Pjesa 32

61 5 0
                                    

Me kujtohet kur qendroja perballe zjarrit te oxhakut, qe bubulonte brenda kater mureve te veshur me tulla, jashte ishte nje nate e ftohte janari dhe nje shi i madh binte si i terbuar.
  - Shuaje zjarrin - me kishte thene im ate, qe kishte ardhur dy here ne dhome per te me thene te njejten gje.
Dritat kishin ikur prej oresh dhe e vetmja drite qe ishte ne dhome ishte ajo e zjarrit, qe perplaste pas murit edhe hijen time, te nje femije rreth 10 vjec, qe qendronte krrusur me gjunjet ne kraharor dhe priste.
Mesnata kishte kaluar.
Ishte ora dy e nates kur dera e jashtme u hap dhe me pas u mbyll, degjova disa hapa qe afroheshin per ne dhome.
Ishte ime me, qe sapo kishte mbaruar pune ne furren e bukes.
Kur nje shkreptime grisi qiellin dhe ndricoi dhomen, arrita te shikoj fytyren e saj qe kullonte uje, floket e shkurter te shtrire neper ball dhe anesh faqeve.
Ishte lagur krejtesisht dhe degjoheshin frymarrjet e saj te shoqeruara me dridhje prej te ftohtit.
  - Nuk do te mungoj asgje, kurre, sa te jem une gjalle! - Degjoj serish zerin e saj dhe disa gota te tjera me cajne kraharorin e me bien fort ne fund te barkut.
Teksa shikoja per nga rruga gruan qe shiste me karroce qe e shtyhej, perpara syve me griset ajo pamje dhe pas saj me del momenti kur ikja ne shkolle, me canten time te zeze, veshur me se miri, me floket e rregulluar dhe me xhepin plot lek, ne hyrje te shkolles shoh time me, qe me nje cader ne dore qendronte mbeshtetur ne mur duke shitur byrek, molto, panine dhe une shpejtoja te futesha ne shkolle qe mos me shikonte dhe nuk dilja ne pushim te gjate, sepse s'doja ta shikoja aty.

Dhe mua kurre nuk me mungoi gje, as rroba te reja, as kasetat e nitendos cdo dite nga nje te re, as bicikletat qe prishja, as leket ne xhep cdo dite, as eskursionet me shkollen, as dashuria, as perkujdesja.
  - Sa te jem une gjalle, ska per te munguar asgje, - degjoj serish zerin e saj me ate melodi zeri sikur te ishte pas veshit tim dhe po me fliste, nje tjeter gote konjak kalon neper fyt e me pas djeg kraharorin.
Nje tjeter shishe bie ne dysheme dhe bashkohet me tjetren.
Syte me iknin per lart dhe gjuhen e ndjeja teper te trashe.
Me rrotullohej cdo gje qe shikoja, dritat me dukeshin teper te medha dhe hena ne qiell jere behej tre e here kater.
Ndjeva disa lot qe me iken neper fytyre si te ishin te rende plumb dhe me rane ne kepucet e lekures.
Me mungonte im ate, ime me, me mungonte gjithcka.

Kishin kaluar vite qe nuk kisha qene me ne vendlindje, te shikoj shtepine ku jam rritur, bacen e mbjellur me hurma, molle, mandarina, e te rrethuar me rrjete teli, te shikoj koliben e nenes se Dumbos, dhomat e shtepise, muret, tjergullat, oborrin, apo rruget ku kisha thyer turinjte shpesh here duke u zene apo duke rrjepur gjunjet sa here bija nga bicikleta.
Thjesht imagjonoja sikur isha serish nje vocarrak qe vraponte duke qeshur rreth shtepise dhe pas me vinte nena e Dumbos duke me lehur.
Nga e gjithe ajo kohe e vetmja gje qe me kishte mbetur ishte Dumbo dhe nje mal me kujtime.

  - Erman?, - degjoj nje ze dhe me pas arrij te ndjej nje dore qe me godiste ne faqe e me shtrengonte nga mjekra.
Me syte pothuajse te mbyllur arrij te dalloj fytyren e Ester qukaloshes, e cila here me behej e dobet sic ishte e here e shendoshe.
Me mori nga krahu dhe duke renduar ne supin e saj, pasi vetja me dukej sikur isha mbushur me hekur brenda dhe nuk e mbaja dot veten, shembem ne makine e saj ne sediljen mbrapa e me pas ndjej qe po ikim, se di se ku, por dalloja dritat qe mbeteshin pas....

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now