Pjesa 45

49 6 3
                                    

Ne mengjes Gersa ishte ngritur heret dhe mbasi kishte lene ne ane te shtratit mengjesin, nje gote me leng frutash dhe nje pakete cigare dhe nje pesulle ku shkruhej: "Mbylle deren kur te dalesh dhe mbaje celsin".
Kishte veshur rrobat dhe kishte ikur ne pune.
Teksa shikoja i pergjumur pesullen, mengjesin, paketen ne nje fare menyre u ndjeva i lumtur, jo sepse mengjesi do ishte i shijshem edhe pse une kurre nuk haja mengjes, as se kisha nje pakete qyl me pak fjale, por fakti qe ajo kishte menduar per mua me aq detaje te imta, per me teper qe te mbaja celsin, nje mundesi e hapur qe te kthehesha serish tek ajo kur te doja une.
Te ishte e tille dashuria? Apo ishte thjesht respekt!
Nuk mund te beja filozofin per dashurine, pasi ne moshen kur njeriu dashuron me shume dhe me fort se kurre, une kisha qene i burgosur pas hekurave te dhimbjes per te tjera ngjarje dhe dashuria, qendronte jashte atij burgu, e pamundur te depertonte brenda ne ate kohe.
Dhe nuk dija gje per dashurine, per perkujdesjen, per friken e humbjes, pasi kisha humbur aq shume sa nuk kisha me cfare humbja, pervec Dumbos, qe ne nje fare menyre e ndjeja nje lloj dashurie ndaj tij.

Pavarsisht se nuk haja kurre mengjes, mora pjaten dhe nuk lash gje ne te, as cigaret nuk i lash, as celsat, por teksa ikja poshte per ne qender, te anulloja stampimin e kopertines se librit, ndermend me erdhi qe une nuk bera asgje per Gersen, madje as nuk e falenderova duke i shkruar sikur edhe nje fjale ne te njejten pesulle, kjo me beri te ndjej keqardhje per veten qe isha nje njeri kaq i eger dhe egoist.
Kur arrita ne zyren e Artanit, me shpjegoi se tashme ishte vone per te ndaluar stampimin e kopertines se librit, pasi pothuajse gjysma e librave ishte veshur me ate kopertine.
Tashme libri im i vetem me nje histori dashurie, do dilte ne pah, me nje kopertine te krijuar nga duart e nje njeriu e cila gjendej kudo neper faqet e librit, por tashme edhe ne kopertine.
Edhe pse nuk kishte dale ende neper librari, nisa ta urrej ate liber.

Po, nuk ishte e lehte ajo peshe, nuk ishte si c'ma kishin pershkruar ate lloj dhimbje, ishte akoma e e keqe dhe me e rende.
Sado qe mundohesha te mos e mbaja mendjen aty, ishte e kot, nuk shmangej, nuk zhbehej.
Te ndihesh i tille eshte gjeja me e ndyre per nje mashkull, qe vetevete dhe ne syte e te tjerve, ndihet i forte dhe shikohet si i tille, por, perballe kesaj dhimbje askush qe ndjen nuk eshte i forte.
Kete here nuk mjaftoi as shishja e alkoolit, as cigaret, as hashashi, asgje, ishte nje dhimbje qe nuk largohej per dreq, madje sa me shume pija aq me keq ndihesha.
Shkova ne shtepi ate nate dhe vura re syte e trishte te Dumbos, te cilin e kisha lene vetem pa ngrene dhe pa pire, ashtu i dehur i hodha disa gjera ne pllakat e dyshemes dhe me pas u shtriva ne shtrat.

Do ishte mbremja e 20 Shkurtit kur do takohesha serish me qukaloshen Ester, rreth 4 dite me vone.
E kisha menduar dhe imagjinuar takimin e rradhes me te.
Ajo qe do vinte te ulej prane meje dhe do me tregonte cdo gje pa ja permendur une si muhabet, me pas do largoheshin si te mos ishim njohur kurre, por jo, nuk ndodhi keshtu.
  - Ti dhe konjaku yt i shpifur si gjithmone bashke, - me thote ajo ate nate teksa ulet perballe meje pa e kuptuar as se nga apo si erdhi, vetem e pash perballe meje.
  - Eshte i vetmi qe s'me le vetem, - ja kthej duke e shikuar ne sy, sy te cilet ishin po ato plot shkelqim dhe me te njejtin shikim kur perplaseshin me shikimin tim.
  - Do te thuash qe une te le vetem? Epo eshte e vertete, - shtoi ajo teksa merrte nje cigare nga paketa ime.
  - Por kthehem gjithmone apo jo? - shtoi serish me cigaren neper buze.
  - Po per cfare duhen njerzit qe kthehen kur s'kane qene kurre? - i them pa mundur ta fshihja trishtimin qe me kishte kapluar, si ne shikim, si ne ze, si ne qenie.
  - Ej Erman c'po thua keshtu? Edhe kur s'jam me ty une jam me ty, kudo qe te jem, -
me thote nderkohe qe me mbante faqen me dore.
Buzeqesha dhe per nje moment me erdhi te kapja nga floket dhe t'ja plasja koken ne tavoline.
Kishte shume gjera qe nuk i duroja dot te nje njeri, por pafytyrsine nuk e duroja dot.
  - Gjyshja eshte perkeqsuar dhe me eshte dashur te kujdesem per te keto dite, ndaj s'jam bere e gjalle, - shtoi ajo me nje ze te trishte duke me buzeqeshur me cepine buzes......

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now