qe ndodhej ne te njejtin drejtim me te.
"Peme te dashuruara" - mermerita me vete dhe po i shikoja se si ishin ngatereuar ne ate menyre deget e tyre.

Rruga qe mbushur plot gjethe verdhacake e te kafta, gjethe vjeshtarake te reja dhe ato te plakurat e disa diteve me pare.
Mbeshteta kurrizin ne trungun e pemes dhe ndeza nje tjeter cigare, kete here me mendimin qe ta pija te gjithen dhe te qetesoja mendimet, keshtu per t'i hapur rruge ideve per librin qe doja te shkruaja. Por qe e pamundur, mendimet me ngaterroheshin e me beheshin lesh e li, me vinin ndermend lloj-lloj fytyrash, madje edhe njerez qe nuk i kisha pare kurre ne jeten time me dilnin para sysh si imazhe, e ne fund fytyra e saj, me ate buzeqeshje qe qetesonte dallget e mendjes time, krijonte nje qetesi varrimi per pak sekonda e me pas furishem kthehesha serish ne realitet...

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now