Pjesa 21

66 8 3
                                    

Kishin kaluar vetem dy dite qe nga dita kur preka  buzet e saj me te miat.
Dy dite dhe ende ne venat e shpirtit me qarkullonte ndjenja e asaj puthje, qe ishte si nje elektroshok kur njeriu eshte vetem nje rrahje zemre larg vdekjes dhe me pas nje tronditje e kthen mbrapa hapin drejt vdekjes, e tille ishte edhe ajo puthje, termet brenda meje, revulucion, revoulucion edhe me i madh se ai i Napoleon Bonapartit.

Jashte kishte ngrire dhe mbremja ishte teper e ftohte.
Pellgjet buze rruges kishin ngrire.
Hekurat e kangjellave te shkolles Lasgush Poradeci ne Kombinat, ishin veshur me nje cipe te holle akulli, te cilat dukeshin si te veshura me kristal kur dritat e ndertesave pertej rruges refloktonin mbi to.
Rruga qe e shkrete dhe boshe, pervec dy a tre te moshuarve qe ne qoshe te kryqzimit drejt stacionit te fundit prane nje kioske frutaperimesh kishin ndezur nje zjarr dhe kushedi per cfare bisedonin me nga nje cigare neper gishta, tymi i te cilave ngaterrohej me tymin e bardhe te zjarrit.

Mora nje nga urbanet ngjyre portokalli firzamonike dhe ndalova ne 21-sh nga ku u nisa me pas per ne rrugen Myslym Shyri.
E dija qe ne mos ate nate, nje nate te afert te atyre diteve do e gjeja ne Bar Paiadina qukaloshen Ester.
Nje shuplake nuk do e kenaqte nje femer per te nxjerre inatin per nje puthje te vjedhur, e dija qe kishte ende mellef per te nxjerre dhe doja ta shijoja ate moment kur ta kisha serish perballe, apo nje tavoline a dy me tutje duke pire nje kafe.
Ate nate nuk e pash me plakun qe qendronte rreze pemes cdo nate, kushedi ai e mori ate qe priste dhe nuk kishte me arsye per te pritur, ose ndoshta kuptoi se nuk ja vlente me te priste.

U ula me vendin tim, pavarsisht se duart me ngrinin se ftohti, doja te ulesha jashte, te shijoja ndonje cigare bashke me kafen e pernatshme.
Here pas here i fusja duart ne xhepat e xhupit ngjyre hiri, shtrengoja edhe me shume shallin rreth qafes, u fryja duarve per t'i ngrohur, shtrengoja gishtat e kembve qe me ishin mpire, por prap me pritej, i ftohti ishte i pafuqishem per te me ngritur qe aty.

Nje cigare. Dy cigare. Tre cigare dhe nje gote konjak. Kater cigare dhe dy gota konjak... Kraharori po me ngrohej ndersa buzet bashke me hunden, faqet, mjekren me zienin nga i ftohti.
Pese cigare dhe tre konjak.
Makina e bardhe u parkua ne vendin e zakoneshem, dritat fiken dhe dera hapet.
Kepucet e saj te lustruara ngjyre te zeze ne te cilat pasqyroheshin dritat e barit troktisin ne asfalt e me pas ne trotuar.
Floket i kishte kapur bisht, ndersa mbi supe kishte hedhur nje xhakete me jake pellushi.
Ndali per nje moment ne hyrje te barit, hodhi shikimin nga une qe po e veshtroja me vemendje, me pas pa per nga ana tjeter e barit qe ishte krejtesisht bosh, u kthye serish nga une dhe filloi te ecte drejt meje.
Vendosi canten ne njerin nga kolltuqet, me pas u ul dhe e kisha perballe.
  - Nuk mund te ulesh po pres dike, - i flas duke e veshtruar ne sy.
Ajo mori fryme lehte, me veshtroi e heshtur dhe mori nje cigare nga paketa ime.

   - Nuk me plas aspak, kush ka per te ardhur le te pres, - foli ajo me cigaren neper buze, me pas fytyra ju ndricia nga drita e flakes se cakmakut.
Tymi i bardhe ngjitej larte, por me pare kaloi perballe fytyres se saj.
  - Dua te me kerkosh falje per ate nate. -  Shtoi e qete teksa u mbeshtet ne kolltuk dhe hodhi kemben mbi kembe.
  - Falje? Per cfare?
  - Qe me puthe. Nuk duhet ta beje sepse je askushi dhe une nuk jam nje njeri qe mund ta puth kushdo neper bare, ne rregull? -  pergjigjet me nje ton zeri te qete qe u agravua nga fundi.
  - Me vjen keq por nuk kam ndermend te kerkoj falje. - u pergjigja.
U afova duke mbeshtetur brrylat ne tavoline dhe ajo beri te njejten gje.
  - Do kerkosh falje, - shtoi prere per te me lene te kuptoj se nuk pranonte asnje pergjigje negative.
  - Mos yt ate eshte ndonje polic, gjeneral apo oficer? - e pyes dhe ajo rrudh vetullat.
  - Oficer! Pse?
  - Sepse e ke teper te theksuar dhenien e urdhrave, nuk kerkoj falje sepse nuk kam bere asnje gabim. Majde do te puthja serish nese do perseritej e njejta situate. - Shtoi ajo.
  - Oh nuk do guxoje, do t'i prisja buzet bashke me ndonje gje tjeter, - pergjigjet ajo me pas me hedh tymin ne fytyre.
  - Ti e kerkon vete te te puth, vjen ketu, ulesh ne tavolinen time, merr cigaret e mia dhe me hedh tymin ne fytyre, une nuk mund te kerkoj falje per realizimin e deshirave te tua. - i thash une.
  - Erman Starova kerko falje dhe mos e zgjat. - Vazhdoi ajo me nje ton zeri akoma me te vrazhde, tregues qe po e humbiste qetesine dhe mua me pelqente aq shume kur e humbiste qetesine, me pelqente fytyra e saj e eger, nervat qe transmetonte shikimi i saj, menyra si i mbante turinjte bashke me buzet.

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now