Pjesa 49

50 6 0
                                    

Sapo zbres shkallen e fundit te pallatit dhe derdhem ne rruge, nje shi i trashe dhe i rende filloi te pikonte.
I ndjeja pikat e medha te shiut qe me perplaseshin ne koke, qafe, fytyre, duar dhe ndjehesha cdo here edhe me shume i lagur.
Teksa ecja, largohesha edhe me shume drites se ballkonit te saj me vazo lulesh dhe kangjella te zbukuruara e te perdredhura.
  - Zoteri merre nje cader, - degjoj zerin e nje burri qe qendronte poshte nje plasmasi te trashe, me te cilin mbulonte disa cokollata, patatina, paketa dhe sende te tjera qe te mos lageshin.

Vazhdova te ecja pa ndaluar ne trotuarin e rruges Myslym Shyri qe te dergonte drejt ktheses per ne 21-sh.
Papritur e gjithe magjia e asaj rruge ishte zhdukur, nuk ndihesha me i qete ne ate rruge si dikur, me dukej sikur nga skutat e errta te pallateve te vjeter dilnin qenie te shpifura qe me kafshonin shpirtin.
Shtrengova fort jaken e xhupit ngjyre hiri pas qafes dhe nisa te shpejtoj hapat deri sa dola ne rrugen drejt 21-shit.
  - Kush ishte?
  - Askush.
Keto fjale dhe tingulli i tyre vazhdonte te me perseritej me mendje dhe ne cdo here ndjeja qe shuhesha brenda vetes, zbarzesha nga dicka qe se di cfare ishte por po me bente te ndihesha krejtesisht bosh si nje tullumbace kur shfryhet e tera.
U ula poshte nje strehe dyqani ne pallatet me shigjeta dhe mes cigareve te lagura gjeta njeren qe ishte me pak e lagur se te tjerat.
Ne rruge makinat iknin me shpejtesi duke ngritur cifla uji perpjete, njerez qe vraponin me xhupa mbi koke e te tjere qe ecnin me cadra ngadale duke u kujdesur mos cikroheshin nga pantallonat, ndersa une qendroja i lagur deri ne shpirt ne qoshe te asaj kjoske duke pire i deshperuar cigare.
Ate nate, ne hyrje te Kombinatit disa adoleshent me thika neper duar me moren edhe qindarkat e fundit qe kisha ne xhep, cigaret e lagura bashke me cakmakun.
Teksa ecja rruges prisja te binte ndonje rrufe e te me pervelonte ose te bija ne ndonje pusete, ose te takoja Zotin.
Ate nate, cfardo qe te ndodhte nuk do me cudiste aspak.

17 Mars.
Thonin se pranvera kishte ardhur, por kudo kishte akull, ne gropat e asfaltit, ne ndareset e pllakave te trotuarit, avulli ne xhamat e lokaleve, dyqaneve kishte ngrire, brenda meje kishte akull, nje akull qe nuk me ftohte, por me digjte deri ne palce te shpirtit.
Thonin se pranvera kishte ardhur, por askund s'po dukej.
Ester qukaloshen se kisha per me qe ate mbremje, me kembet e zhveshura dhe me nje bluze te gjere teksa qendronte ne mes te deres duke me veshtruar.
Ne nuk kishim bere premtime, nuk kishim thene as qe duheshim, as qe ishim te lidhur, por ne heshtje ishte krijuar nje premtim, ishin krijuar ndjenja, ishin lidhur qenie dhe mendime, por jo me fjale, me fjale nuk pati asgje tjeter pervecse momentit kur ajo tha "Mendoj se po dashurohem me ty  Erman" dhe me pak fjale ky eshte nje lloj premtimi, madje dicka me e madhe dhe me e rendesishme se sa nje premtim, te dashurohesh, nuk eshte dicka e vogel.

Me date 18 ne nje nga sallat e shtepise botuese, me kembngulje nga Artani, do behej nje koktej i vogel per promovimin e librit, i cili po ecte jashte pritshmerive te Artanit dhe te mijave.
Une kurre nuk kam qene tipi i ketyre grumbullimeve publike, por Artanit i dukej e domosdoshme te behej dicka e tille dhe pse pa deshire pranova.
Per here te pare, njerzit, lexuesit do mund te shikonin fytyren e njeriut qe botonte libra vetem me kopertine te bardhe dhe pa fotografi.
Korridori ishte i mbushur me njerez te cilve nuk u kisha pare ndonjehere fytyren.
Mes shume njerzve gjendeshin pak njerez qe i njihja.
Binin ne sy femrat e veshura ekstravagante, me gjokset dhe kofshet pothuajse jashte, thua se ishte nje klub striptizmi apo party.
Me teper se cdokush binin ne sy vajzat e veshura thjeshte me xhinsa, kemisha te bardha apo te verdha me kuadrate dhe me nga nje cante shpine.
Nuk mungonte as Gersa Stefani, as dy vajza te tjera me te cilat isha shoqeruar dikur, as grupi i shkrimtarve te rinj me te cilet kisha kaluar dy vite te jetes time.
E teksa qendroja me nje cigare ne dore mbi shkallet e salles syte me zene per nje fragment sekondi fytyren e Ester Qukaloshes dhe nuk e kuptova nese mendja ime po me bente lojra apo ajo qe pashe ishte reale....

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now