Pjesa 4

133 15 0
                                    

Per nje moment e ndjeva zemren te me godiste disa here fort ne kraharor, ne shtepine time nuk jetonte askush tjeter, e aq me pak dikush qe te me puthte e lepinte nga qafa dhe veshi, pas pak sekondash e kuptova se kush ishte, qeni im dembel dhe budalla Dumbo.
E shtyva tutje duke e hedhur nga krevati por harrova se ai ishte qen i tille qe sa me shume ta shtyje aq me shume te perkedhelej, i dukej sikur shtyrja ishte nje ftese per te luajtur dhe keshtu u perleshem ne shtrat duke u mundur derisa e shtrengova nga qafa dhe e mbajta palevizur derisa u qetesua.
  - Me nxive jeten qen idiot - i fola dhe ai hungeriu, thua sikur kuptovi cfare i thashe.

Shtrati eshte nje nga miqt me te mire qe ka njeriu dhe per mua ishte miku me i ngushte, sigurisht pas qenit tim, pasi aty kisha fjetur, kisha bere seks, kisha derdhur lengje frutash, alkool, gjelle, e kisha djegur me cigare dhe ai nuk tha kurre gjysem fjale per t'u ankuar, me njerzit ndodh e kunderta, ti u fal dashuri, miqesi, kohe, gjithcka qe ke dhe nuk u pushon goja duke u ankuar, por me e keqa eshte se largohen e te lene vetem.
Ndaj u be kohe qe nuk i besoja me askujt, vetem shtratit tim dhe qenit tim Dumbos.

Dumbo ishte qeni me budalla, i zgjuar dhe me i mire ne bote. Rrace Rotweiler, sy te trishte e te eger njekohesisht, i zi me kembe kaf, fytyre gjere me nofulla te gjera.
Nuk ishte si qent e tjere qe zene nje qoshe dhe flene gjume, jo, Dumbo donte te shtrihej ne krevat, te vendoste koken ne jastek, ndryshe duhet ta duroje gjithe naten duke te lepire nga veshet dhe floket, derisa ta fusje brenda batanijes, me pas mbasi hungerinte dy tre here e merrte gjumi. E doja shume, sepse ishte nje nga te paktet qe kisha prane, per te mos thene i vetmi.
Edhe krevatin e doja, edhe cigaret, edhe alkoolin, gjumin, shkrimin.
E njejta gje cdo dite, gjume, kafe, xhiro me Dumbon, gjume, cigare, gjume me Dumbon.
Jeta me ishte kthyer ne monotone, aq shume sa e kishte merzitur edhe te shkretin Dumbo, i cili i lodhur nga rutina e perditshme me lihte sa here shtrihesha ne krevat, kushedi se c'thoshte me ate te veten, por arrija ta kuptoja qe me shante, me thonte parazit dhe kishte te drejte.

Nje nate, kur sapo isha kthyer nga nje udhetim ne qytetin e Durresit, i lodhur dhe i rraskapitur shtrihem ne shtrat.
Sapo hodha batanijen mbi vete ndjeva Dumbon qe u hodh ne krevat dhe mundohej qe me hunde te gjente ndonje hapsire per t'u futur poshte batanijes.
  - Dumbo zbrit poshte qen i keq,  - i bertita me nje ton te ashper per ta trembur, por ai se cau bythen fare, e gjeti hapsiren qe kerkonte dhe u fut, duke me shtyre derisa gjeti rehat.
  - Je rehat tani? Kjo ka rendesi - Fola nderkohe qe isha ne ane te krevatit duke u munduar te mos bija poshte.
Eshte e trishte njekohesisht e bukur dhe ngushelluese, kur personi i vetem ku ti ke besim eshte nje qen, sepse nje qen, sidomos si Dumbo nuk te zhgenjen kurre dhe te degjon pa u ankuar. Ndonjehere kur kujtimet me kalonin me shpejtesi ne mendje dhe lotet beheshin te pandalshem per te dale, ai vinte dhe me lepinte fytyren.

Date 18 Nentor, ishte dreke kur me doli gjumi dhe ndejta ne shtrat rreth nje ore duke menduar per vajzen ne rrugen Myslym Shyri.
Imagjinoja fytyren e saj duke bere lidhjen me zerin qe kishte, silueten e saj, sjelljen e saj. Imagjinoja si buzeqeshte, si shikonte apo si merrte fryme.
Vrisja mendjen nese mengjeseve kur do pija kafene ne Bar Paiadina, ndoshta ajo do ishte aty prane meje dhe une s'do e njihja, ose ndoshta do kembeheshim serish ne rruge pa u perplasur ose edhe po.
Nuk e dija pse, por kisha nje deshire te tmerrshme ta ndjeja edhe nje her trupin e saj qe ngjeshej ne trupin tim, doren e saj te ftohte....

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now